Lojtari që refuzoi Zvicrën: “Dua të fitoj Botërorin me Shqipërinë”

E premte, 17 Maj, 2024

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të ri të Kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet me Empolin në Serinë B.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “pianetaserieb”, ku ka treguar se zgjedhja  per të luajtur me Shqipërinë ishte e natyrshme dhe se nuk duhet të habitet njeri.

“Zgjedhja për të luajtur me Shqipërinë ishte e natyrshme, nuk ka asgjë për t’u habitur. Fola me prindërit e mi dhe vendimin e kam marrë me zemër”, është shprehur Nedim Bajrami për “pianetaserieb”.

Konfirmimin për afrimin e këtij lojtari me fanellën kuqezi e dha pak ditë më parë edhe trajneri Edi Reja. Trajneri i Zvicrës U-21, Mario Lustrineli, bëri gjithçka për ta bindur, por nuk ia doli.

Bajrami po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Empolin, duke qenë një nga lojtarët lider për skuadrën që udhëheq Serinë B dhe është shumë pranë ngjitjes në nivelin më të lartë të futbollit italian. “Tek Empoli jam shumë mirë. Qyteti është i qetë dhe njerëzit janë të sjellshëm. Ndihem mirë edhe me skuadrën dhe trajnerin. Dionisi më ka ndryshuar rolin dhe po jap më shumë për skuadrën”, – ka thënë më tej mesfushori fantasist.

Paraqitja e mirë sezonale ka bërë që emri i Bajramit të figurojë që tani në listat e merkatos së klubeve më të mëdha italiane, mes tyre Juventusi dhe Napoli, së fundi dhe Atalanta. “Vërtet më kërkojnë? Për momentin mendoj vetëm për Empolin. Seria B është një kampionat i vështirë, më i fortë se Seria A në Zvicër. Fitorja me Viçencën na ka dhënë shumë besim dhe mund t’ia dalim të ngjitemi në Serinë A”, – shprehet lojtari i lindur në Tetovë dhe me nënshtetësi zvicerane.

“Dua të shkoj në Botëror me Shqipërinë, edhe pse e di shumë mirë se grupi ku bëjmë pjesë është shumë i vështirë”, – thekson në fund Bajrami, që do të jetë një nga risitë e trajnerit Reja në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e para kualifikuese të “Katar 2022” me Andorrën dhe Anglinë.

Bajrami është një mesfushor i avancuar dhe me formën që gëzon pritet të luajë në këto ndeshje, ndoshta edhe titullar. Ai pritet ta ndihmojë shumë sulmin me fantazinë e tij. Ndoshta ka ardhur momenti që kuqezinjtë më në fund të kenë në skuadër Ervin Skelën e ri, aq shumë të kërkuar vitet e fundit. Bajrami ka luajtur me të gjitha ekipet kombëtare të moshave në Zvicër, por tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 