Saga e madhe shqiptare sipas Kristaq Turtullit

E premte, 19 Prill, 2024

Kristaq Turtulli është shkrimtar i mirënjohur, ndër më cilësorët e aktivët shqiptarë që jetojnë në Kanada, ndërsa qeveria shqiptare duke vlerësuar rolin e tij intelektual, para dy vitesh ia ka akorduar titullin “Ambasador i Kombit”. Turtulli ka filluar të shkruajë dhe të botojë në moshë fare të re, poezi, tregime, novela, romane, me shumicën e të cilave vlerësohet edhe me çmime kombëtare. 

Emigroi në Kanada në fillim të vitit 2000, rrugëtim që nuk e pengoi në krijimtarinë e tij, por me këmbëngulje dhe pasion vazhdoi të shkruante si rrallë tjetër, të botojë dhe të promovojë librat e tij në Shqipëri, Kosovë, Francë, Greqi, Itali si edhe në vendin ku tashmë jeton prej vitesh në Kanada. Krijimtaria e tij është dhe vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet dhe të botohet në gjuhën angleze, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si romanet “The Inn with two doors”, “ Ivory Eye”, Mysteries of Little Paris” dhe “Friends”. Ndër veprat më të rëndësishme shkrimtarit Turtulli janë: “Nëna”, “Ana”,”Zogjtë”, “Hija e Ariut”,”Hani me dy porta”, “Ç’është jeta e një njeriu”, “Syri i Ritës”, “Tulipani i Koresë”, “Pianisti, “Puthje e pamundur”, “Ati dhe fati”, saga e madhe shqiptare në dy libra: “Zëra në lavjerrës” “Zëra në humbëtirë”, dhe plot krijime të tjera letrare dhe publicistike. Në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, Turtulli shpalos përvojën e tij të shkrimit, rrugën e veprave të tij e shumëçka tjetër…

Sa lexohet letërsia shqipe në Diasporë, dhe sa lexohen shkrimtarët shqiptarë që jetojnë jashtë në atdheun e tyre?

Mendoj që letërsia shqipe lexohet në Diasporë, sidomos më i interesuar ndaj librit është brezi i dytë dhe brezi i tretë, të cilët kanë mall, nostalgji për vendlindjen dhe gjuhën e bukur shqipe. Kjo vihet re nga librat që blihen në Amazon, përfshirë edhe librat e mi. Por duhet të bëhet një punë më e kujdesshme me rininë. Para pandemisë COVID-19 ishte shumë më e lehtë sjellja, shpërndarja e librave të botuara, promovimet e organizuara nga shoqatat e ndryshme dhe interesimi ndaj librit.
Për mendimin tim në emigracion po krijohet një letërsi e shëndoshë me pena të spikatura ku imponohen edhe mjaft libra të krijuara nga emigrantët ndiqen dhe lexohen me interes në vendlindje. Po të jap një shembull: romanin “Misteret e Parisit të vogël” e botova në Amazon. Dashamirësit e krijimtarisë sime në Korçë donin ta gjenin librin, por e kishin të pamundur ta blinin në Amazon mbasi kushtonte. Bisedova me një mikun tim në Korçë, që ishte mirë nga gjendja ekonomike. Botoje librin, i thashë, nëse nuk mund ta dhurosh së paku shite me çmim të arsyeshëm. Shumë nga dashamirësit e librit janë pak hollë nga ekonomia. Unë nuk dua gjë. Të ardhurat nga libri mbaji për vete, vetëm libri të vejë te lexuesi. Me sa mora vesh pati interesim të lavdërueshëm për librin.

