Numërimi deri tani / Votuan më shumë 1.5 milionë shqiptarë. PS ka 74 mandate

E premte, 26 Prill, 2024

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat dha të dhënat më të fundit të zgjedhjeve. Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para. Celibashi tha se nga votat e numëruara rezulton se kanë votuar më shumë se 1.5 milionë shqiptarë ose 45.72 e popullsisë.

“Ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit për partitë politike në 4922 qendra votimi nga 5199 në total. Ka përfunduar tërësisht procesi për qarqet, Shkodër Lezhë Kukës, Fier, Elbasan, GJiroakstër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për dy qarqet e tjera, Tirana dhe Durrësi procesi ka përfunduar në 11 qendra dhe është ende në proces në 13 të tjera, apo në total 270 qendra votimi. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 12 vende numërimi dhe ka nisur në 23 vende numërimi të tjera. Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për 4922 qendra votimi është 45.72%” u shpreh në një deklaratë zyrtare kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Janë numëruar 4922 nga 5199 kuti, LSI humbet mandatin në Durrës, i cili i shkon PS. Teksa janë numëruar 4932 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutije në këtë qark mund të ndryshojë.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 