Kinë/ Eranda Allmetaj, pedagogia shqiptare që përgatit diplomatët e së ardhmes

E premte, 3 Maj, 2024

Eranda Allmetaj, pas përfundimit të studimeve në Tiranë, vendosi të ndjek studimet e doktoraturës në Kinë. Allmetaj nisi të ushtroj profesionin e saj në të njëjtin universitet ku dhe studio “Djepi i Diplomacisë”. Ajo ka realizuar disa artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit ndër të cilët përmendim: “Dy poetë socialë, Migjeni dhe Lu Xun përmes fjalëve çelësa” etj. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Eranda Allmetaj tregon se ndihet e privilegjuar dhe e vlerësuar që është pjesë e stafit akademik së bashku me profesoreshat kineze, të njohura me emrat shqiptarë Gjina, Moza, Shqiponja dhe Bora.

Eranda, pasi përfunduat studimet në Tiranë, ju vendosët të vazhdoni karrierën tuaj në Kinë. Pse ky vendim?

Universitetet kineze, për shkak të seriozitetit profesional dhe programit të larmishëm, çdo ditë e më shumë po tërheqin vëmendjen e studentëve të dalluar nga vende të ndryshme të botës, ndaj ky fakt nuk mund të mos ndikonte në përzgjedhjen time për të vijuar studimet e doktoraturës në Pekin. Arsye të tjera lidhen kryesisht me sugjerimet e profesorëve të mi dhe familjarëve të cilët e kanë ndjekur rrugëtimin tim drejt dijes me përkushtim. Këshillat e tyre të vlefshme më kanë ndihmuar që gjithmonë të marr vendimet e duhura sa i përket aspektit studimor dhe profesional.

Shtuar kësaj edhe fakti që universiteti në të cilin kam studiuar dhe aktualisht punoj njihet si “Djepi i Diplomacisë”. Është universiteti i cili aftëson dhe përgatit diplomatët e së ardhmes.

Keni studiuar në Universitetin e Tiranës në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë, përse vendosët që studimet tuaja t’i fokusonit në marrëdhëniet e letërsisë shqiptare dhe asaj kineze?

Duke qenë se studimet e doktoraturës po i vijoja në Kinë, njohja më nga afër e literaturës dhe letërsisë kineze shërbeu si shtysë për të thelluar këto njohuri në nivel shkencor. Fillimisht njohja e veprave të shkrimtarit kinez Lu Xun më ka zgjuar interes të menjëhershëm duke qenë se ngjasonte shumë me krijimtarinë e Migjenit. Kjo ishte përshtypja e parë, ndaj kaq mjaftoi për t’i konkretizuar kërkimet e disa viteve në një studim të përmbledhur në disa aspekte të cilat nxjerrin në pah pikëtakime ndërmjet letërsisë kineze dhe asaj shqiptare, përkatësisht edhe të shkrimtarëve Lu Xun dhe Migjenit.

Përpos arsyeve objektive me bazë shkencore, një shtysë e madhe për të ndërmarrë një punë kërkimore të tillë ka qenë mungesa e mëparshme e një studimi ndërmjet letërsisë së dy vendeve, si dhe dëshira për të sjellë në vëmendjen e lexuesve shqiptarë dhe kinezë të përbashkëtat letrare, të ndikuara nga rrethanat historike dhe kulturore të kohës. Një punë sfiduese për shkak të mungesës së studimeve të mëparshme, por rezultoi të përmbyllej me sukses duke shpresuar që do të shërbejë si një gur themeli në studimet e mëtejshme të njohjes reciproke të letërsisë  ndërmjet dy vendeve.

Keni publikuar një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit ndër të cilët përmendim: “Dy poetë socialë, Migjeni dhe Lu Xun përmes fjalëve çelësa”, po punoni mbi artikuj të tjerë?

Angazhimi im profesional është i ndarë ndërmjet auditorit dhe studimit, ndaj ky i fundit zë një vend të veçantë në kohën që i përkushtoj. Aktualisht po merrem me studime që sjellin në vëmendjen e lexuesve shqiptarë shkrimtarë dhe vepra të reja kineze. Për shkak të angazhimeve përmbyllja dhe publikimi i tyre do të duhet të marrë kohën e nevojshme.

Për fat të keq, letërsia kineze nuk është shumë e njohur për lexuesit shqiptarë, por vlen për t’u përmendur fakti që vitet e fundit ka një përpjekje të vazhdueshme për të pasuruar libraritë shqiptare me vepra kineze.

Krahas letërsisë, kultura kineze, e pasur me tradita mijëravjeçare, më zgjon interes për ta njohur dhe studiuar, më pas ndoshta për ta konkretizuar me ndonjë shkrim.

Aktualisht jeni pedagoge dhe studiuese pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University) në katedrën e Gjuhës Shqipe. Na tregoni pak për eksperiencën tuaj si pedagoge. Si janë raportet me nxënësit, ka nxënës nga vende të ndryshme të botës?

Vlen të theksohet që katedra e gjuhës shqipe në Pekin është katedra e parë dhe e vetme në kontinentin aziatik. Ajo është hapur për herë të parë në vitin 1961 pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit.