Ju vini nga një familje e madhe historike e qytetit të Korçës, rreth së cilës shiheni shumë krenar…

Sigurisht që ndjehem krenar që jam pinjoll i familjes së madhe Turtulli. Familja ime në shekuj i ka dhënë aq shumë kombit, atdheut dhe Korçës sime të dashur. Duke filluar me Gallakton Turtuloli, i cili jetoi në shekullin e XIX dhe ishte erudit, linguist, filolog dhe studiues i pellazgishtes. Qysh atëherë ai shtronte problemin e lashtësisë së gjuhës shqipe dhe, se ishin fjalët pellazgjike që kanë hyrë në gjuhën italiane si; Spiritus – shpirt, sanitas – shëndet, servir – shërbej, statur – shtet, exsagjerare – e zgjeruar e, plot fjalë të tjera. (Marrë nga libri i Klara Çelos, Udhëve të historisë). Mihal Turtulli, burrë i shquar, patriot, përfaqësues i delegacionit të paqes në Paris më 1920. Ministër i Punëve Botërore në qeverinë e Sulejman Delvinës. Një tjetër burrë i madh kalibri, bamirës i pakrahasueshëm, në rang Ballkani e më gjerë. Pastaj Thoma Turtulli, i cili, ndërtoi dhe i dhuroi Korçës; Bibliotekën, Liceun, Spitalin, Shtëpinë e jetimores, Katedralen, e shumë dhurata e bamirësi të tjera, duke i dhënë qytetit të Korçës fytyrë evropiane, si asnjë qytet tjetër në Shqipëri dhe kur vinin vizitorë të huaj nisën u quajnë me plot gojë: Paris i vogël.

Mund të na thoni diçka për gjyshen tuaj Dhoksi Turtulli, e cila ka qenë patriote dhe shërimtare popullore?

Gjyshja ime Dhoksi Turtulliu ka qenë vërtet një grua e rrallë, kreshnike. Ajo rridhte nga një familje e pasur, i ati i saj Ananezi kishte gjysmën e pazarit i cili u dogj tre herë, nga njerëzit keqdashës, shtyrë nga bejlerët dhe turqit. Të gjithë në qytet e thërrisnin Mëmë. Ajo ishte patriote dhe sherrimtare popullore. Ngjitej në Malin e Çardakut sa herë lypej nevoja e vetme, natë apo ditë me dy kobure në brez për të mjekuar komitët e lënduar gjatë përleshjeve të armikun.

Më lejoni t’ju tregoj një moment, kur i shkoi Mëmës në shtëpi të mjekonte plagën Themistokli Gërmenji, sytë e të cilit ishin ngjyer me hidhërim, i tha:’Mëmë, sot në betejë mu vra një trim’. ‘Plumbi për trima është’, i tha Mëma zë lënduar: ‘Kuvertë e ngrohtë qoftë dheu për të’.

Pastaj ajo hodhi sytë nga i biri, im atë atëherë ishte 15 vjet e gjysmë dhe, iu drejtua Mistos:’Ja tek e ke djalin tim, merre me vete në mal. Vendi i trimit në çetë nuk duhet të mbetet bosh’.

Aso kohe në kishat e Korçës kryheshin rritet fetare në gjuhën greke. Gjyshes sime i vrisnin veshin kur dëgjonte që në shtëpinë e Zotit të flitej në gjuhën e huaj. Së bashku me dy gra të tjera, përfaqësuese të grave korçare shkoi në katedralen e Shën Gjergjit dhe i tha priftit që këtu i thonë Korçë, Shqipëri. Ne kemi gjuhën e bukur shqipe, të cilën duam ta dëgjojmë të këndohet me fjalën e Zotit. Ndryshe shiko udhën ne kemi plot djem të mençur e të shkolluar që e duan të këndojnë në gjuhën e bukur të Nënës Shqipëri.

Dhoksi Turtulli lindi dhe edukoi fëmijët e vet me ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe adhurim për gjuhën e bukur shqipe. Ishte aso kohe ndër të rrallat nëna që çoi fëmijët në shkollat e porsa hapur shqipe, tim atë në shkollën e djemve dhe vajzat Margarita dhe Pavlina në shkollën e vashave, të cilat më vonë u bënë dhe ndër mësueset e para të shkollës së vashave.

Po ashtu dhe xhaxhai im, tenori i mrekullueshëm  Llambi Turtulli, i cili mbaroi konservatorët e Milanos dhe të Bukureshtit, ka dhënë koncerte në shumë qytete të Shqipërisë së bashku me Tefta Tashko Koço dhe Jorgjie Trujën, si dhe në teatrot më të mëdha të Evropës dhe Amerikës, si La Scala të Milanos, Paris, Mynih, Boston e gjetkë.

