PROFIL/ Anastas Tashko, një shqiptar i harruar në Kolumbi

E diel, 16 Qershor, 2024

Ndërsa mbyllte përjetësisht sytë në një spital të Bogotas, i ndihmuar vetëm nga gruaja e tij e dashur, Anastas Tashko kishte një peng të madh në zemër. Në venat e tij rridhte ende gjak i vërtetë shqiptari, por aty nga Kolumbia e largët, në një dhomë të zakonshme spitali po shuhej sëbashku me të edhe ëndrra për të parë Korçën.

Çuditërisht, në Shqipëri, Anastas Tashko mund të përmendet në ndonjë kronikë historie si njëri prej vëllezërve të Koço apo Tefta Tashkos, por kurrkund si një artist që ka shënuar emrin përkrah Picassos e mjeshtërve të tjerë botërorë. Një personazh i madh i braktisur nga atdheu i tij, (për të shkuarën si oficer i ushtrisë amerikane).

Anastas (Artur) Tashko lindi në 1901 në Korçë, si njeri prej fëmijëve të patriotit të njohur shqiptar, Athanas Tashkos. Por rrugët e tij të jetës u ndanë shumë shpejt me fatin e Korçës dhe Shqipërisë, kur familja u zhvendos në Fajum të Egjiptit. Në hotelin e Tashkove mblidheshin të gjithë emigrantët shqiptarë që më vonë do të ngrinin edhe shoqatat atdhetare për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Ashtu si fëmijët e tjerë, Konstandini ( Koço), Katerina, Gaqo, Aleko dhe Tefta, edhe Anastasi u arsimua në shkollat më të mira evropiane të kohës.

Shkollën fillore e kreu në anglisht (Aleksandri, Beirut), të mesmen në gjermanisht (në Vienë nga viti 1920, me një bursë të shtetit shqiptar) dhe të lartën në anglisht (nga viti 1923 ne Universitetin Harvard për drejtësi dhe Shkollën e Arteve të Bukura pranë Muzeumit të Bostonit, për flaut).

Çuditërisht Anastasi nuk do të preferonte asnjëherë diplomën e drejtësisë, për t’u dhënë pas talentit të tij artistik. Në fillimet e tij në Austri, ku ra në kontakt me grupin artistik “Wiener Sccession”, ishte pjese e “kolonisë” së atjeshme shqiptare si student.

Gjatë studimeve të larta në SHBA, si djali i Athanas Tashkos (që kishte dërguar aty Fan Nolin) dhe vëllai i Konstandin (Koco) Tashkos, që në atë kohë punonte aty si diplomat në Ambasadën Shqiptare, ruajti lidhjet me mjedisin shqiptar duke arritur të zinte edhe postin e drejtuesit të gazetës “Republika”, që botohej në gjuhën shqipe.

Por martesa në vitin 1928 me Elsa Evans, një aktore e njohur e “Boston Sheakspeare Theatre”, e bëri të heqë dorë nga shtypi dhe të bëhet për tetë vite skenograf në teatrin shekspirian. Gjatë kësaj periudhe ndryshimesh, Tashko fiton vendin e solistit flautist në Orkestrën Simfonike të Bostonit. Me 1937, Anastasi vizitoi të ëmën që, bashkë me dy fëmijët e vegjël (Alekon dhe Teftën) jetonte në Montpellier, Francë, për të shënuar një kthesë tjetër të jetës. Këtu ai ra për herë të parë në kontakt me veprat mahnitëse të mjeshtrit Mattisse dhe të piktorëve të njohur francezë të kësaj kohe. I kthyer në SHBA, ai nuk mund t’iu ndahej aventurave dhe u gjend para dilemës së madhe: punë në Amerikë apo jetë boheme në Evropë? Kjo dilemë duhet të ketë qenë tepër e fortë derisa e çoi në ndarjen me Elsën dhe djalin e vetëm të tyre, Arturin. I mbetur i vetëm pas divorcit, vendosi të bëhej pjesëmarrës i ngjarjes më të madhe të kohës. luftës së dytë botërore. Një mundës më  tepër për të patur një kujtim të kësaj lufte gjigande, të cilin mund t’ua tregonte më pas fëmijëve të tij në ndonjë natë të ftohtë dimri. I regjistruar vullnetarisht pranë forcave ushtarake amerikane, si njohës i mirë i disa gjuhëve, Anastas Tashko u emërua në vitin 1943 si përkthyes në Casablanca. Pasi kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Egjipt, ai i njihte mjaft mirë zakonet dhe traditat e Afrikës Veriore.

Viti 1944 e gjen Tashkon në uniformën e oficerit në bazën detare amerikane të Brindizit.  Ndodhej më pranë se kurrë Shqipërisë së tij të dashur, por nuk mundi t’i kalonte asnjëherë ato pak milje të Adriatikut. Tashko ishte tashmë pjesë e fatit të përbashkët të mijërave shqiptarëve të tjerë që mbetën jashtë murit socialist. Një oficer i ushtrisë amerikane, nuk mund të vizitonte vendlindjen e tij, edhe pse i vëllai i tij, Koço Tashko ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare. Anastas Tashko e kishte pranuar këtë fat të hidhur dhe e dinte mjaft mirë se nuk mund të ndryshonte realitetin që ndante dy botë krejt të skajshme.

Në përfundim të plotë të Luftës, në vitin 1945, kur Lufta e Ftohtë po ravijëzohej në të dyja kampet, Anastas Tashko e kishte pranuar tashmë të ardhmen. Larg politikës ai zgjedh talentin e tij të lindur, pikturën. Edhe pse nuk kishte kryer ndonjë shkollë të artit viziv, Tashko nisi të frekuentojë me dinjitet galeritë franceze.

