98 vite më parë lindi Gjon Shllaku, përkthyes i shquar i klasikëve botërorë

E diel, 19 Maj, 2024

Gjon Shllaku lindi në Shkodër më 24 mars 1923. Shllaku ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë.

Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë.

Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.

Ishte vetëm 22 vjeç, më 1946 kur regjimi komunist e dënoi me 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj.

Më 25 dhjetor të 1995 i jepet titulli “Profesor” nga komisioni i kualifikimit shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë. Në prill të 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”.

Po ashtu dekorohet me Urdhrin Naim Frashëri i Artë nga presidenti. Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut e Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 