Motra ime Krisanthi Turtulli Koçibelli  piktore e talentuar, është ndër piktoret e para dhe ka hapur në Korçë e Tiranë disa ekspozita personale në pikturë.

Meqë jemi tek familja, libri “Misteret e Parisit” ka disa elemente nga familja juaj. Si mendoni ju, e ka pritur publiku libradashës këtë roman?

Një zë i brendshëm s’më linte të qetë, më ngacmonte dhe më shkundte vit pas viti, për të shkruar një libër për Korçën time të dashur, misteret e saj, të vërtetat tronditëse dhe për familjen time. Të dyja kanë shumë elemente të gërshetuara librin tim “Misteret e Parisit të Vogël”. Është një farë mënyrë jete shkrimi i kësaj familje. Mbasi historia e familjes sime, e ngjarjeve, situatave, uljet ngritjet ka qenë lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e qytetit të Korçës; Qysh në mëzin e shekullit të XIX me vrasjen e stërgjyshit tim Llambi i vjetri, kur kthehej nga Greqia me karvanët ngarkuar me mall. Hajdutët i zunë pritë, ja morën mallin, ja prenë kokën, ja futën në torbë.  Kali gati në amok shkaktuar nga gjaku i nxehtë që pikonte pikë-pikë, mbërriti në mes të natës në derë të shtëpisë dhe e godiste me këmbët e përparme, sa llahtarisën njerëzinë. E deri kur nxorën nga shtëpia të veshur nuse, nën hundën e  gjermanëve, një partizan, djalë qyteti.
Pas vitit 1945 me ardhjen e komunistëve gjithçka u përmbys u mohua dhe ishte po ky partizan që njerëzit  e mi rrezikuam veten, për ti shpëtuar jetën, u përkujdesën për të si për birin e tyre, e shëruan. Ky partizan hipur në pozitë, së bashku me shokë, mohuan gjithçka. Filloi për familjen time si shumë familje të tjera patriote fisnike shqiptare periudha e tmerrshme e persekutimit dhe mohimit.

Romani juaj “Hija e ariut” ka mbushur 25-vjetorin e botimit të parë. Sa e ka arritur romani qëllimin që ia pate vënë vetes këtu e gati tri dekada më parë?

Vërtetë është një ngjarje që nuk harrohet për një krijues. Romani “Hija e ariut”  u botua me sponsorizonim e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, dhe kjo shoqatë në sallën e madhe të mbledhjeve në Tiranë, organizoi promovimin e librit. Për këtë libër shkruan me konsideratë gazetat qendrore. Gjithashtu dhe në Korçë, Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re” promovoi librin në sallën e madhe të bibliotekës. Kishin ardhur shumë shokë e miq krijues dhe plot dashamirës së krijimtarisë sime. Libri u vlerësua mjaft për tematikën aktuale, skalitjen e personazheve dhe mënyrën e të shkruarit. Ishte vërtet kënaqësi e sinqertë për mua.

Romani juaj “Dëgjo, Floriri im” është roman voluminoz me shtrirje të madhe në kohë dhe hapësirë. Si lindi ideja e romanit?

Për të shkruar romanin “Dëgjo, Floriri im” ngacmimi i parë m’u dha kur takova mbas shumë vitesh, rastësisht në rrugë, ish- mësuesen time të shkollës së mesme, ruskën e mrekullueshme Valentina. Por fatkeqësisht ajo nuk ishte si e para, Ruska e bukur që dikur ishte plot freski dhe ëmbëlsi. Përpara meje qëndronte një grua e rrëgjuar nga jeta e porsa kthyer nga internimi. Poshtë syve të bukur i ishin krijuar rrathë mavi. E përqafova me respekt e dhembje, ajo më vështroi me trishtim.

