Ganimete Kalludra, një tjetër histori suksesi në Suedi

E premte, 29 Mars, 2024

30 vjet më parë, Ganimete Kalludra ishte në fokusin e mediave suedeze si një adoleshente që tregonte për vuajtjet, masakrat dhe persekutimin e familjes së saj dhe të të gjithë shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave policore e militare serbe.

Sot, 3 dekada më pas ajo është sërish në vëmendjen e mediave dhe autoriteve suedeze, por këtë radhë si një shembull sesi një drejtuese duhet të jetë.

Në vitin 2016, asaj iu dorëzua titulli si “Drejtuesja më e mirë e vitit” në Norrtälje të Stockholmit, një nga komunat model të përkujdesjes shëndetësore ndaj qytetarëve si dhe veçanërisht ndaj moshës së tretë. Në vitin 2019 u nominua për çmimin prestixhioz “Molla e artë” në lidership në rajonin e Stockholmit dhe sërish në vitin 2020 u nominua për titullin “Drejtuesja e vitit 2020”.

Për të promovuar punën e saj dhe të institucionit që aktualisht drejton prej 2,5 vitesh si Drejtoreshë në asosiacionin kommunal për shëndetësinë dhe përkujdesje, Ganimetja do të mbajë një leksion në Stockholm gjatë muajit maj, në një takim kombëtar mbi shëndetësinë ku do të prezantojë “Norrtälje modelen” si një shembull unik në Suedi, nëpërmjet të cilit është bërë e mundur që të vendosen nën një “ombrellë” zgjedhja e shërbimit shëndetësor nga individët, shërbimi mjekësor shtëpiak si dhe rehabilitimi.

Sipas saj, rasti më tipit i funksionimit perfekt të kësaj skeme ishte situata e Pandemisë, gjatë së cilës aktorët privatë dhe komuna e Norrtälje bashkërenduan punën e tyre dhe morën masa në kohë rekord për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar.

Komuna e Norrtälje në Veri të Stockholmit mesa duket nuk ka mundur ta mbajë dot më gjatë Ganimeten në drejtimin e saj, pasi ajo tashmë që nga muaji maj 2021 e në vazhdim do të drejtojë Drejtorinë e Shëndetit në komunën Vallentuna, një tjetër sfidë profesionale kjo, ku zonja Kalludra do të mbikqyrë punën 5 drejtorëve dhe 23 shefave departamentesh me mbi 700 punonjës. Në detyrën e re ajo do të jetë përgjegjëse për qendrat e të moshuarve, për shërbimin ndaj tyre në shtëpi, për trajtimin e të sëmurëve psikik, personave me probleme e varësi nga droga dhe abuzues të alkoolit, etj.

“Asnjëherë nuk kam kërkuar vetë që të largohem nga një detyrë për të kërkuar një tjetër”- thotë Ganimetja, e cila shton se në të gjitha rastet kanë qenë institucionet përkatëse që kanë vlerësuar punën e saj dhe treguar interes për ta pasur në role të ndryshme drejtimi në sektorin e menaxhimit të shëndetësisë si dhe të shërbimeve sociale. Ganimetja, ose Ganja, sic e thërrasin të gjithë, është vërtetë një histori suksesi në fushën e menaxhimit dhe lidershipit në institucionet shëndetësore dhe ato të shërbimeve sociale, një fushë ku në fakt po shkëlqejnë shumë gra dhe vajza shqiptare në Suedi. Ajo nuk sheh pengesa dhe thotë se cdo gjë është e mundur nëse një menaxhues nuk qëndron në mes të rrugës, por tregon për bashkëpunëtorët drejtimin dhe mënyrën sesi arrihet suksesi. Ky arrihet nëse një drejtues e koncepton lidershipin si një proces ku drejtuesi është aty për bashkëpunëtorët e vet dhe jo e kundërta, që bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e grupeve të tjera gjenden aty dhe i shërbejnë drejtuesit.

“Eshtë përgjegjësi e madhe, por unë nuk trembem kurrë nga sfidat e menaxhimit. Unë punoj në grup dhe celësi i suksesit të një menaxhuesi është besimi reciprok tek njëri tjetri si dhe puna në ekip. Tek bashkëpunëtorët e mi unë shoh gjërat pozitive dhe ata janë ekspertë që e dinë punën e vet në majë të gishtave. Unë i dëgjoj bashkëpunëtorit e mi shumë, sepse janë ata që më zhvillojnë mua dhe unë shpesh kërkoj feedback prej tyre. Unë jam aty në qoftë se ata kane nevojë për diçka nga unë, por shefi nuk është Zoti; përkundrazi, shërbyes dhe bashkëpunëtor me punojësit e tjerë”- thotë Ganja.

Një eksperte jo vetëm e menaxhimit, por edhe e marrëdhënieve njerëzore me kolegët e saj, Ganimetja këmbëngul se e rëndësishme është që të menaxhojmë gabimet e jo të mos bëjmë gabime. Sipas saj, nëse një shef, menaxher apo drejtues i cdo niveli ndërton një organizatë ku shefi është shtylla mbështetëse, atëherë organizata dhe bashkëpunëtorët do të bien herët ose vonë dhe atëherë ti ke dështuar në detyrën tënde si shef. Një organizatë e suksesshme qëndron në këmbë edhe nëse menaxheri i saj nuk paraqitet në punë edhe 6 muaj me radhë, pasi bashkëpuntorët bëjnë secili punën e vet dhe nuk janë të varur prej shefit.

