Spanjë/ Mjeku Sallabanda: Shqipëria në fazën e tretë të Covid

E hënë, 29 Prill, 2024

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda, në një intervistë me Skype nga Madridi ka komentuar ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Sipas mjekut, Shqipëria ndodhet totalisht në fazën e tretë të virusit.

“Unë mendoj se, në Shqipëri jeni në kulmin e fazës së tretë. Sipas të dhënave që lexova, përpara se të merrja pjesë në këtë emision, keni një numër afërsisht 490 për 100 mijë banorë të sëmurësh dhe kjo tregon që jeni plotësisht në fazën e tretë. Nuk e di a është kulmi apo do vazhdojë të ngrihet por jeni në fazën e tretë të zhvillimit të virusit. Shumë vende e kanë kaluar, si Spanja. Spanja sot, sipas të dhënave të ministrit të Shëndetësisë, ka 230-234 të sëmurë për 100 mijë banorë. Por mos harrojmë që para një jave kemi pasur 1000, 1200. Që do të thotë se e kemi kaluar atë që quhet faza e tretë dhe shpresojmë që nesër të jemi nën 200 që të arrijmë atë shifër që ne kërkojmë, 125 (të sëmurë për 100 mijë banorë), që është shifra që tregon se kemi kaluar nga situata kritike.

Shqipëria është plotësisht në fazën e tretë të zhvillimit të virusit sepse ka një numër të rritur.  Kjo është për mua situata në Shqipëri”, tha Sallabanda.

Sa i përket masave të marra, mjeku dha shembullin e Spanjës duke u shprehur se “izolimi selektiv” ka dhënë efikasitet në shtetin iberik.

“Unë nuk jam as epidemiolog dhe as biolog por punoj në një spital që ndoshta ka trajtuar të sëmurë sa të gjithë spitalet në Shqipëri. Ajo që kemi bërë për të ulur numrin e të sëmurëve në Spanjë është ajo që e kam thënë me një shprehje “izolime selektiv”. Ne nuk e kemi bllokuar ekonominë. Ekonomia vazhdon të funksionojë por kemi izoluar ato vende, ato zona, ato aktivitete të cilët ne mendojmë se përhapin sëmundjen. Ne kemi bërë studime dhe kemi parë që në shkolla transmetimi është 0.4-0.5%.  Kështu që shkollat nuk i kemi të mbyllura. Në bare apo palestra kemi parë që përhapet sëmundja, kështu që kemi kufizuar ato vende që e përhapin sëmundjen.

Kemi bërë edhe diçka që për mua ka qenë shumë e mirë. Brenda Madridit, në zona të caktuara që kanë patur rritje të numrit të të sëmurëve për 100 mijë banorë janë izoluar. Nuk mund të dilnin nga ato zona. Kemi izoluar po ashtu qytete me qytete. Prandaj them që këto janë masa që kanë treguar se janë efikase“, u shpreh ndër të tjera mjeku Sallabanda për “Ora News”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 