Ruska Valentina ishte një femër e rrallë sakrifikoi jetën, të ardhmen për dashurinë, nuk iku në Rusi si plot gra të tjera, pranoi sakrifikimin, internimin, për të mos shkatërruar dashurinë, familjen. A ka gjë më madhështore, adhuruese? Prej atij momenti nuk më shqitej nga mendja. Ia vlente të shkrija talentin, të bëj një libër të bukur për dashurinë plot ndjenjë e fisnikëri. A nuk është një himn për dashurinë?

Ky roman është libër voluminoz me rreth 500 faqe. I mbushur nisa ta shkruar me intensitet, pa u ndalur. Portreti i Ruskës së bukur por tashmë të ligur s’më shqitej nga mendja. Sa kthehesha nga puna s’më bëhej të haja bukë, por shkoja menjë herë në tavolinën e punës, nisja shkruaja, gati më mbahej fryma nga padurimi kur e shkruaja, hidhja në letër të gjithë emocionet e mendimet e mbledhura në mendje dhe në zemër. Shumë kritikë kanë dhënë mendime dhe konsideratat e tyre.

Prof. Sami Repishti ka thënë për këtë libër: ‘Sa superioritet, moral e shpirtëror që na siguron lavdinë e nderin e qenies njeri – të lire e me dinjitet, të pajisur me arsye dhe me ndërgjegje. Mesazh i madh i romanit të mrekullueshëm “Dëgjo, floriri im”.

Ndërsa Llambro Ruci: ‘E lexova romanin ‘Dëgjo, floriri im’ i shkrimtarit Kristaq Turtulli, libër mbresëlënës kryqëzimi dramatik i epokave historike me heronj e personazhe që këmbehen në skenë. Shkëlqen në të humanizmi dhe patriotizmi, që të lejon të ngjallësh një dramë shekspiriane.’

Ndërsa Përparim Hysi: ‘Në romanin: ‘Dëgjo, floriri im’, shkrimtari Kristaq Turtulli ka derdhur gjithë vlagën e shpirtit.’

Ndërsa aktori dhe regjisori Gjergji Trola: ‘Romani: ‘Dëgjo floriri im’ i shkrimtarit të shquar Kristaq Turtulli ndjehet serenada e serenadave më të bukura korçare. Dashuri e fuqishme dhe dhembje e madhe, si në ferrin e Dantes. Një uverturë e fuqishme Bethoviniane, të drithëron, të mbahet fryma deri sa mbyll faqen e fundit të këtij libri të rrallë. ’

Jeni anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kanadasë. Sa lexohet letërsia e shkrimtarëve emigrantë në këtë shtet?

Prej vitesh jam anëtar i Shoqatës së  Shkrimtarëve të Kanadasë. Letërsia e shkrimtarëve emigrantë lexohet, nëse është letërsi me interes dhe me vlerë. Por të jemi të sinqertë nuk është dhe aq  lehtë dhe si më parë. Mbasi jeta tani është mjaft e ngarkuar me strese dhe dyndjen e madhe të mjeteve të informacionit, sidomos të televizionit dhe celularëve. Por siç thashë nëse ka vepra të mira shtohet interesimi.
Po ju jap një rast, ma tregoi një dashamirësja e krijimtarisë sime, e cila kur lexoi librin”Dëgjo, floriri im” ia rekomandoi një shoqes së vet, e cila menjëherë mblodhi buzët dhe tha: Uf, aman, mos më kujto librat shqiptarë, kam alergji dhe vite që s’ më bëhet të zë libër me dorë, kur shoh çfarë shollomotka botohen. ‘Po ti nise njëherë, po s’të tërhoqi sillma’, i tha mikja ime. Kur u takuan mbas disa javësh tjetra i tha mikes time plot entuziazëm: ‘Kishe të drejtë, libër i bukur, s’e lëshova nga dora. Do lexoj të gjitha librat e këtij autori.

Keni botuar disa romane edhe në gjuhën angleze në Kanada dhe SHBA. Sa ju ka ndihmuar ky fakt në integrimin tuaj në botën e letrave kanadeze?