Ganimetja pohon gjithashtu se një shtyllë mjaft e rëndësishme e suksesit të saj ndër vite është padyshim edhe familja. “Familja nuk ma merr energjine, përkundrazi, bashkëshorti dhe fëmijët më mbështesin vazhdimisht, ndaj unë nuk jam asnjëherë nervoze në punë. Bashkëshorti më jep kurajo dhe krijon qetësi dhe siguri për një performancë sa më të mirë në punë”- shprehet Ganja, e bindur se pa ndihmën e tyre nuk do të kishte arritur deri këtu.
Për ata që nuk e njohin Ganimeten, duket sikur kjo zonjë i është përkushtuar vetëm punës, por nuk është krejt kështu. ”Kur nuk punoj unë mundohem të jem mama, grua, shoqe, bijë. Ne kemi dy fëmijë që janë 22 dhe 18 vjec. Une kam gjithashtu qejf të rri me miq dhe me familjen. Pastaj shoh Netflix, lexoj shumë libra dhe udhëtoj shumë kur është e mundshme”- i përgjigjet kështu ajo pyetjes se cfarë i pëlqen të bëjë në kohën e lirë.

Dhe në fakt, udhëtimet më të shpeshta të saj janë drejt Kosovës dhe Shqipërisë, dy vendet me të cilat është e lidhur shumë jo vetëm ajo por krejt familja e saj. “Fëmijët kanë lindur në Suedi, por edhe janë të lidhur me atdheun. Flasin shumë mirë shqip, kanë lidhje me njerëzit tanë atje si dhe me shokë e shoqe shqiptare këtu në Suedi. Ata e ndjejnë veten shqiptarë. Gjithcka më lidh me trojet tona dhe familja ime nuk e mendojmë që pensionin ta gëzojmë në Suedi, por në Atdheun tonë”- shpjegon ajo lidhjet me dy shtetet shqiptare, të cilat i ka shumë për zemër.

E pyetur se çfarë kontributi mund të japë ajo dhe shumë menaxherë të tjerë nga Suedia dhe diaspora për Kosovën, Ganimetja është e mendimit se duhet të aplikohen metoda më efikase sa i përket menaxhimit shëndetësor dhe atij të shërbimeve sociale. Një nga propozimet e saj është hapja e një qendre ditore ku të moshuarit të takohen dhe bisedojnë me njëri tjetrin dhe të bëjnë dicka në mënyrë të organizuar, pasi failjrarët e tyre janë jashtë shtetit. Sipas saj, sa i takon shërbimit dhe kujdesit ndaj të moshuarve në shtëpi, edhe kjo mund të bëhet dhe nuk kërkon shumë kohë, pasi ka resuerse njerëzore dhe fuqi punëtore, por duhet të ndryshojë politika shtetërore dhe ajo menaxhuese ndaj kësaj kategorie. Një mundësi tjetër do të ishte binjakëzimi i shërbimit dentar të Kosovës me atë të Suedisë apo vendeve të tjera europiane, një përpjekje të cilën Ganimetja e ka tentuar rreth 10 vjet më parë, por që fatkeqësisht dështoi për shkak të korrupsionit në sistemin shtetëror në Kosovë.

“Ajo që duhet të kuptohet në Kosovë dhe Shqipëri është kjo që, shteti duhet të krijojë kushtet për diasporën, për ekspertët e saj në fusha të ndryshme, sidomos atë të menaxhimit të sektorëve të ndryshëm, (në këtë rast të shëndetësisë). Shteti duhet t´i lejojë këta menaxhues të zotë që të japin shembullin dhe eksperiencën e tyre. Ne e duam vendin tonë, i njohim të metat dhe mangësitë e sistemit atje, kemi eksperiencë të gjatë dhe të sukssesshme në vendet ku punojmë dhe ajo që kërkojmë është që shteti të na nxisë dhe të na krijojë kushtet për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në sektorët ku ne jemi të profilizuar. Ne jemi menaxherë që sjellim me vete dhe ofrojmë dituri dhe eksperiencë, por nuk mund të shihemi si burim për aktivitet korruptiv. Kjo lloj praktike e deritanishme, na ka mbajtur larg por shpresojmë që dikush në qeveri dhe nivelet e tjera vendimmarrëse ta vlerësojë këtë gatishmëri të diasporës dhe ta shfrytëzojë atë për të mirën e popullit tonë”- apelon me dhimbje Ganimetja duke shtuar se kjo pasuri menaxhuese nuk kërkon asgjë tjetër përvecse vëmendje.

Bashkëpunëtorët e Ganimetes shprehen për të se ajo ka kompetenca të larta drejtuese, është e vendosur në punën e saj, dëgjon dhe respekton bashkëpunëtorët, duke krijuar besim reciprok aq të nevojshëm për të pasur sukses. Këto fjalë pozitive dhe shumë të tjera për Ganimeten, nuk janë rezultat i një ditë, por i një përpjekje profesionale dhe karrierë të gjatë të saj prej 20 vitesh, duke filluar që nga puna si ndihmëse në shërbimin dentar, përgjegjëse në disa klinika dentare në Stockholm, përfundimin e Universitetit për lidership ndërsa punonte si dhe më pas një karrierë mbi 7-vjecare në fushën e menaxhimit të resurseve ekonomike dhe shërbimeve sociale në komunën e Norrtälje.

Nga një vajzë e drojtur që 30 vite më parë rrëfente në një ekspozitë tmerret e familjes, arrestimin e babait dhe rrugën e vështirë nga Podujeva në Suedi, Ganimete Kalludra tregon sot sesi një grua mund të jetë e suksesshme dhe përbën një ndër krenaritë tona./ Përkthyer nga gazetari Arben Vata i VTL

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 