“Dardania” përfaqësuese e mirëfilltë e kulturës shqiptare në Zvicër

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ka kaluar më tepër se çerek shekulli qysh se SHKA “Dardania” nga qyteti i Winterthurit në kantonin e Cyrihut në Zvicër, që zhvillon një aktivitet intensiv kulturor duke kultivuar e avancuar artin popullor shqiptarë në Zvicër e më gjer.

Takimi i parë me artistët e “Dardanisë”

Ishte shkurti i vitit 2004, kur për herë të parë takova këtë shoqëri artistike në një program të përbashkët shqiptaro-zviceran që mbahej në qytetin e Usterit me organizimin e projektit “Urat” në kuadër Caritasit të Cyrihut.

Në këtë takim, Shoqëria Kulturo-Artistike “Dardania” e  Winterthurit me programin që shfaqi joshi me të madhe publikun vendas, sidomos me instrumentet karakteristike folklorike shqiptare. Atëbotë nga udhëheqësi i valleve, Hysen Abazi, mësuam se „Dardania“ kishte shkelur në 8 -vjetorin e themelimit dhe se në gjirin e saj tubonte më se 35 anëtarë , ndërsa që grupin e veteranëve e përbënin instrumentistët dhe këngëtarët: Hamit Shillova, Sefedin Ramadani, Bashkim Fekaj, Nezir Hyseni dhe Hysen Abazi. Ndërsa grupin e valltarëve : Liridona Abazi, Ardian Hyseni, Violeta Abazi. Denis Abazi, Gazmend Haliti etj. Derisa Hysen Abazi e udhëheq grupin e valleve, Bashkim Fekaj i prin grupit të këngëtarëve. Ndërsa, kryetari e shoqërisë, Shefqet Cakolli, që ka dhënë e po jep shumë për këtë shoqëri, si brengë ka indiferencën e subjekteve shqiptare, ndërsa që ngjet e kundërta me disa subjekte zvicerane. Kjo u vërejt edhe në fund të këtij programi, kur pjesëmarrësit në sallë, kryesisht vendas iu bashkuan valleve shqiptare të “Dardanisë”.

Nga ai koncert kaluan edhe 8-9 vite të tjera dhe veteranët e po kësaj shoqërie, ende nuk e kanë humbur energjinë, sepse masa duket ata pos pasionit për artin e mirëfilltë muzikor, i udhëheqë edhe një kolegjialitet që mbretëron brenda shoqërisë thuaja se nga ditët e para të themelimit. Atë ditë e sot përmes “Dardanisë” kanë kaluar edhe shumë e shumë valltarë, shumë nga të cilët edhe e kanë pasur të vështirë të shkëputen prej shoqërisë, ngase kanë filluar ta ndjejnë si pjesë të familjes së tyre. Madje shumë nga veteranët këtë dashuri për këngën e vallen shqipe e nguliten edhe në mesin e fëmijëve të tyre, për të qenë edhe ata sot aktiv në gjirin e saj. Ndaj edhe me vite grupi i fëmijëve të kësaj shoqërie impresionon jo vetëm me lojëra tërheqëse popullore, por edhe me elegancë në skenë.

Përherë vertikale me forcat e veta

“Dardania”, duke u mbështetur vetëm në forcat e saj, po ndihma e donacione, por vetëm me kontributin e anëtarëve prindërve arriti që të pajiset jo vetëm me instrumente por edhe me kostume tejet karakteristike e tërheqëse të trevave të ndryshme shqiptare. Madje edhe për qepjen e disa llojeve të veshjeve u kujdesën vetë gratë shqiptare të këtij mjedisi në baza vullnetare.

Programi i kësaj shoqërie kulmoi sidomos në 15 vjetorin e themelimit, por nuk u ndërpre aktiviteti as sot e gjithë ditën, madje edhe me koncerte humanitare për ngritjen e shtëpive për skamnor në Kosovë, apo në 25 vjetorin e themelimit të shoqërisë, kur u mbledh një shumë ndihmash për familjet që pësuan në tërmetin katastrofal në Durrës.

Duke qenë pjesëmarrëse e manifestimeve të shumta “Dardania” u bë e njohur edhe në trevat shqiptare, sidomos me pjesëmarrjen e grupeve të tjera në Festivalin Folklorik në Gjirokastër në vitin 12015, ku veteranët e kësaj shoqërie tërhoqën interesimin e publikut të shumtë artdashës, duke e e veçuar pjesëmarrjen e gajdes si instrument të lasht shqiptarë.

