Babë Dudë Karbunara, atdhetari themelues i shkollës shqipe në Berat

E martë, 7 Maj, 2024

Emri dhe vepra madhështore e patriotit të madh Babë Dudë Karbunarës lidhet me Beratin, me këtë qytet që është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë, që është shembull i një trashëgimie të pasur historike, por është dhe qytet me bukuri mahnitëse natyrore. Natyra i ka falur një mjedis mbrojtës e të sigurt, i ka dhënë Kalanë shumëshekullore. Brenda mureve të saj pulson pa ndërprerje gjatë 2400 vjetëve jeta qytetare e përsosur. Aty kanë lindur njerëz të mençur, trima dhe bujarë, të etur për dituri e përparim.

Në plejadën e atdhetarëve të shquar vend nderi zë biri më i shquar, më i madh dhe më i adhuruar i Kalasë dhe i të gjithë Beratit Babë Dudë Karbunara.

Babë Dudë Karbunara lindi më 22 prill 1842 në lagjen Kalaja e Beratit, me emrin Jorgji Karbunara.

Babë Dudë Karbunara është njeriu më i nderuar në qytetin e Beratit, por jo vetëm kaq, ai është gjithashtu në historinë kombëtare të Shqipërisë.

Ai ishte ndër nënshkruesit e parë të Dekretit të Pavarësisë në 1912 në Vlorë së bashku me Ismail Qemalin dhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë.

Së bashku me ta ai kontribuoi në një shtet të lirë dhe sovran nga pushtuesit osmanë.

Babai i tij ishte tregtar dhe patriot. Mësuesit e tij menjëherë i vunë re aftësitë e tij intelektuale dhe familja e dërgoi atë për të studiuar në Korfuz, në një shkollë dy-vjeçare.

Në shkollën greke ai u kap duke u shkruar prindërve të tij në gjuhën shqipe, atëherë e ndaluar.

Në 1859 ai shkoi për të studiuar në gjimnazin klasik në Trieste, Itali.  Me mbarimin e studimeve u rikthye në Berat në 1863. Ndonëse i arsimuar për kohën, turqit nuk e pranuan në administratë, ndaj të ardhurat për familjen i siguronte përmes tregtisë, që zhvillonte me vëllezërit dhe kushërinj të vendosur në Vlorë e emigrim. U martua dhe u bë baba i tre vajzave.

Ato vite në Berat jetoi 2 vjet Naim Frashëri e më pas, në 1885, erdhën Kostandin Kristoforidhi (kishte një motër martuar tek familja e njohur “Kapedani” në lagjen Goricë) dhe Hasan Tahsini, (rektori i parë i Universitetit të Stambollit) me mision, ngritjen e shkollave në gjuhën shqip. Kristoforidhi ka lënë në shënimet e veta pagesat e beratasve patriotë si ndihmë për punën e gjuhës shqipe.

Babë Ddë Karbunara dhe përpjekjet për hapjen e shkollave të gjuhës shqipe

Ishin vitet kur gjuha shqipe nuk lejohej të mësohej nga xhamitë e kishat, ndërsa revoltat zienin në bisedat, në çdo dyqan e familje. Babë Duda nisi të mësonte në kishë shqip, por kjo iu ndalua, ndërsa shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve.Kur beratasit çelën degën për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e zgjodhën anëtar të komitetit. Kështu bashkë me mësimin e shqipes, nisi rruga politike e tij për çështjen kombëtare.

Me mbërritjen në 1897 në Berat të “Alfabetarja e gjuhës shqip” e Jani Vretos, vetë Jorgji Karbunara u mësonte fshehur gjuhën shqip djemve, burrave e më pas dhe çupave, fillimisht tek Hani i Doracit, më tej tek hani i Xheblatit, në banesa, sa në një lagje, në tjetrën.

Me mësimin e gjuhës shqip nisi dhe kalvari i ndjekjeve nga turqit, që rritën presionet pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Në një nga numrat e gazetës së përditshme “Terxhuman-I Shark” që drejtonte në Stamboll Sami Frashëri, shkruhet :”…në Berat, Jorgj Karbunara me të tjerë bënë përpjekje për të çelur shkollën shqip, por nuk u bë e mundur për shkak të terrorit të egër të qeverisë turke dhe inkuizicionit të Fanarit…”.

Përpjekjet për mësimin e shqipes nga Babë Duda u bënë të njohur në qarqet patriotike shqiptare jashtë vendit. Në 3 dhjetor 1902, Babë Duda me një letër drejtuar Nikolla Naços, (drejtor i një shkolle të mesme arumune në Bukuresht), i kërkonte të ndërhynte për t’u arsimuar atje djem beratas, që në kthim të organizonin shkolla në Berat (AQ, Fondi Nikolla Naco, Dosja nr. 4, nr. 11). Ndërsa Jani Vreto i shkruan beratasit Sotir Kolea në Ohër, më 12 dhjetor 1892 se “… edhe Jorgji Karbunarës në Berat, i cili përpiqet të vërë gjuhën e vendit, shqipen ndë skolitë edhe këtij do ti shkruanj një kartë veçan…”. Në 24 gusht 1898 nga Vlora konsulli austrohungarez i shkruante konsullit francez në Janinë për Babë Dudën: “…ai burrë nuk matet me sy. Atë burrë që i është kundërvënë pashait dhe mitropolitit, e kanë halë në sy…”.

Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat.

Në vitin 1898, Babë Duda u bë nismëtar në krijimin e degës së shoqërisë “Bashkimi” në Berat. Punoi për shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe. Kjo degë ngarkoi mësuesin Llambi Goxhomani, që kërkoi në Bukuresht çeljen e një gjimnazi arumun (në Berat jetonte një komunitet arumun, ardhur aty pas tre djegieve të Voskopojës). Me ndërhyrjen e shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit, qëllimi u arrit. Në vitin 1898, në lagjen Goricë në banesën e avokatit të njohur Spiro Megu u çel gjimnazi arumun me drejtor mësuesin e diplomuar në Bukuresht, Llambi Goxhomani, (patriot i shquar beratas, më pas delegat në Kongresin e Lushnjes në 1920 dhe deputet në Parlamentin e parë shqiptar në 1921). Trupi mësimor kishte drejtor Llambi Goxhomani dhe mësues Babë Dudë Karbunara, Llazar Kilica, Llazar Puli dhe Aleksandër Xhuvani, ku studionin djem dhe vajza e mësohej shqipja fshehurazi.

Në kujtimet e tij Filip Kristoforidhi, i biri i Kostandin Kristoforidhit (që studioi aty kur jetoi tek halla e tij, motër e Kostandinit martuar tek Kapedanët) shkruan: “… rreth vitit 1898. kur kam mësuar tek gjimnazi i Beratit, Babë Dudë Karbunara jepte lëndën e italishtes dhe kontabilitet. Kam marrë prej shtëpisë një fjalor të Rosit italisht-shqip dhe ja kam dhënë Dudës…. Pasi i përkthente fjalët, na i mësonte t’i shqiptonim e shkruanim në gjuhën amëtare…”. Ky karshillëk nuk mbeti pa ndëshkim nga qeveria turke. E përshkruan Babë Duda në ditarin e tij: “… më 8 shtator 1905, sipas kalendarit Julian, qeveria turke arrestoi dhe burgosi Llambi Goxhomanin, që në 20 prill 1906, nën akuzën për vepra politike kundër shtetit, gjyqi e dënoi me tre vjet burg. Porse më 8 gusht 1906 u deklarua i pafajshëm nga gjyqi i apelit dhe pas 11 muajsh mbajtje në burg, u la i lirë…”.

Më 1906, Berati u përfshi nga lëvizjet popullore në përgjigje të Kongresit të fshehtë shqiptar të Bajo Topullit, çetat e Baba Medin Gllavës dhe Kamber Velabishtit lehtësuan shpërndarjen e librave dhe gazetave shqip, dërguar nga shoqatat e shqiptarëve në Bukuresht, dhe Misirit (Kajros). Si ndërlidhës kujtohet dhe Babë Duda.

Nën ndikimin e tij dhe anëtarëve të tjerë atdhetarë, klubi “Bashkimi” e kundërshtoi rreptësishtë alfabetin arab. Në qytetin e Beratit u organizua më 28 shkurt 1910 një miting masiv në mbrojtje të alfabetit latin. Në mes të pazarit u dogjën publikisht, në mënyrë demonstrative, rreth 10 mijë libra shkollorë të shkruara arabisht. Nga ky miting iu dërgua një telegram qeverisë turke ku ndërmjet të tjerash thuhej: “… për të nderçmet shkronjat tona mos na përzihet kush, ndryshe do të derdhet gjak”. Babë Duda i shkruan Sotir Koleas në Egjipt: “shkurtazi të them se dje, nga një përmbledhje prej 50 shpirt nga më të parët e Beratit, u vendos me të shkruarë të hapurit’ e dy mësonjëtoreve shqip, vetëmë shqip, ndë qytet tonë, e të hënën që vjen fillon mësimi”. Kështu ndodhi, pasi të hënën, më 4 gusht 1908, u çelën dy shkollat e para shqipe në Berat, njëra në një godinë (sot përballë ndërtesës së Mitropolisë), shkolla tjetër pranë Sahatit të Madh (te xhamia) në lagjen Muratçelepi.

Që ditën kur u shpall Kushtetuta Turke më 1908, patriotët beratas hapën shkollën shqipe në katin e fundit të një dyqani 3-katësh të Muharrem Rulit, të drejtuar nga Babë Duda e ku mësonin fillimisht 55 nxënës.

Gjatë viteve 1911-1912, Babë Duda luftoi me atdhetarë për rritjen e lëvizjes së armatosur me çetat e Hysen e Servet Zaloshnjes, Medin Gllavës e Kamber Velabishtit në Skrapar, Tërpan, Shpirag e gjetkë. Më 23 korrik 1912 u mblodh Kuvendi i Sinjës me përfaqësues të çetave kryengritëse të Jugut, mes tyre dhe Babë Duda. Memorandumi i Sinjës synoi pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë frymë patriotike erdhi Kuvendi i Vlorës. Beratasit në vlerësim të veprës së mësuesit të shqipes e zgjodhën delegat 72-vjecarin Jorgji Karbunara në Kuvendin e Vlorës të 28 nëntor 1912 ku edhe nënshkroi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën J. Karbunara. Kuvendi e zgjodhi dhe anëtar të “Pleqësisë”. Në AQ, në fondin e Qeverisë së Vlorës ndodhet përshkrimi i firmosjes së Aktit të pavarësisë nga 40 delegatët patriotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.