Itali/ Mesfushori shqiptar Armand Rada zgjidhet në formacionin ideal të sezonit

E hënë, 17 Qershor, 2024

Përfundimi i fazës së rregullt të kampionatit të Serisë C në Itali dhe përcaktimi i skuadrave që do të ngjiten e ata që janë në garë për ta bërë një gjë të tillë nëpërmjet play-off, jep mundësinë edhe të bilanceve për paraqitjet e deritanishme. Rezulton se në Grupin A të Serisë C, do të jetë nëj garë e ndezur mes shumë futbollistësh shqiptarë në play-off, pasi në të marrin pjesë Renate ku luajnë Rada, Kabashi e Lakti; Groseto ku janë Kraja e Kalaj; Pro Patria e Kolajt si dhe Juventusi U23 ku është Vrioni.

Kjo garanton përballje shumë interesante mes emrash të cilët premtojnë shumë edhe për përfaqësuesen shqiptare. Sipas mediave italiane, emri që duhet ndjekur me vëmendje është ai i Armand Radës. Mesfushori ofensiv i Renate ka qenë një nga lojtarët më konstant në këtë edicion dhe për këtë arsye, portali “Tuttomercatoweb” e ka përfshirë në formacionin ideal të fazës së rregullt të kampionatit.

“Pantera zikaltër është i datëlindjes ’99. Ta rishohim në Serinë C do të ishte mëkat, është gati për Serinë B. Gjithmonë i përfshirë në lojë, i shpejtë, me prekje klasi, por kurrë jashtë pozicioni apo duke e ekzagjeruar. Përkundrazi, ka vendosur të gjithë teknikën e tij në funksion të skuadrës”, shkruan portali italian për mesfushorin ofensiv të Renate i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi dhe nëse arrin të ngjitet në Serinë B, mund të jetë shpejt një opsion edhe për atë A.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  