“Përroi qante në mesnatë”, Kanuni në optikën e shkrimtarit Kristaq Turtulli

E premte, 3 Maj, 2024

Pas botimeve të suksesshme këto vitet e fundit të Sagës së Madhe Shqiptare në dy libra “ Zëra në lavjerrës” dhe “Zëra në humbëtirë”, ku i bën analizë jetësh shqiptare në 200 vjet, shkrimtari shqiptar që jeton në Kanada, botoi para disa ditësh romanin më të ri “Përroi qante në mesnatë”.
Kjo vepër është shkruar me art të fuqishëm mbart emocion, dhe dramë, e përjeton thellë, të ngelen në mendje për një kohë të gjatë. Turtulli si shkrimtar me vetëdije të lartë artistike këtë e arrin mrekullueshëm kur në shkrimin apo rrëfimin e vetë te “Përroi qante në mesnatë”, fut si tekst të veçantë epilogun, ku brenda katër – pesë faqeve e paraqet Drin Shalësin, si një mërgimtar, i cili për ta mbajtur familjen kishte shkuar në fund të botës. Kishte marrë një dhomë me qira në mënyrë që të kursente sa më shumë, e që më vonë ta merrte edhe gruan dhe fëmijët e tij, për të cilët kishte shumë mall. Punonte oficer kompanie dhe i shikonte vetëm punët e veta, por policia e shtetit kërkojnë ndihmën e tij për ta identifikuar viktimën, që ishte një bashkëvendës i tij. Drini e identifikon dhe u thotë policëve se e njeh të vrarin, pra është Kalosh Gjetshi, i cili para 20 viteve ia kishte vrarë Drinit shokun më të mirë që e kishte pas në shërbim ushtarak.

Lexo edhe: Botohet “Litari i mallit” nga autori i njohur shqiptaro-kanadez Kristaq Turtulli

Shkrimtari Kristaq Turtulli të intrigon me enigmën e të qarjes ë përroit në mesnatë. Përse qan ky përrua në mesnatë? Çfarë dhembje dhe mundim mbart në barkun e tij të ujshëm që rrjedh ditë e natë? Mos ndoshta kjo qarje e frikshme e përroit mos është një kurth i ngritur, që fsheh në vetvete mynxyrë?

Tri linja të rëndësishme pleksen me njëra-tjetrën në këtë roman dhe, na japin frytin e hidhur: fejesat me shkuesi që në moshë të mitur, shpërdorimi i besës dhe hakmarrja. Pra këtu ngre krye Kanuni i Maleve, i cili për shekuj ka qenë rregullator i jetës në malësi.
Shkrimtari ynë i mirënjohur, sikundër e ka në metodën dhe stilin e tij, vazhdimisht jeton me personazhet, di të zbulojë botën shpirtërore, ndjenjat, përjetimet e tyre. Ai me talent, art me mjeshtëri e me njohuri psiko-sociale di të motivojë natyrshëm e bindshëm veprimet, qëndrimet, aktet e personazheve, duke paraqitur evoluimin e natyrshëm e të besueshëm të tyre. Di të japë të përbashkëtën dhe të veçantat e tyre. Sikurse personazhet, edhe tablotë e zhvillimeve në këtë vepër kontrastojnë dhe kjo e bën te ashpër konfliktin. Mendoj se kjo del qartë në skenat kur kanunistët vërsulen me tërbim tek kulla ku është strehuar Mrika me synim për ta vrarë, por që nuk e lejon Kanuni: këtë vajzë vetëm babait i lejohet për ta vrarë. Skena tjetër është ajo kur në fshat mbërrin trupi i ushtarit te vrarë pabesisht.

Lexo edhe: Saga e madhe shqiptare sipas Kristaq Turtullit

Kanunistët këtu ç’burrërohen nga nëna e të vrarit, nga Mrika e nga përfaqësuesit e repartit. Personazhet e autorit janë personalitet e skalitura në mermer. Lexuesi i do dhe i urren personazhet e romanit, ne atë masë, që i përshkruan apo që e lejon autori. Marku, mbetet një personazh, që e duam, si njeri, si mik, si i ri, që rend drejt një jetë të emancipuar, që nuk i nënshtrohet, por drejt te cilës gjen momente rebelimi. Marku, mbetet në kujtesën tonë si një i deleguar i jetës, që po ndryshon rrënjësisht në malësinë tonë, na do dhe e duam, sa veten. Marku është revolta ndaj kanunit mesjetar, ndaj gjakmarrjes shtazarake, ndaj fejesave të turpshme në djep. Marku është ndryshimi, është e ardhmja e malësisë, kësaj kocke të fortë të kombit.

Vepra është ndërtuar sipas parimeve të romaneve klasike. Nuk mbetet kënd i kanunit, pa kaluar në sitë, por me ulërime, për normat morale që i imponon shoqërisë njerëzore. Kanuni, sado i ashpër në disa aspekte të tij, është pjesë e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar. Na është dashur dhe e kanë krijuar brezat paraardhës. Autori, na ka futur në anët më kriminale të paraligjit shqiptar, siç kanë bërë, për popujt e tyre shkrimtarët klasikë, Shopenhauer, Volter, madje dhe vetë Shekspiri.
Të gjithë popujt kanë kaluar periudhat paraligjore, në forma nga më të ndryshmet dhe nga më të tmerrshmet. Shkrimtarët, i kanë përçuar në veprat e tyre, me synimin thellësisht human, që çmohet realisht ligji dhe demokracia. Trajtimi i kësaj teme, jo thjesht letrare, kërkon përgatitje të gjithanshme historiko- shkencore.
Romani është një enciklopedi, e vërtetë e jetës ne malësi, dhe pjesa përmbajtësore e romanit, ia ka arritur plotësisht qëllimit. Nuk mund ta lësh pa lexuar as një paragraf, sepse lexuesi bëhet shtojcë aktive e kësaj vepre. Një ngjarje jo vetëm për shkrimtarin tonë po për gjithë letërsinë tonë, mbasi trajton një temë shumë të rëndësishme dhe delikate, siç është gjakmarrja.

Shkrimtari Kristaq Turtulli, është një nga shkrimtarët më prodhimtarë dhe cilësorë të krijuesve shqiptarë në Kanada. Ai është autor i shumë romaneve të suksesshme, tashmë të njohura nga lexuesi shqiptar, kudo ndodhet, si gjithnjë qëmton dhe gjen tema pikante në veprat e tij që kanë interes sot dhe në të ardhmen. Imagjinata e autorit, mbase dhe me ndonjë përvojë nga jeta, na e jep me art, forcë dhe vërtetësi, gjithë konfliktin e drame tronditëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 