Librin e parë në gjuhën angleze” The Inn with two doors” (Hani me dy porta) e botova në SHBA në vitin 2009. U prit shumë mirë në Amerikë dhe Kanada. Mbas disa muaj për këtë libër, në qershor 2009, më mori në interviste edhe “Zëri i Amerikës”. Në këtë libër shpaloset përpjekja mbinjerëzore e një nëne plakë për të gjetur eshtrat e të dashurve të saj, kundra forcave të natyrës dhe ligësisë njerëzore. Gjithashtu dhe shoqata jonë Shqiptaro-Kanadese këtu në Toronto organizoi. promovimin e këtij libri dhe u prit shumë mirë nga të pranishmit.

Kur shkrova dhe botova librin “Ati dhe fati”, shumë shokë e miq kur e lexuan romanin, më këshilluan të përktheja librin në gjuhën angleze. Për vetë tematikën e veçantë universale. Përpjekjet heroike të prindit që luftoi me mish e me shpirt, sfidoi të gjitha pengesat e natyrës dhe të njerëzve të ligj, që i afroi Fati. Pra ia vlente barra qiranë që lexuesi i huaj të njihej me vlerat e veçanta të këtij libri veç se ky libër të përkthehej dhe të botohej në gjuhën angleze.

Mbas dy vjetësh libri u përkthye dhe u botua në gjuhen angleze, në Amerikë, romani me titull  “Ivory Eye”. Ndërsa i përket romanit “Misteret e Paristit të vogël”, e shihja të domosdoshme, të njihej lexuesi i huaj me historinë e qytetit tim të lindjes. Mbasi qyteti im Korça ka shumë veçanti nga qytetet e tjera, jo vetëm në Shqipëri. Pse e them këtë në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar ekzistonte një thënie: “Nëse digjet Selaniku e bën tre herë Korça dhe, nëse digjet Korça nuk e bën dot Selaniku.” Korçarët ishin krenarë për qytetin e tyre, dhe kudo shkonin ballë-lartë për tregtinë e zhvilluar dhe traditën e respektuar. Ndaj lindi kërkesa për përkthimin në gjuhën angleze dhe botuar në Amerikë.

Me sa shoh në krijimtarinë tuaj ju tërheqin të përshkruani personazhe të forta si Nëna te romani “Hani me dy porta”, Arbi dhe Irina te “Dëgjo, floriri im”, Fredo Samarxhiu në “Ati dhe fati”,  Vili Tare, Leonard Madhi dhe Dhimitër Leka te ‘Saga e madhe Shqiptare”, pensionisti veteran, handikap, te novela “Zhgënjimi”,…

Po, ke të drejtë. Krijimtaria ime është letërsi e karaktereve. Letërsi e tillë është e qëndrueshme. Më pëlqen ti zbërthej, ti përjetoj, të ngelen në mendje, lexuesi të jetojë me ta dhe të vë personazhet e mi në dramacitet dhe prova të forta.  A nuk janë karaktere shkundëse, të paarritshme, të skalitura, si për shembull: Hamleti, Makbethi, Ofelia, Mbreti Lir, Othello, e plot personazhe të tjerë të Shekspirit. Apo Taras Bulba i Gogolit. Ana Karenina e Tolstoit, e shumë e shumë shembuj të tjerë. Ne ishim mësuar të shihnim letërsinë e realizmit socialit që na jepte personazhe shabllone, burra të fortë, shpatull gjerë dhe sy shqiponjë, bardhë e zi. Komunisti ishte njeri i përkryer, bir i partisë, pa asnjë të metë. Ndërsa armiku i klasës, i deklasuari i shëmtuar, sy dalë, i keq e tjera, e tjera.

Ju shohim aktiv në komunitetin shqiptar të Kanadasë. A mendoni se janë të organizuara shoqatat e shqiptarëve këtu?

Përderisa po bëj më shumë se gjysmë shekulli që i jam përkushtuar letërsisë, e ndje  obligim që të jem  sa më pranë njerëzve të mi, mërgimtarë si unë, por të shpërdorë anë kënd shtetit të madh të Kanadasë. Krijuesi në mërgim ndjehet si pa krahë po të pranojë shkëputjen, mbylljen në kullën e fildishtë. Pra automatikisht, kjo lidhje sa më e afërt dhe më e plotë bëhet nëpërmjet shoqatave shqiptaro- kanadeze.

