Spanjë/Lionel Mesi vlerëson Rei Manaj: Ka teknikë perfekte për një 9

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ndërsa në Shqipëri vazhdon diskutimi nëse Rei Manaj duhet të vazhdojë të jetë apo jo titullar në radhët e përfaqësueses shqiptare, duket se një nga më të mirët e historisë së futbollit botëror, Lionel Mesi, mendon se ai është një qendërsulmues që mund të bëjë mirë në çdo ekip.

Në media të njohura spanjolle është publikuar një frazë e yllit argjentinas që i referohet pikërisht sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, me një vlerësim të rrallë nga një futbollist i rrallë.

“Më pëlqen Rei Manaj. Ai ka një teknikë perfekte për një numër 9”, janë fjalët që raportohen nga portali i njohur “OK Diario” se janë thënë në një intervistë të Mesit në vendlindjen e tij, i pyetur se cilët lojtarë shihte si pjesë e të ardhmes së Barcelonës nga akademia e saj. Mes tyre ai ka zgjedhur Manajn, të cilin ka patur mundësinë ta shohë nga afër në stërvitje në periudhën kur Kike Setien grumbullonte sulmuesin e përfaqësueses shqiptar shpesh me ekipin e parë, ndryshe nga sa bën tani Ronald Kuman.

Ky i fundit thuajse çdo javë është i pranishëm në ndeshjet e Barcelonës B, për të parë futbollistët që planifikon të afrojë me skuadrën e parë. Deri tani ka preferuar që të mos afrojë Manajn, edhe pse ky i fundit po tregon sidomos në këtë sezon se është një lojtar që di të shënojë. Por me lëvdata të tilla nga Mesi, situata mund të ndryshojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 