Analiza/Si po përgatitet Evropa për të përballuar valën e tretë të pandemisë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Pas një fillimi të ngadaltë, miliona njerëz në të gjitha vendet e BE-së po marrin vaksinën e tyre anti-Covid. Deri tani të paktën çereku i njerëzve në të gjithë unionin, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Ky është një lajm relativisht i mirë – megjithëse progresi në këtë fushatë mbetet ende shumë larg atij që vërehet në Britani – por që po rrezikon të lihet në hije për shkak të valës së tretë të koronavirusit që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Gjithsesi, ashpërsia e kësaj vale dhe reagimet e vendeve ndaj saj ndryshojnë shumë.

Hungaria

Ndryshe nga shumica e vendeve të BE-së, Hungaria i ka siguruar vaksinat e saj nga Rusia dhe Kina, për të plotësuar sasinë e dozave që merr përmes sistemit kolektiv të unionit. Dhe ky bast duket se ia ka vlejtur:Hungaria ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj, më shumë sesa shumica e kombeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, lajmi i mirë mbaron këtu. Hungaria po përjeton aktualisht një valë të tretë të ashpër, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit ka numrin më të madh të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve,ndër më të lartat në botë.

Në përpjekje për ta frenuar këtë valë, vendi është futur në një bllokim të ri më shumë se 4- javor. Ndërkohë, qeveria autoritare e vendit po përballet me akuzat e mungesës së transparencës, duke ndaluar futjen e medias nëpër spitale.

Italia

Kryeministri i ri i Italisë, ish-kreu i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi, po ndërmerr atë që ekspertët paralajmërojnë se është një “lojë me rrezik”, duke filluar me heqjen e kufizimeve të bllokimit, pavarësisht se vendi ende po përpiqet që të mbajë nën kontroll valën e tretë të pandemisë në shumë rajone, dhe në kushtet kur çdo ditë ka mijëra raste të reja.

Gjithsesi kufizimet e udhëtimit do të hiqen, dyqanet dhe restorantet do të lejohen të hapen (por me të ngrënit dhe të pirit në natyrë). Madje edhe kinematë dhe teatrot do të rinisin aktivitetet e tyre. Midis ekspertëve ekziston dyshimi se rihapja ka të bëjë më shumë me presionin politik – dhe riparimin e dëmeve ekonomike – sesa është e nxitur nga të dhënat shkencore, veçanërisht duke pasur parasysh normën relativisht të ulët të vaksinimeve që ka deri më tani Italia.

Franca

Tipi dominues i koronavirusit në Francë – dhe në shumë prej vendeve të tjera të BE-së -është për momentin B117, i njohur ndryshe si “varianti britanik”. Ky është varianti më infektues dhe më vdekjeprurës, të cilin qeveria britanike e bëri përgjegjës për valën e fortë që përjetoi vendi dimrin e fundit, dhe duket se ka të ngjarë që të bëhet lloji dominues në të gjithë kontinentin, të paktën për momentin.

Franca po del dalëngadalë nga kufizimet e ashpra të bllokimit që synojnë të frenojnë një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë. Por shtetrrethimi që fillon në orën 19:00 të mbrëmjes nuk do të hiqet në këtë fazë, pasi Franca po rihapet shumë më ngadalë se sa Italia.

Shkollat ​​fillore dhe çerdhet u rihapën javën e shkuar, pasi ishin mbyllur për 3 javë, ndërsa  udhëtimi midis rajoneve do të lejohet sërish duke nisur nga kjo javë.

Në vend ka ende shqetësime se kjo rihapje e kufizuar do të japë shumë shpejt efektet e veta negative, pasi spitalet po përpiqen të përballojnë një numër të lartë pacientësh. Mediat raportojnë se 6.000 njerëz po përballen me koronavirusin në pavionet e kujdesit intensiv.

