Tregtari i vjetër dhe misterioz shqiptar në Bari

E enjte, 16 Maj, 2024

Bari, Itali 1992.

Sapo kisha mbërritur, 18 vjeçare, nga Shqipëria në këtë qytet bregdetar italian.

Nuk ishte hera e parë absolute në fakt që vija këmbët në këtë qytet, që jo vetëm më dukej se e njihja prej një jete e në distancë që prej Shqipërisë nga bregu tjetër, ngaqë në Bari jetojnë të gjithë të afërmit italianë të babait tim, tezet, kushërinjtë e i gjithë fisi i tyre, me të cilët, ne kishim kontakte kur jetonim në Shqipëri por, edhe për faktin se aty pata shkuar për herë të parë me gjyshen si turiste e pata ndenjur një muaj në 1989-ën. Pata shkuar edhe vetëm në ’91-shin, gjithnjë te të afërmit tanë italianë. Ndaj dhe e pata njohur e shëtitur mirë qytetin dhe disa provinca.

Me të arritur kësaj radhe, jo më si turiste, por si familje me origjinë italiane e të riatdhesuar nga Shqipëria, morëm një shtëpi me qira mu në qendër të qytetit.

Shtëpia ishte e mobiluar, ndaj unë fillova të mendoja për kompletimin e saj dhe isha në fazën që më duhej gjithçka si perde, mbulesa, çarçafë, peshqirë etj.

Në Bari ishte zakon që fqinjët, si njerëz të dashur e të afrueshëm, të të qendronin pranë ty, si banore e re dhe të të shoqëronin nëpër qytet, për të gjetur dyqane apo për të njohur çdo cep të qytetit për tregje e çfarëdo nevoje që të kishe.

Atëherë, duke e marrë vesh fqinja e

moshuar bareze, për mbulesa e peshqirë që më duheshin, më tha:

“Të këshilloj një dyqan të mirë që shet pajisje e sende për shtëpinë, është shumë i furnizuar. Ndodhet dy hapa larg nga pallati ynë.

Por, një arsye më tepër, për të cilën të këshilloj të shkosh të bësh aty blerjet, është se qarkullojnë fjalë se pronari i atij dyqani është shqiptar!”

Unë aq desha.

Si parantezë, gazetaria ishte pjesë e brendshme e imja, që para se të mbërrija në ’92-shin në Bari, pasi jo vetëm që shkruaja për pasion që e re por, që në ’90 isha e pranishme në gazetën “Tirana” me përkthime.

Qeshë në këtë drejtim, si të themi, “e parakohshme” në aktivitetet në fjalë, pasi  në gazetë, në firmën e famshme të kohës ‘Iliria Holding’ si përkthyese dhe në Pallat të Pionierëve si mësuese e gjuhëve të huaja, punoja që 16 vjeçe në Tiranë.

Por, isha shumë kurioze dhe gazetaria investigative dukej se më tërhiqte në veçanti…

Ndaj nuk humba kohë dhe të nesërmen dola nga shtëpia me një vrull e me një dozë të fortë kurioziteti, për t’iu drejtuar dyqanit me pronar, një shqiptar të moshuar!

Ishte viti ’92, valët e emigracionit shqiptar sapo kishin nisur, demokracia në Shqipëri, e brishtë, sapo kishte hyrë, ndaj në mendjen time u krijua menjëherë, “identikit”-i i pronarit shqiptar të atij dyqani në Bari.

Ai duhej patjetër të ishte një i arratisur nga koha e regjimit!

Dyqanin e gjeta menjëherë.

Ishte i vetmi i asaj tipologjie “Biancheria per la casa e Merceria” (“Veshje për shtëpinë dhe Kinkaleri fijesh qepjeje”) në rrugën tonë.

Rrugë shumë e gjatë në fakt ajo e jona.

U futa brenda dhe kërkova në mes të rafteve e sergjenëve pafund, të stërmbushur me mall deri në tavan, pronarin.

Mua, për kuriozitetin tim – e sensin investigues të brendshëm – më tepër sesa perde, mbulesa e peshqirë, më interesonte të njihja pronarin shqiptar dhe historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria!

Raftet ishin plot, të tejmbushur me mall dhe ndërtesa e dyqanit ishte nga ato antiket, karakterizohej nga mure shumë të lartë, të paktën 3m.

Ndaj, dyqani në impakt të parë m’u duk shumë misterioz. Dera ishte e hapur por, brenda nuk dukej asnjeri. Ishte pak errësirë dhe një farë lagështire ndihej në ajër.

“A ka njeri këtu?”- fola italisht.

“Buongiorno, in cosa posso esserle utile?” (“Mirëdita, me çka mund t’ju shërbej?”- u dëgjua një zë që vinte nga…tavani!

