Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World” 2021

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Me një video nga Vjena, sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi ka bërë të ditur se është përzgjedhur në mesin e 15 konkurrentëve në edicionin e sivjetmë të “BBC Cardiff Singer of the World” 2021, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës. “Uroj nga zemra që t’ju përfaqësoj sa më mirë e të ndahem edhe vetë e kënaqur nga kjo garë”, ka thënë Kajtazi

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, shkruan mes të tjerash Kajtazi.

Siç ka bwrw tw ditur edhe faqja “classical-music”, Kosova për herë të parë garon në një nga eventet më të njohura të muzikës operistike. Kajtazi, sopranoja e lindur në Mitrovicë, në garën që mbahet në qershor, në Cardiff të Walesit, do të ketë konkurrentë nga vende si SHBA-ja, Britania, Koreja e Jugut, Venezuela, Gjeorgjia, Madagaskari, e të tjera

Elbenita është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ku ka bërë debutimin e saj me Orkestrën Filarmonike të Kosovës në vitin 2009, duke kënduar shumë koncerte gjatë gjithë sezonit.

Ajo ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Më së fundmi, ajo fitoi çmimin e parë në “2015 Riçardo Zandonai Vocal Competition” në Itali, së bashku me dy çmime të veçanta: një angazhim në Theatro São Pedro në Sao Paolo, Brazil dhe një angazhim në Shtëpinë e Operës Daegu në Korenë e Jugut.

Në vitin 2014 ajo fitoi çmimin e parë “Spiros Argiris” në Festivalin Sarzana, Itali. Në vitin 2012, ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës së Flamurit dhe Koncertin Ndërkombëtar të Muzikës ARS Kosova 2009.

Ajo gjithashtu mori një bursë në verën e vitit 2013 për të ndjekur Programin Campo d’Oro në Nju Jork.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 