Një urim shtojzovallesh!

E shtunë, 18 Maj, 2024
E shtunë, 18 Maj, 2024

Një urim shtojzovallesh!

Në një 8 Mars ndryshe, urimin më të fortë, plot domethënie, e jep një grup i bukur zonjash shqiptare “të bukura” nga Athina e Greqisë. Të bukura në shpirt, në vepra dhe në aparencë. Të veshura me Shqipëri plot, të qëndisura në ar e serm, dorë për dore të kapura në një gjerdan të gjymyshtë, me hapat e lehtë dhe delikate na mësojnë historinë tonë nëpërmjet artit. Në ballë të këtij gjerdani qëndron Silvana Shkurti Gjosasi. Zonja që sëmundjes, që i shkakton dhimbje të pamata, i buzëqesh me përcmim. Nuk ka prodhuar akoma natyra fuqi që ta ndalë në misionin e saj. Të na emocionojë, të na bejë të lotojmë nga hareja dhe krenaria, t’u mësoje fëmijëve tanë të duam atë cope tokë që lamë pas nëpermjet artit. Mbushet vallja me të, mbushet vallja me zonjat e bukura që mësojnë pas saj. Se ka lezet kjo valle që i japin jetë zonjat e “JETËS” nga Athina. Liljana Gjika, Irma Sukni, Zamira Pengu, Marsela Shehaj, Keni Sopoti, Anantia Rokaj, Luljeta Bazelli, Elsa Legi, Andomaqi Rubi, Elisabeta Hizmo Balaska, kur duke hedhur valle fushave të Devollit, kur majave të Bjeshkëve e kur rreth Kalave të Shqipërisë se Mesme, në ccdo hap shkruajnë edhe një fjalë nga historia jonë, nga folku ynë, nga tradita dhe arti. Zana të ditëve të sotme, ato dhe Silvana e pamposhtur, ditëve të jetës së përditshme me kokën lart përkujdesen për familjet e mrekullueshme që kanë ndërtuar, për fëmijet e shkelqyer në mësime, për punët të cilave i bëjnë ballë, për aktivitetin shoqëror pranë organizatës “Jeta”, por me atë magjinë që vetëm ato njohin dhe dinë, kur vjen ora e Zanave, shndërrohen në krijesa delikate, të hijshme, të paarritshme në vallen e tyre mitike. Shtojzovalle të ditëve të hekurta që po kalojmë, zonjat e BUKURA të “Jetës”, japin një mesazh plot kuptim sot.

“Jetën e jetojmë vetëm kur shkelim bukur dhe hijshëm mbi të, paccka se mund të pengohemi, rrëzohemi dhe vritemi! Cdo ditë të saj, secili prej nesh e shkruan në një mënyrë të vetën. Zonjat e “Jetës” kane zgjedhur ta shkruajnë me art !”

Gëzuar 8 Marsin nga zonjat që me hapat e tyre qëndisin “JETE”!!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 