Për ti kthehemi Zvicrës , ku edhe “Dardania” vepron si shoqëri shumë aktive e cilësore, me një numër të madh anëtarësh.

Qindra artdashës zviceranë i duartrokasin “Dardanisë”

Ishte 7 Korriku i vitit 2019, kur në mesin e dhjetëra grupeve artistike të komuniteteve të ndryshme në pjesën e vjetër të qytetit të Cyrihut, Sh.K.A. “Dardania” nga Winterthuri, shkëlqeu me interpretimin valleve të bukura shqipe, madje me dy prezantime brenda ditës. Gjatë tërë pikave të programit pjesëmarrësit e shumtë duartrokitën artistët tanë të veshur me kostume të bukura të trevave të ndryshe shqiptare. Loja e bukur dhe koloriti i kostumeve , bashkë me muzikën bënë që “Dardania” të shikohet e vlerësohet si njëra ndër grupet më të mira në këtë ngjarje kulturore, ku edhe njëherë qyteti i Cyrihut tregoi se sa çmohen kulturat e çdo nacionaliteti.

Me atë rast Kryetari i SH.K.A. “Dardania”, Shefqet Cakolli, që prej themelimit me një angazhim të paparë mban timonin e kësaj trupe u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e grupit të tij, por përkujtoi se për shkak të hapësirës së kufizuar në skenë, nuk mundi ti sjellë më tepër sesa gjysmën e anëtareve të trupës së tij artistike. Do theksuar se “Dardania” hynë në radhën e trupave më të vjetra artistike shqiptare në Zvicër dhe se deri më tash ka marrë pjesë në disa festivale me karakter rajonal, kombëtar e ndërkombëtar dhe ku do është tregua e suksesshme dhe është prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar, si ndodhi edhe sot kur mori shumë duartrokitje nga qindra pjesëmarrës në këtë festivalin tashmë tradicional në këtë metropol të Zvicrës.

Programe që përherë tërheqin interesim e publik

Ja edhe ca rreshta nga manifestimi i mbajtur më1 Dhjetor 2018, kushtuar Festës së Flamurit Kombëtar, meqë rast në praninë e qindra mërgimtarëve, në emër të nikoqirit, përshëndeti kryetari Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “DARDANIA” Shefqet Cakolli, që i bëri një vështrim aktivitetit të shoqërisë të cilën e drejton prej vitesh dhe u shprehi falënderime të gjithë atyre që e mbështetën mbarëvajtjen e kësaj trupe,  që ka formësuar fizionominë e saj. Ndaj edhe ky program lirisht mund të thuhet se ishte ndër më të organizuarit dhe ndër më madhështorët, se ndonjëherë më parë.

Karakteristike për “Dardaninë” e Zvicrës është se ajo krahas veteranëve i kushton jo vetëm rëndësi por edhe hapësirë më të vegjëlve, çka u pa edhe gjatë këtij programi në Winterthur, kur fëmijët mahnitën sidomos me vallen e “Barinjve”.

Burim kuadrosh edhe për ansamble të reja

Karakteristikë tjetër e “Dardanisë” është se ajo ka qenë burim kuadrosh edhe për disa ansamble të tjera të porsaformuara, pra një familje e madhe prej nga burojnë artistë e grupe, në mënyrë që kështu edhe më tepër të pasurohet skena kulturore shqiptare në Zvicër dhe në mërgatë përgjithësish.

Në këtë shkrim prezantues është e pamundur të përmendim gjithë atë aktivitet që ka zhvilluar “Dardania” deri më tash apo edhe ti përmendim atë mori njerëzish që dhanë kontribut të madh ndër vite , qoftë si artist, organizatorë apo edhe drejtues të kësaj shoqërie qetash më ka bërë emër si në mërgatë ashtu edhe në trojet shqiptare. Na mbetet ti urojmë suksese të më tejshme , përkundër situatës që ka rëndua dhe penguar punën normale të të gjitha grupeve dhe ansambleve shqiptare në Zvicër e më gjer.

Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për këtë shoqëri artistike, mund të pajisën me monografinë kushtuar “Dardanisë”, një publikim tejet i kompletuar e cilësor, ku bëhet fjalë për rrugëtimin çerek shekullor të të kësaj trupe që tash më ka një fizionomi si në përmbajtje ashtu edhe në masivitet./ Rexhep Rifati – ProIntegra

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 