Ndër vite, pjesë e kësaj katedre kanë qenë profesorë të shquar kinezë dhe shqiptarë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përçimin e gjuhës dhe kulturës shqipe tek studentët kinezë. Ndihem e privilegjuar dhe e vlerësuar që jam pjesë e stafit akademik së bashku me profesoreshat kineze, të njohura me emrat shqiptarë Gjina, Moza, Shqiponja dhe Bora. Kontributi i tyre është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm në drejtimin e Katedrës, por edhe në fushën e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe studimeve shkencore, përkthimeve dhe nismave të ndryshme në funksion të thellimit të studimeve shqiptare.

Pranë katedrës, vitet e fundit është hapur edhe Qendra e Studimeve Shqiptare e cila ka në fokus studimin e aspekteve të ndryshme shqiptare si historia, letërsia, gjuha, kultura etj.

Sa u përket studentëve ato janë nga qytete të ndryshme të Kinës. Mirësia dhe përkushtimi i tyre janë vlerë e shtuar në funksion të njohjes së kulturës dhe gjuhës shqipe. Janë pikërisht këto studentë  që  e bëjnë profesionin dhe qëndrimin tim në Kinë  më të bukur. Koha dhe bisedat që ndajmë së bashku janë pjesa më frytdhënëse dhe e veçantë e ditës.

Sa e vështirë ishte për ju përshtatja me një vend si Kina?

Gjërat apo situatat e reja në jetën e gjithësecilit kërkojnë kohën e nevojshme për t’u njohur dhe perceptuar sipas këndvështrimit individual, deri në momentin që konkretizohen në perceptim dhe ndijim.

Fillimet e mia në Kinë kanë qenë sfiduese; mund të them një sfidë shpirtërore, e cila herë më krijonte drojë e herë të tjera zbulim të dimensioneve të reja. Them sfidë shpirtërore, pasi praktikisht kisha gjithçka, ndërkohë që shpehsherë ndihesha e përhumbur në një botë të madhe gjeografikisht dhe kulturalisht.

Përshtatja ka qenë graduale, ku krahas jetës akademike, fillova të kisha edhe një përditshmëri me një rutinë të zakonshme. Mund të them që një rol shumë të madh në përshtatjen dhe të ndjerit mirë kanë pasur profesoreshat kineze të gjuhës shqipe, të cilat më kanë ofruar mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore. Ndjesi këto që e bëjnë qëndrimin tim në Kinë çdo ditë e më kuptimplotë. Përpos çdo arritje profesionale apo personale, janë pikërisht marrëdhëniet njerëzore që krijojmë ato që e bëjnë një ambjent të pranueshëm dhe të dashur për ne.

Tashmë Kina i është kthyer normalitetit dhe COVID duket si e shkuar apo jo?

Krahasuar me vende të tjera të botës, situata në Kinë duket tejet normale. Institucionet e ndryshme kanë filluar aktivitetin dhe studentët i janë kthyer auditoreve për të vijuar rrjedhën normale të mësimit. Po ashtu, qytetarët po jetojnë përditshmërinë e tyre të zakonshme, duke mos harruar kujdesin për veten dhe të tjerët përreth. Disiplina dhe mirë edukimi kanë qenë tepër ndikuese në mbajtjen e situatës nën kontroll dhe të një frymë shpresëplotë se shumë shpejt gjithçka do të rikthehet si më parë.

Do vazhdoni të jetoni në Kinë për një kohë të gjatë, apo e mendoni kthimin në Shqipëri?

Prej disa vitesh jetoj ndërmjet Shqipërisë dhe Pekinit. Pavarësisht studimeve dhe punës, qytetarët kinezë kanë pushime dimërore, krahas atyre verore, ndaj kjo më jep mundësinë që të vij dy herë në vit në Shqipëri dhe të qëndroj për disa ditë.

Nuk mund të parashikoj vendimet e së ardhmes pasi ato varen nga rrethanat, por mund të them që momentalisht jam e lumtur me zgjedhjen që kam bërë dhe vitet e jetuara në Kinë kanë qenë dhe vijojnë të jenë tepër të frytshme dhe ndikuese në formimin tim profesional dhe jo vetëm.

Mund të pohoj që, Kina zë një vend të veçantë tek unë. Pavarësisht çfarë do të më rezervojë e ardhmja, vëmendja rreth studimeve të letrave dhe botës kineze do të jetë pjesë e pandarë e punës sime.  Është vendi që më krijoi mundësi pafund në rrugëtimin tim drejt dijes, ndaj mirënjohja është e madhe.

Na tregoni disa detaje rreth vetes, përpos karrierës, kush është Eranda, cilat janë pasionet që ju keni etj.?

Pasioni im më i madh kanë qenë dhe vijojnë të mbeten librat, pavarësisht se qasja ndaj tyre ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe me formimin profesional. Më parë kaloja shumë kohë duke lexuar për kënaqësi, ndërsa tani të lexuarit është kthyer edhe në profesion. Shpeshherë, më duket sikur syri i stërvitur profesional në leximin e veprave e ka vrarë paksa “lexuesin naiv” brenda meje. Kjo pasi tani është e pamundur që të lexoj një vepër letrare thjesht dhe vetëm për kënaqësi, pa e parë në këndvështrimin e aspektit studimor.

Krahas kohës që kaloj në auditor, pjesa tjetër e ditës i dedikohet kryesisht përgatitjes së leksioneve, studimeve individuale apo leximeve të ndryshme.

Përpos kohës që më pëlqen të kaloj me familjen dhe miqtë e ngushtë, aspekte të tjera prej të cilave marr kënaqësi apo më pëlqen që t’i bëj, mund t’i konsideroj si aktivitete normale që përfshin përditshmëria e çdokujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 