Rei Pullazi, basketbollisti i njohur shqiptar në Itali: Seria A, synimi im

E diel, 28 Prill, 2024

Rei Pullazi është një basketbollist i talentuar shqiptar, i cili ka lindur në Romë dhe luan për skuadrën e Bergamos në Itali. Prej rreth 14 vitesh, Pullazi i është dedikuar sportit të basketbollit dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë tregon për fillimet, pasionin e tij dhe rutinën e një sportisti.

Ai thekson se për shkak të pandemisë, kampionati ka nisur më vonë dhe tani i duhen të luajnë pothuajse çdo 3 ditë, çka ka sjellë dhe vështirësi në ripërtëritjen fizike të trupit nga lodhja. “Normale që unë dua të fitoj gjithmonë, edhe kur humb, fitoj gjithmonë pasi nxjerr një mësim, kështu është mentaliteti im”, – shprehet Pullazi.

“Për mua Pandemia nuk ma ka ndryshuar shumë rutinën. Si basketbollist unë bëj një jetë të njëjtë pothuajse çdo ditë. Sigurisht që ka ndikuar në disa gjëra, siç janë darkat ose daljet me miqtë, por për mua është shumë e rëndësishme është që vazhdoj të luaj, të punoj”, shprehet basketbollisti Pullazi.

Ai tregon se në fillim merrej me futboll, por ishte një shoku tij që e shtyu të provojë të luaj basketboll. “Dëshira ime për basketbollin lindi krejt rastësisht, një shoku im më tha hajde të provosh të luash në basketboll dhe aty nisi të më pëlqej ky sport. Unë isha pak i shëndosh, sepse mami shqiptare më thoshte gjithë kohës ha, ha. Aty nisa të bie në peshë dhe pasioni im për basketbollin ishte ai që doja të ndiqja në të vërtetë. Gjëja më e vështirë e pandemisë është se nuk jam kthyer në shtëpi që nga data 5 gusht, më mungojnë shumë”, shprehet Rei Pullazi.

Ai tregon se synon të jetë protagonist në Seria A, ndërsa përsa i përket angazhimin me kombëtaren kuq e zi, për momentin nuk e shikon të arsyeshme: “Ndeshjen e parë të jetës sime sdo e harroj sepse ka luajtur 20 sekonda, por me kalimin e kohës gjërat erdhën drejt përmirësimit. Kam tri kampionate të fituar. Gjithsej kam fituar shumë ndeshje, nuk jam mësuar me humbje.  Ëndrra më e madhe për mua të luaj në Olimpia Milano, gjithashtu të luaj për Seria A. Mundësitë i kam pasur, por dëshiroj kur të shkoj të jem protagonist dhe jo thjesht për të thënë se jam në Seria A. Shqipërinë e dua shumë, por nuk e mendoj si objektiv timin, të vij të luaj për Shqipërinë”, shprehet Rei Pullazi në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

Sipas basketbollistit shqiptar pa punë nuk bëhesh dot asgjë dhe as basketbollist: “Prindërit e mi më kanë mësuar ta duam punën, ato kanë bërë çdo gjë këtu në Itali për mua dhe motrën. Mund të jesh talent, por pa punë gjithçka merr fund. Duhet punë çdo ditë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 