Zgjedhjet 2021/ Shqipëria nisi sot garën elektorale

E hënë, 13 Maj, 2024

Dy partitë kryesore të Shqipërisë celën fushatën elektorale me një orë diferencë nga dy sheshet ikonë të kryeqytetit. Pasditen e sotme Partia Socialiste zgjodhi sheshin Skënderbej, historikisht vendi i preferuar nga PD-ja, për prezantimin e kandidatëve në këto zgjedhje. Ndërsa Partia Demokratike kishte zgjehdur sheshin “Nënë Tereza”.

Duke vendosur shëndetin mbi politikën PS e nisi fushatën vetëm në prani të kandidatëve, pa pjesëmarrës të tjerë, duke respektuar masat ndaj COVID-19.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se kërkon një mandat të tretë, me qëllimin për të çuar përpara reformat e nisura.

“Mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, mandati i tretë i PS, nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetarë bashkish, mandati i tretë i PS nuk është për karrigen e askujt, por mandati i tretë është që Shqipëri të mos kthehet kurrë mbrapa. Mandati i PS bën të pakthyeshme të gjitha reformat, e kundërta do të thotë humbje e të gjithë përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim me siguri, aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më”, tha ai.

Ndërsa Partia Demokratike ndoqi modelin e fushatës së Presidentit aktual të SHBA-së.

Në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00, PD-ja mblodhi qindra simpatizantë, të cilët me flamuj kombëtarë dhe atë të subjektit politik kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të shumtë të pranishëm në shesh u zotua veç të tjerash, se detyra e tij e parë madhore kur të zgjidhet kryeministër është të fusë vendin në Bashkimin Evropian.

“Sot vij para jush për të shpallur një tjetër mision; kur të më zgjidhni kryeministër, detyra ime e parë madhore është futja e Shqipërisë në BE”, tha kryedemokrati.

Basha premtoi se në 25 prill do të marrë fund tranzicioni i gjatë shqiptar, duke bërë të mundur që më të mirët të drejtojnë fatet e vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka kërkuar nga partitë politike të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.