Itali/ Kumbulla: Sezoni i parë ishte pozitiv, derbin e përjetojmë me ankth

E enjte, 25 Prill, 2024

Marash Kumbulla këtë radhë nuk ia ka dalë që të frenojë Interin. Mbrojtësi i talentuar i përfaqësueses shqiptare, ishte pjesë e Romës në humbjen 3-1 përballë zikaltërve, për të cilën ai mendon se ekipi duhej të kishte bërë më mirë në këtë sfidë.

Megjithatë, pas ndeshjes së humbur, ai shpjegoi për mediat italiane se këto gabime do e ndihmonin atë dhe skuadrën të rritej, ndërsa e vlerësonte veten me një notë pozitive për sezonin që kishte bërë.

“Në pjesën e dytë kemi pasur disa raste, por na mungoi goli. Kur gabon me disa skuadra të caktuara, pastaj e paguan dhe rezultati nuk është ai që dëshironim. Mundohemi gjithsesi që të bëjmë përpara dhe të përmirësohemi. Ata janë shumë të fortë në kundërzbritje, mund të bënim më mirë sidomos te golat e pësuar, por duhet të shohim gabimet tona për t’u përmirësuar.

Do të kisha dëshiruar që t’i jepja më shumë skuadrës, por duke qenë në eksperiencën time të parë larg shtëpisë, me një klub kaq të madh, mendoj se ky është një sezon pozitiv për mua. Sa i përket skuadrës, mendoj se mund të bënim më shumë.

Derbi i javës tjetër? E përjetojmë me shumë ankth, presim me padurim që të zbresim në fushë, sidomos pas ndeshjes së parë ku kemi gabuar. Duam të fitojmë derbin për tifozët që na shohin nga shtëpia”, tha Kumbulla pas takimit me Interin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 