Ishte një burrë i moshuar, i dobët në trup, që zbriste dalëngadalë shkallët, te të cilat ishte ngjitur për të sistemuar mallin në ndarjet e sipërme të rafteve.

“Ah, buongiorno!”- iu përgjigja.

Dhe me vete e kuptova që ai ishte pronari, dora vetë! Megjithatë, për siguri e pyeta nëse ai ishte pronari i dyqanit. Natyrisht që po! – më tha.

“Mi servono delle tende per la casa, lenzuola, tovaglie ed asciugamani e mi hanno consigliato il suo negozio!”

(Më duhen perde, çarçafë, mbulesa dhe peshqirë e më kanë këshilluar dyqanin tuaj!)

Pronarit iu bë qejfi për faktin se po haste një kliente të re dhe për reputacionin e mirë të dyqanit të tij në atë lagje të qytetit. Bëri një buzëqeshje të lehtë nën buzë për këtë sodisfaksion, si tregtar i vjetër i pasionuar ndaj aktivitetit të tij.

Më solli mbi banak disa artikuj.

Por, pas pak, unë “e hoqa maskën” si të themi – mezi po e prisja atë moment – atë të të folurit italisht, gjuhë që flisja që fëmijë në Shqipëri prej gjyshes italiane dhe iu drejtova shqip:

“Më pëlqejnë këto mbulesa, këto peshqirë, ndërsa këto këtu, nuk më pëlqejnë për nga ngjyrat edhe aq…!”

Pronari i moshuar u mpi!

Ngriu në vend kur më dëgjoi t’iu drejtoja shqip!

Unë vazhdova: “Ju më kuptoni mirë besoj shqip. Ju jeni shqiptar, unë e di…!”

Vijoi një çast heshtjeje gati-gati, të frikshme.

Pasi ai nuk po reagonte më e nuk po më fliste më as shqip e as italisht!

Nga një anë, u pendova disi për invadencën time.

Por, nga ana tjetër – pak edhe mosha e re e shkujdesja tipike…- mendova se fundja, ç’të keqe kishte! Ka pasur edhe emigrantë shqiptarë, të përmalluar për vendin e vet, që mezi prisnin t’u flisje shqip nëpër botë, apo jo…?

Ai zotëri ishte rreth të shtatëdhjetave.

I dobët e i pafuqishëm, i veshur në mënyrë të shkujdesshme, gjë që më bëri të mendoj se jetonte i vetëm e nuk kujdesej as për aspektin e vet.

Pasi iu deshën pak minuta për të përpunuar disi situatën e për të mbledhur veten nga ana emocionale nga surpriza, m’u përgjigj shqip:

“Sigurisht që të kuptoj mirë në gjuhën tonë! Unë jam shqiptar! Po, po habitem pak se, jo gjithkush në këtë lagje e di se unë jam shqiptar. Ku të paska qëlluar ty ky informacion…?!”

Unë, aq desha.

Ia arrita qëllimit që ta bëja të fliste shqip, sepse fqinja e moshuar bareze që më adresoi te ai, më pati paralajmëruar që ai ishte tip shumë solitar. Nuk hapej me askënd e nuk kishte as shokë.

E pyeta: “Ti je i arratisur, apo jo?”

“Po!”- më tha.

Jam arratisur në 1949-ën.

Isha shok me një disident dhe bëja pjesë në të ashtuquajturin “Grupi X…”

Po të mos isha arratisur, do të kisha pësuar fundin e tij…!”

Më tha dhe emrin e mbiemrin e vet. Fliste shqip me theks korçar.

Tregonte me ndërprerje, me ankth e frikë.

I thashë: “Mbaroi gjithçka, në Shqipëri hyri demokracia…!”

Për t’i lënë të kuptonte që s’kishte më arsye pse të kishte frikë.

Por, atij i kishte hyrë frika në palcë.

Dridhej edhe kur fliste shqip.

Madje, kuptova që u pendua keq që më foli shqip e më tregoi këto gjëra.

Unë bleva disa artikuj nga ai e dola nga dyqani.

Pas disa ditësh, po kaloja para dyqanit të tij, sepse aty më binte rruga për t’u kthyer në shtëpi.

U futa në dyqan thjesht për ta përshëndetur. Pasi, si të themi, më kuriozoi jeta e tij por, edhe m’u dhimbs për mënyrën sesi pati reaguar në vetë rrëfimin e tij të ditës së mëparshme.

Ai, sapo më pa, sikur pa ndonjë fantazëm.

Më përshëndeti italisht.

Shqipen, çuditërisht e kishte harruar…

Titulli origjinal: Tregtari i vjetër dhe misterioz shqiptar, të cilin e takova në Bari

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 