Familja Dara, dijetarë të Katundit të Palaco Adrianit

E enjte, 2 Maj, 2024

Në familja arbëreshe Dara, fryma poetike është përcjellë brez pas brezi. Kështu shkruante studiuesi Kol Kamsi, në një artikull ku i referohet kësaj familjeje të nderuar. “Katundi i Palac Adrianit ka nxjerrë shumë njerëz dijetarë e shkrimtarë që janë marrë me lëvrimin e gjuhës shqipe, me mbledhjen e këngëve e të traditave historike të trashëguara prej stërgjyshërve.

Më e famshmja mes tyre është edhe familja Dara. Gavril Dara, plaku, lindi me 15 të Korrikut 1765 e vdiq me 19 Maj 1832. Këndimet e mesme i bëri në Seminarin Italo-Shqiptar të Palermit e në këtë qytet u diplomua në mjekësi e në drejtësi. Ishte i pari që filloi të mbledh nga goja e pleqve e plakave “kënkat e pleqërisë”. Ka hartuar edhe disa vjersha në gjuhën shqipe ndër të cilat është shumë e njohur ndër Arbreshët e Kolonivet të Siqilìs kënga fetare e Shën Lazrit. Ndriza Andrea Dara, i biri i Gavrilit, lindi me 17 Maj 1796.

Mësimet e para i kreu në Seminarin shqiptar dhe në Universitetin e Palermos mori laurën në drejtësi. Vdiq me 2 Prill 1872. Plotësoi përmbledhjen e këngëve të vjetra popullore që kishte filluar i ati. Ka lënë këto shkrime të pa botuara: “Fjalor shqip-italisht e italisht-shqip” (Vocabolario albanese-italiano e italiano-albanese) të pasur me fjalë e me një gramatikë të vogël; Ungjilli i Shën Mateut – (il Vangelo di San Matteo) përkthyer në dialektin shqip të Palac Adrianit; Doke e zakone të Palac Adrianit – (Usi e costumi di Palazzo Adriano).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 