Ibrahim Kodra, piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, la pas rreth 6 mijë vepra

E shtunë, 4 Maj, 2024

Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Dramat dhe dhimbjet e jetës, por gjithashtu gëzimi dhe iluzionet, janë ndërthurur mjaft mirë në pikturat e Ibrahim Kodrës.

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare Ibrahim Kodra, lindi më 22 prill 1918, në fshatin Likmetaj, Durrës. Poeti Paul Eluard e quante Kodrën “…primitiv i një civilizimi të ri”, por ne nuk e dimë nëse ai ishte primitiv.

Padyshim në veprat e tij më të mira përcillet një ndjenjë origjinale dhe e lindur e ngjyrës, një ngjyrë e cila ka rrënjë veneciane, bizantime dhe islamike (Ibrahim Kodra i përkiste një familje myslimane), dhe kjo shprehet në akorde me shkëlqim, me diell, ose në preferencën për qeramikën, e dritës.

Kodra kishte humbur nënën në moshën tre vjeçare, Babai i tij, një oficer detar, i cili gjithashtu ishte i interesuar për artin dhe poezin, mungonte shumë shpesh për t’u kujdesur për të.

Ndoqi shkollën e mesme, me mësues Odhise Paskalin, dhe në vitin 1938, fitoi një bursë studimi dhe shkoi në Itali, në Milano.

Ai arriti në Milano i shoqëruar nga babai i tij në vitin 1938, në moshën njëzet vjeç, me një bursë të bërë nga vetë mbretëresha dhe me një tjetër subvencion, të ofruar për të nga qeveria italiane. Ai menjëherë u regjistrua në Akademinë “Brera” dhe u gjend në një mjedis shumë stimulues që e ndihmoi të ndërtojë një karrierë të pasur artistike.

E arrin shpejt pjekurinë artistike dhe shkathtësinë vizatimore, dhe bëhet pjesë e jetës artistike. Merr pjesë në ekspozitat e të rinjëve, në të përhershmen e Milanos dhe i kushtohet studimit të neoklasicizmit të Gojës dhe Sezanit. Në 1944, hap studion e tij të parë në Milano. Megjithëse në provat e para drejtohet nga abstraksionizmi dhe kubizmi, dhe në këtë periudhë lufte shfaqet indiferent ndaj lëvizjes së rezistencës. Krijimtaria e kësaj kohe frymëzohet nga Njeriu, ndërkohë që mjetet e tij shprehëse dhe origjinale ngjallin interes të madh ndër kritikët e artit.

Në vitin 1945, bëhet anëtar i grupit “Përtej Guernikës”, dhe në vitin 1946 në grupin “Liria”. Njihet me Paul Elyar, poetin e madh të Francës, i cili do të shkruajë për Kodrën se është: “…primitivi i nji qytetërimi të ri…!” Në vitin 1948, takohet me Pikasson, dhe vjen në Romë në Kongresin e Paqes. Krijimtaria e tij vazhdon e dendur, dhe ekspozitat pasojnë njëra tjetrën. Në vitin 1949, hap ekspozitë vetjake në Venezia, ekspozitë me afreske për triennalen e Milanos. Në vitin 1953, merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të Universitetit të Parisit. Ekspozon së bashku me Pikasson, Ruo, Dyfi, Shaggall, Matisse, Modiglian, në ekspozitën ndërkombëtare në Shiavari.

Kështu vazhdon nëpër botë aktiviteti i artistit të madh Ibrahim Kodra. Nga artisti që radhitet ndër më të mëdhenjtë e Europës, mund të mësonin shumë edhe piktorët shqiptarë, sepse ai di të të gërshetojë atë që njohu nga kultura europiane dhe botërore, me kulturën që mbarte natyra e tij prej shqiptari. Ai, çoi përpara atë që çoi Pikasso në pikturë frymën misterioze dramatike, njerëzore, vezulluese, ballkanase, duke e gërshetuar me mësimet kubiste. Kjo shtrirje e kulturës lindore me perëndimoren formuan stilin dhe e bënë Ibrahim Kodrën Artist të madh!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 