Po, shoqatat tona këtu në Toronto por dhe qytetet e tjera, si në Hamilton, London, Otavë, Montreal, e gjetkë, po bëjnë një punë të lavdërueshme dhe duhet tu heqësh kapelën. Më konkretisht, organizimi i shkollave për fëmijët në gjuhën shqipe. Organizimi madhështor i 100- vjetori të pavarësisë, dhe plot aktivitete të tjera të suksesshme letraro-artistike. Në mënyrë që të ndjehet te gjithsecili, se edhe në mërgim gjendet një copë qiell i kaltër, i shenjtë Shqipërie.

Keni bërë promovimin e librave tu disa herë në Toronto. Si ju ka pritur lexuesi shqiptar i Kanadasë?

Në takimet që kam bërë takime me lexuesit këtu në Toronto, ka patur  interesim dhe më kanë pritur mjaft mirë. I kanë lexuar librat e mi dhe kanë diskutuar me shumë dashamirësi dhe kompetencë të plotë. Këtu në Toronto punojnë dhe jetojnë një elitë e konsiderueshme intelektuale, të cilët po imponohen, po i bëjnë vend vetes dhe shpalosur me talent dhe aftësi në shumë sektorë të jetës Kanadeze.

Mund të na thoni diçka për procesin krijues, është kënaqësi apo shqetësim?

Në radhë të parë procesi krijues është përgjegjësi qytetare përpara lexuesve dhe dashamirësve. Shqetësim krijues. Qysh në momentin që ke ngacmimin e parë, të lind ideja të krijosh diçka, fillon shqetësimi, të përfshin pasiguria, mundimi, ankthi. A do mundem të krijoj një vepër më të mirë se veprat e mëparshme? Je ti, vetmia, ngacmimi krijues dhe faqja e bardhë që pret ta mbushësh me gërma si milingona, të vijnë personazhet, gjallërojnë atë fletë të thjeshtë me karaktere, të cilët mezi presin të flasin, të grinden, të luftojnë, të dashurohen, të lumturohen të përçojnë mendime, ndjenja, shqetësime dhe mesazhe të rëndësishme.  Rezultati i mirë padyshim të shkakton kënaqësi.

Para dy vjetësh u nderuat nga qeveria dhe shteti shqiptar me titullin e lartë “Ambasador i Kombit”. Si ndjeheni me këtë vlerësim?

U ndjeva mirë kur mora vesh që qeveria dhe shteti mëmë më nderoi me këtë titull të lartë, mbasi është një vlerësim i madh për punën time krijuese për më shumë se gjysmë shekulli. Por njëherësh më vë përpara përgjegjësi akoma më të mëdha, krijuar vepra akoma më cilësore; në mënyrë që të përfaqësoj denjësisht vendin tim të lindjes Korçën dhe Shqipërinë, këtu në Kanada.

Përse e keni quajtur “Saga e madhe shqiptare”?

E kam quajtur “Sagë e zërave dhe zhurmave të mëdha” mbasi trajton temë në një hapësirë kohore dhe një periudhë të caktuar historike. Ngritjen dhe rrëzimin e familjeve të mëdha, për të rigjeneruar Kombin nëpërmjet rigjenerimit të vetvetes, të cilat përballë një agresioni të një pushteti dalë nga gryka e pushkës, ruajtën genin e humanizmit, për zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë kombëtare, por që u pre në mes. Në këtë “Sagë të madhe Shqiptare, përvijohen ngjarje, situata, zhvillime, nënkuptime, fragmente, grimca njerëzore, politike, ndikime, ndërhyrje, qëndresa, shpirtshitje, kryeneçësi tipike shqiptare, tradhti personale dhe kombëtare. Shitje interesa dhe vogëlsira. Madhështi të rëndomta të shtetit tonë mbi një shekullor dhe të popullit tonë.