Më 1947, jetoi dhe pikturoi në atelienë e piktori Albert Gleizes në Marsejë, ku u mahnit nga rryma kubiste, që kishte përpirë një brez të terë piktorësh evropianë. Që prej kësaj periudhe ai vendos të mbajë emrin e artit, Artur Tashko, që ishte edhe emri i djalit nga martesa e parë. Pas pesë vite udhëtimesh e ekspozimesh në France, Austri, Gjermani, Spanje, Portugali dhe Itali, piktori bëri një vizitë të fundit në SHBA me 1952. Çuditërisht jeta ushtarake e tërhoqi sërish dhe vendosi të kthehet në Evropë si përkthyes i bazës detare amerikane në Spanjë.

Në ambientet kulturore spanjolle ai njohu edhe gruan e tij të ardhshme, pianisten kolumbiane Rosa Alvarez, me të cilën kishte një diferencë moshe prej 30 vitesh. Në vitin 1960, çifti i ri zhvendoset në Londër, ku Anastas Tashko kërkon sërish të vizitojë Shqipërinë.

Dy kërkesa të tij pranë ambasadës shqiptare në Londër rrëzohen pa asnjë shkak. “Nuk e kuptoj pse Shqipëria më refuzon në këtë mënyrë,” shkruan ai në një letër, të dërguar në 1962 të vëllait Gaqo Tashko. “Kudo kam punuar me artin dhe kam bërë ekspozita, por fatkeqësisht ky zanat s’ka prokopi materiale. Kështu që kam patur nevojë të bëj tjetër gjë për të rrojtur, si përshembull mësime në gjuhën Inglisht- Spanjisht si dhe përkthime”. Mesa duket pikërisht kjo fjala e fundit, përkthime që ndryshe mund të kuptohej përkthyes në ushtrinë amerikane, e kishte damkosur për jetë atë në listën e personave të padëshirueshëm në Shqipëri.

Këto lista ishin aq të forta sa që, sipas një dëshmie gojore, shqiptarët këshilloheshin që mos t’i afroheshin as kur rastësisht gjendeshin në ekspozitat e tija në Europë apo Kolumbi. Udhëtimi i fundit aventurier i Anastas Tashkos zhvillohet në ishullin Trinidad- Tobago të Robinson Crousoe-s, heroit të fëmijërisë së tij. Me kalimin e viteve dhe me krijimin e një familjeje të vërtetë, Tashko kishte humbur diçka nga pasioni i tij për t’iu shmangur rutinës. Në vitin 1964, familja Tashko vendoset në Kolumbi, ku Anastasi kaloi 30 vitet e fundit të jetës si profesor i anglishtes në Universitetin e Bogotas. Në këto vite, ai humbi të gjitha lidhjet me Shqipërinë.

Mjafton të lexosh letrat e tij të shkruara në një shqipe të kulluar, ndonëse me ndonjë shkronjë të alfabetit të Stambollit, aty këtu, për të kuptuar mallin e një emigranti. “Tefta, Lekua dhe tani Gaqua. Këta i kam lënë fëmijë dhe i mbaj mend po ashtu. Koçua me Katerinën rrojnë, si dhe ku janë? Këtu nuk kam asnjë shqiptar. Kurrë s’flas shqip dhe as di seç ngjet në mes të shqiptarëve. Fan Noli rron? Të lutem më dërgoni ndonjë fotografi me fëmijët. Dërgomëni n’është e mundur një pllakë me ndonjë këngë prej Teftas, ndonjë klasikë më mirë” (Letër Liri Tashkos, 1967).

Por ai nuk do ta merrte kurrë përgjigjen e këtyre pyetjeve sepse letrat e familjarëve të mbetur në Shqipëri ktheheshin mbrapsht nga Posta. Në këto vite ishte zbuluar si “një armik” i partisë edhe vëllai i tij, Koço Tashko dhe oficeri amerikan kishte pësuar edhe një njollë tjetër në biografi.

Gjatë viteve në vazhdim, Tashko merr pjesë në disa ekspozita në Kolumbi duke i dhënë vetes në këtë mënyrë edhe epitetin e përfaqësuesit të fundit të kubizmit. Pasioni i tij për pikturën do të shkatërrohej vetëm në vitin 1989, në momentin që pësoi një tromboze cerebrale, e cila i paralizoi krahun për pesë vitet e fundit të jetës.

Edhe pse në moshë 90-vjeçare dhe i paralizuar, Tashko kërkoi të realizonte ëndrrën e tij për të vizituar Shqipërinë e largët në vitet e para të demokracisë. Rasti e solli që dy gazetarët kolumbianë, që transmetonin në valët e Radio Tiranës për marksistët e Amerikës Latine, të kishin kontakte me piktorin e njohur në atdheun e tyre. Në momentet që po largoheshin përfundimisht nga Shqipëria, vendi që kishte kapërcyer nevojën për të përhapur dritën e fanarit të socializmit në Botë, kolumbianët morën me vete edhe një letër nga Eno Koço, nipi i Anastasit.

Siç treguan më vonë gazetarët, plaku i paralizuar kishte nisur të qante ndërsa lexonte atë copë letër të ardhur nga Shqipëria. Kishte kërkuar të priste që të nesërmen një biletë për në Tiranë, por shëndeti e kishte lënë në baltë pikërisht atëherë kur asnjë ambasadë nuk mund ta ndalte mallin e tij.

Me këtë peng në zemër dhe i braktisur plotësisht nga vendi i tij, Anastas Tashko do të ndahej në vitin 1994 nga jeta, në shtëpinë e tij në Bogotanë e largët. Ishte shuar një aventurier i madh, me shpirtin e një piktori të magjishëm, por mbi të gjitha, një shqiptar i vërtetë.

Nga Mendrit Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 