Veprat e Alije Vokshit në Berlin – dialog për historinë e artit të Kosovës

E premte, 26 Prill, 2024

Jo pak veta e kanë theksuar se krijimtaria e Alije Vokshit – e para piktore shqiptare me diplomë në Kosovë – kaherë është dashur të shëtiste nëpër galeri ndërkombëtare edhe për vlerat që ka, por edhe për historinë. Por, një gjë e tillë ndodh tek tani, me ekspozitën e saj të parë personale jashtë vendit. Nëpërmjet 13 veprave, galeria “ChertLüdde” në Berlin synon ta nxisë hapjen e dialogut në lidhje me historinë e artit të Kosovës. Nëpërmjet krijimtarisë së saj nuk dallohet vetëm rrugëtimi i piktores

Veprat e Alije Vokshit, pionieres së pikturës në Kosovë, për herë të parë kanë dalë jashtë vendit me ekspozitë personale. “I Decided to Draw Bigger Hands”, (Vendosa të vizatoj duar të mëdha) titullohet ekspozita e hapur në “ChertLüdde” në Berlin. Titulli është shkëputur nga një intervistë e artistes në lidhje me portretin që ia realizoi së ëmës. Për pikturën, e cila është pjesë e 13 veprave që ekspozohen në Gjermani, ajo pati thënë se duart e zmadhuara në disproporcion theksojnë mundin dhe punën e nënës së saj. Ekspozita është realizuar në bashkëpunim me familjen e Alije Vokshit dhe kuratoren nga Kosova Hana Halilaj.

Alije Vokshi është gruaja e parë që kreu studimet për pikturë në Kosovë. Më herët, veprat e saj ishin ekspozuar jashtë vendit vetëm nëpërmjet ekspozitave kolektive.

Kuratorja Hana Halilaj ka thënë për “Kohën” se ekspozita shfaq ndikimin që ka pasur konteksti socio-politik në Kosovë në artin e Vokshit. E, sipas galerisë “ChertLüdde”, përmes kësaj ekspozite krijohet mundësia që të nisë një dialog për artin modern të Kosovës.

Ekspozita – që është hapur më 6 mars dhe mund të vizitohet deri më 17 prill të këtij viti – përfshin punimet e saj më të njohura: një seri portretesh ekspresioniste që përshkruajnë emocionet dhe tiparet e dallueshme të personazheve të saj, të cilët shpesh ishin anëtarë të familjes ose të huaj, pamja e të cilëve e rrëmbeu. Fillimisht portretet e Vokshit dominoheshin nga nuancat e ngjyrës kafe, të zezë, të bardhë dhe të kuqe të zbehtë – ngjyra të nxjerra nga veshjet tradicionale shqiptare në rajonin e Dukagjinit, prej nga vjen familja e saj. Punimet e tjera në ekspozitë përfshijnë një seri vizatimesh dhe pikturash abstrakte, të cilat u realizuan gjatë luftës në Kosovë. Transicioni stilistik nga ekspresionizmi figurativ në abstraksion erdhi si reflektim i luftës së tmerrshme që shkatërroi Kosovën.

Transformimi i ngjarave para e pas luftës

Vokshi, gjatë asaj periudhe, realizoi vepra që karakterizoheshin nga ngjyra më të errëta si homazhe për ata që humbën jetën në masakrën e Reçakut në vitin 1999. E punimet e realizuara pas luftës përfshijnë ngjyra më të ndritshme dhe figura abstrakte në lëvizje.

Hana Halilaj është kuratore e pavarur, e cila ndjek studimet master në Qendrën për Studime Kuratoriale në Kolegjin Bard në New York. Gjatë vitit 2019 ajo ishte duke hulumtuar për historinë e artit në Kosovë, gjatë ish-Jugosllavisë. Gjersa mësonte më shumë për aspektin politik dhe social të asaj kohe, nisi një interesim më i madh për artin e Alije Vokshit.

“Prandaj isha entuziaste që të kem një mundësi për ta ekzaminuar artin e saj dhe për ta prezantuar vendosmërinë e palëkundur të saj, qëndrimet progresive përkundër sistemit patriarkal në art. Kështu që isha e etur të kisha një mundësi për ta shqyrtuar nga afër punën e saj dhe për ta zhvilluar një kornizë që paraqet vendosmërinë e palëkundur të Vokshit, qëndrimet progresive pavarësisht nga sistemi artistik patriarkal dhe pa ua vënë veshin qëndrimeve margjinalizuese ndaj artit së saj”, ka thënë Halilaj, e cila më herët kishte punuar në galerinë “Lambdalambalambda” në Prishtinë.

Ajo ka treguar se kanë përzgjedhur vepra që më së miri reflektojnë praktikat, kontekstin dhe kalimet nëpër stile të ndryshe.

“Përderisa kapja e shprehjeve emocionale mbeti në qendër të praktikave të Vokshit, ajo e ndryshoi stilin e saj duke kaluar nga ekspresionizmi figurativ tek ekspresionizmi abstrakt dhe vizatimet. Veprat e Alije Vokshit kanë qenë thellësisht të ndikuara nga konteksti socio-politik në Kosovë dhe mundësitë për të krijuar në një sistem patriarkal që margjinalizonte artistet. Pa u trembur, ajo gjithmonë u dha prioritet praktikave të saj të artit, përkundër presionit që t’i pranonte pritshmëritë që kishte shoqëria për gratë. Vokshi ishte këmbëngulëse dhe sot dallohet si pjesë e artistëve me të mirë të kohës së saj”, ka thënë Halilaj. Ka falënderuar vajzën e artistes, Artën, që ka ndarë me të dokumente e materiale të tjera me rëndësi, e po ashtu edhe perspektivën e saj personale në lidhje me veprat e së ëmës. Sipas Halilajt, kjo qasje personale i ka ndihmuar shumë procesit.