Gjermania

Ashtu si Franca, edhe Gjermania po përballet aktualisht me një valë të tretë të pandemisë,

të favorizuar nga varianti B117, me mesatarisht 20.000 raste të reja çdo ditë. Ky vend është duke e menaxhuar këtë valë përmes bllokimeve rajonale, kufizimit të udhëtimeve dhe orës policore, por në dallim nga shumë vende të tjera (përfshirë Britaninë), Gjermania ka bërë publike edhe kriteret mbi të cilat do të vendosen këto kufizime.

Çdo qytet që regjistron më shumë se 100 raste për 100.000 njerëz për 3 ditë rresht, i kërkohet të vendosë bllokim emergjent 7-ditor. Dhe nëse rastet janë mbi 165 për 100.000 banorë shkollat do të mbyllen. Të gjitha rajonet e vendit përveç njërit prej tyre, janë mbi pragun e gjendjes së emergjencës, dhe rreth gjysma e tyre mbi pragun më të lartë që do të mbyllë shkollat.

Pavarësisht sektorit të saj të zhvilluar farmaceutik, Gjermania është pak nën mesataren e BE-së sa i përket nivelit të vaksinimit. Qeveria thotë se kufizimet dhe bllokimet e reja të emergjencës mund të vazhdojnë deri në qershor.

Greqia

Përballë perspektivës së një një sezoni tjetër të ndërprerë për industrinë e saj thelbësore të turizmit, Greqia është e interesuar të heqë kufizimet e saj dhe t’i sinjalizojë botës se është e hapur për biznes. Në fillim të javës së kaluar qeveria e vendit njoftoi se do të pranonte edhe kartelat e vaksinimit dhe jo vetëm pasaportat dixhitale të vaksinimit për vizitorët e ardhshëm në ishujt e saj.

Një problem i veçantë me përshtypjen “e hapur për biznes”, është se Greqia u bë një vend tjetër evropian që regjistron të paktën një rast të të ashtuquajtur të variantit indian, i cili po shkakton shqetësim të veçantë pasi është një mutacion i dyfishtë, megjithëse ende nuk dihet me saktësi nëse është më infektiv apo më vdekjeprurës.

Suedia

Ndryshe nga kombet e tjera qeveria suedeze ka pasur një qasje ndryshe ndaj pandemisë, duke mos i mbyllur në asnjë fazë dyqanet apo restorantet. Tani në valën e tretë, vendi po regjistron më shumë se 800 raste për 100.000 njerëz (8 herë më shumë sesa kriteri që Gjermania ka vendosur për të bërë kufizime).

Në kontrast me qasjen e saj të mëparshme ku çdo gjë varej nga vullneti i lirë qytetarëve për t`u mbrojtur, tashmë vendi ka vendosur disa masa shtesë, duke u kërkuar bizneseve që të kufizojnë numrin e klientëve që lejohen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 8:30 të mbrëmjes. Këto masa, u futën në zbatim për shkak se vigjilenca vullnetare e njerëzve, kishte rënë ndjeshëm përgjatë një viti.

Spanja

Ndërsa vendet e tjera po luftojnë me valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, Spanja po përballet zyrtarisht me valën e katërt, edhe pse deri më tani nuk ka qenë aq e rëndë sa ajo me të cilën po përballen shumë vende të tjera evropiane. Aktualisht ka pak më shumë se 250 raste për 100.000 njerëz, një nivel i klasifikuar si shumë i rrezikshëm.

Megjithatë, vendi ka nisur të shohë një prevalencë në rritje të variantit B117, ende nuk është bërë e qartë nëse është ky lloji dominues i Covid-19 në Spanjë. Gjithsesi, shkalla e rasteve të reja, nuk duket se po rritet aq shumë sa në valët e mëparshme, dhe ka shenja se vaksina po ndihmon, pasi mosha mesatare e pacientëve të shtruar në pavionet e terapisë intensive po fillon të bjerë (çka është një tregues se moshat e treta janë të mbrojtur). Pak më shumë se 1 në 4 të rritur spanjollë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid./ Nga The New European

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  