24 vite nga tragjedia e Otrantos/ Historia e trishtë e dy vëllezërve Xhavara

E premte, 3 Maj, 2024

Kanë kaluar 24 vite nga një nga tragjeditë më të mëdha që ka njohur populli shqiptar, ku në Kanalin e Otrantos humbën jetën 81 person, pjesa më e madhe familjarë, fëmijë dhe gra. Një histori e dhimbshme nga kjo tragjedi është edhe ajo e Krenaar Xhavara dhe vëllait tij. Të dy humbën bashkëshortet dhe fëmijët.

Krenar Xhavara, vetëm 28 vjeç atëherë e sot mbi 50, kujton se si në 8 minuta pa me sytë e tij të fundosej anija ku në bord ishte bashkëshortja, vajza 6-muajshe dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Unë humba gruan dhe një fëmijë, ndërsa vëllai im humbi 3 fëmijë dhe gruan”, thotë Krenari.

Në 28 mars 1997, nga Porti i Vlorës u nis drejt Brindizit anija me 115 qytetarë shqiptarë, ku, pas disa orë lundrimi, u përplas me anijen italiane Sibila, gjë që shkaktoi tragjedinë më të madhe, ku humbën jetën 81 persona, e që sot njihet si tragjedia e Otrantos.

“Unë isha nga mbrapa anijes, kur shikoj majën e Sibilës që na goditi. Anija u përmbys. Unë dhe disa të tjerë u gjendëm 20-30 metra larg anijes nga goditja që pësuam. Anija qëndroi për 8 minuta e batuar. Italianët nuk u munduan fare që të shpëtonin anijen tonë”, kujtote Xhavara.

Krenari tregon se u përpoq të notonte drejt anijes për të shpëtuar familjen, por qe e pamundur. Por, ende sot, pas 24 vitesh, ai thotë se drejtësia nuk ka shkuar në vend: “Kërkojmë që shteti të marrë në mbrojtje të drejtat tona”.

Në tragjedinë e Otrantos shpëtuan vetëm 34 persona, 57 trupa u nxorën nga fundi i detit dhe 24 rezultuan të humbur.

Historiku i mbytjes së anijes “Katri i Radës”:

Në marsin e vitit 1997 Vlora, si edhe gjithë Shqipëria, ishin përfshirë në një anarki totale, ku shteti nuk funksiononte. Në datën 27 mars 1997 një grup trafikantësh kishin rrëmbyer nga Saranda mjetin “Katri i Radës” dhe e sollën atë në Vlorë. Kjo anije ishte pjesë e strukturës së Bazës Detare të Limionit, Sarandë, me numrër bordi A-451. Anija u bregëzua në molin “ZERO” të Portit të Vlorës dhe deri në mbasditen e datës 28 mars 1997 në të u imbarkuan rreth 115 vetë për lundrimin e tokës së premtuar, drejtë Italisë.

Eksodi shqiptar drejt Italisë kishte kohë që kishte filluar. Për të shkuar drejt Italisë u përdorën të gjitha mjetet detare të mundshme, anijet e peshkimit, tregtare, pa kursyer edhe anijet ushtarake. Për përballimin e kësaj situate, Italia kishte krijuar një bllokade detare, me qëllim pengimin e kalimit të anijeve shqiptare drejt Italisë. Në datën 28 mars 1997 fregata italiane “ZIFERO” (F 577) dhe korveta “SIBILA” (F-588) patrullonin në Kanalin e Otrantos.

“Katri i Radës” u nis nga Porti i Vlorës me 115 vetë në mbasditen e datës 28 mars 1997 me destinacion Brindizin Italinë, duke lundruar nëpërmjet Kanalit Jugor të Gjirit të Vlorës. Kapiten i anijes “Katri i Radës” (A-451) ishte Namik Xhaferri. Sapo “Katri i Radës” (A-451) doli nga Kanali Jugor i Gjirit të Vlorës u identifikua nga fregata italiane “ZIFERO” (F 577). Kapiteni i fregatës “ZIFERO (F-577) i bëri disa thirrje “Katrit të Radës” për t’u kthyer mbrapa, por thirrjet ishin të pasuksesshme. Në kuvertën e “Katrit të Radës” dalloheshin rreth 30 vetë.

Në pamundësi të ndalimit të “Katrit të Radës, fregata “ZIFERO” (F-577) ia kaloi detyrën karvetës “SIBILA” (F-588). Tashmë “Katri i Radës” kishte mbërritur në mes të Kanalit të Otrantos. Veprimet e komandantit të korvetës “SIBILA” (F-588), kapiten i rangut të tretë Fabrizio Laudadio, u bënë agresive. Në orën 16:30 ai bëri një manovër kërcënuese duke iu afruar “Katrit të Radës” më shumë se normat e lejuara. Afrimi ishte fatal dhe “Katëri i Radës” u përmbys dhe mbyt menjëherë. Korveta “SIBILA” (F-588) kishte një tonazh prej 1300 ton, kurse “Katri i Radës” kishte një tonazh prej vetëm 40 ton.

Mbas mbytjes së “Katrit të Radës, ndihma e korvetës “SIBILA”(F-588) nuk ishte e menjëhershme. Nga 115 veta që gjendeshin në bord, 34 vetë mundën të mbijetonin dhe u transferuan në Brindisi. Në 19 tetor 1997, pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxori nga 823 metra thellësi anijen “Kateri i Radës” (A-451). Brenda në anije u gjendën 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë. 23 vetë nga kjo tragjedi ende janë të humbur.

Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997 pati një jehonë shumë të madhe ndërkombëtare, edhe për faktin e deklaratave kontradiktore në politikën italiane. Në 5 prill 1997, deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaroi se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh.

Marina Luftarake Italiane menjëherë, në datën 29 mars 1997, nisi një hetim të brendshëm, ku konkludoi se kontakti mes anijeve “Sibila” dhe “Katri i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes. Në 17 nëntor 1998 Prokuroria e Brindisit përfundoi hetimin për këtë tragjedi. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Brindisit vendosi që Namik Xhaferi, drejtuesi i anijeas “Katri i Radës” të dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni i rangut të tretë Fabrizio Laudadio, komandant i korvetës “SIBILA” (F-588) të dënohet me tre vjet heqje lirie. Në vitin 2011 dënimi i tyre u ulën respektivisht në tre dhe dy vjet.

Në 29 janar 2012 në qytetin e Otrantos u inagurua monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me mbistrukturën e anijes shqiptare“Katri i Radës (A-451) . Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Luftarake Italiane. Dy pjesë të anijes “Katri i Radës”, u kthyen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizuan një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit. Në vitin 1998 trupat e të mbyturve në Tragjedinë e Otrantos u sollën në Vlorë dhe u varrosën me një ceremoni shtetërore në Vorrezat e Qytetit të Vlorës.

Si anija “Katri i Radës” Flota Luftarake Shqiptare ka patur katër copë. Sot ka ngelur vetëm një, tepër e dëmtuar dhe në gjendje të mbytur në Raguza 2, Karaburun. Ndoshta nxjerrja e saj dhe krijimi i një monumenti të qytetin e Vlorës do të ishte një nderim i munguar për këtë tragjedi dhe 81 jetët njerëzore që humbën jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.