“Sigurisht, krijimtaria e Vokshit është dashur të shpalosej edhe më herët jashtë vendit. Sidoqoftë, kjo gjithashtu hap një diskutim në lidhje me rolin e përjashtimit dhe përfshirjen në kontekstin vendas, por edhe ndërkombëtar, si dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në rikonfigurimin e narratives së artit në Kosovë”, ka thënë Halilaj. Sipas saj, Vokshi nuk është e vetmja artiste që ka vështirësi ta prezantojë artin e saj. “Fatkeqësisht, edhe në ditët e sotme, artistëve në ngritje u mungojnë mundësitë që të përfshihen në ngjarje ndërkombëtare, edhe pse kjo shpresoj që po ndryshon ngadalë”, ka thënë Halilaj, që ishte praktikante në programin ndërkombëtar në “Muzeun e Arteve Moderne” dhe në Departamentin kuratorial në organizatën “Storefront for Art and Architecture” në New York.

Reflektimi i ndryshimeve politike e sociale

Galeria “ChertLüdde”, e hapur në vitin 2008 nga Jennifer Chert, ka treguar se ka interesim për artin në Kosovë.

“Që nga fillimi i hapjes së galerisë kemi shfaqur punën e Petrit Halilajt dhe në këtë pranverë po planifikojmë ta hapim një ekspozitë të Doruntina Kastratit. E, po ashtu, kemi vizituar Kosovën rregullisht në këto vitet e fundit. Ky bashkëpunim me Hana Halilajn për ekspozitën e Alije Vokshit vjen si rezultat i një miqësie dhe bashkëpunimi që ka nisur para shtatë vjetësh dhe falë saj dhe familjes së Vokshit ky projekt ka ardhur në Berlin”, ka shkruar Chert në e-mailin dërguar KOHËS.

Alije Vokshi

Ka treguar se ekspozita paraqet një përmbledhje të karrierës së gjatë nëpërmjet veprave të periudhave dhe temave të ndryshme. Në këtë mënyrë, sipas saj, vizitorët e kanë mundësinë të zhyten në jetën e artistes, të shohin nëpërmjet veprave të saj sesi skena nga përditshmëria dhe jeta private kryqëzohen me ngjarje politike dhe ndryshime sociale.

“Përmes hulumtimit të bërë mbi veprën Alije Vokshit, ne kemi mundësinë ta hapim një dialog në lidhje me historinë e artit të Kosovës dhe rrëfimet e anashkaluara brenda këtij konteksti”, ka shkruar tutje Chert. Galeria programin e saj e fokuson tek artistët ndërkombëtarë në ngritje dhe zhvillimet me rëndësi historike, duke eksploruar me mediume të ndryshme, përfshirë skulpturën, pikturën, fotografinë, vizatimet, video-performancat dhe instalacionet.

Më 2019, Galeria Kombëtare e Kosovës, në kuadër të ekspozitës “Burrneshat” me kuratore Arta Aganin, kishte ekspozuar veprën “Ina” të Alije Vokshit. E para tre vjetësh, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, piktorja me nam në Kosovë ishte rikthyer në vëmendjen e publikut nëpërmjet ekspozitës “Alije Vokshi – një retrospektivë”, e kuruar nga Lorik Sylejmani. Artisti, i cili ishte rritur duke parë veprat e artistes e njëherësh edhe tezes së tij, kishte zgjedhur t’i ekspozonte 10 piktura dhe 10 vizatime. Përzgjedhjen e kishte bërë prej 120 veprave që i kishte atëkohë në studion e saj.

Sylejmani ka thënë se publiku gjerman do të njoftohet me një artiste të madhe shqiptare dhe do të kuptojë më shumë për një periudhë të fuqishme arti, të cilën e reflekton artistja Vokshi.

“Është shpalosur një gamë e gjerë punësh nëpër periudha të ndryshme kohore, që tregojnë fuqishëm punën e madhe të artistes. Kohët po ndryshojnë. Bota e mas-mediave po e bën të veten. E njëjta përmbledh këtë ekspozitë, e cila jo vetëm në Gjermani, por edhe nëpër shumë metropole, do të duhej të ishte shfaqur për artdashësit dhe jo vetëm tani, por edhe shumë vite më parë”, ka thënë ai.

Alije Vokshi u lind në Prishtinë në vitin 1945. Ajo studioi në Fakultetin e Arteve në Beograd. Në një kontekst socio-politik, ku pak gra kishin mundësinë ta ndiqnin arsimin e lartë, veçanërisht në art, Vokshi u bë pioniere e artit në Kosovë. E vendosur për t’u bërë një piktore e njohur në një skenë të dominuar nga burrat, ajo u zhvendos në Paris në vitin 1977, për t’i ndjekur studimet në “Académie de la Grande Chaumière” para se të kthehej në Beograd për ta fituar gradën master./ Koha.net

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 