Botohen tregimet popullore arbëreshe të At Vinçenc Malaj

E enjte, 2 Maj, 2024

Në shkurt të vitit 2000, u ndanga jeta At Vinçens Malaj, një ndër mbledhësit më të njohur të tregimeve popullore në fshatrat arbëreshe të shekulllit të shkuar. At Vinçenc Malaj (1928-2000), ishte prift françeskan nga Tuzi, i cilësuar si studiuesi më kompetent i Kuvendit të Arbnit dhe studiues i zellshëm i folklorit shqiptar, i traditës së pasur të kombit tonë, hulumtues i folklorit të Arbreshëve të Italisë.

Në verën e vitit 1968 vizitoi katundet arbëreshe dhe mblodhi tregime popullore arbëreshe në Falconara Albanese, Santa Caterina Albanese, Spezzano Albanese. Pas vdekjes së tij dorëshkrimet i mori Katedra e Shqipes në Universitetin e Cosenza-s, që edhe i botoi më pas.

Át Malaj, ishte njohës i mirë i gjuhës dhe letërsisë, historisë, arkeologjisë, mbledhës dhe studiues i folklorit, autor i shumë studimeve shkencore, poet, piktor, gdhendës i mirë në gurë, bibliofil etj. Ai lindi në Ljare, Komuna e Tivarit më 1 dhjetor 1928, në një familje me traditë shqiptare. Më 1966 fillon studimet për Letërsi Italiane në Universitetin shtetëror “La Sapienza” të Romës. Gjatë kohës që ishte në Romë bashkëpunon me Institutin e Studimeve Shqiptare, duke qendruar pranë prof. Ernest Koloqit në botimin e revistës “Shêjzat – Le Pleiadi”, ku edhe boton një numër të madh artikujsh. Gjatë kohës së qëndrimit në Romë, gjurmon shumë biblioteka europiane, si në Romë, Venecia, Paris, Vjenë etj, nga ku mbledh materiale mbi albanologjinë. Nën drejtimin e prof. dr. Ernest Koliqit, mbledh tregime dhe të dhëna gojore të 31 katunde arbëreshe në Kalabri. Më 20 mars 1973, mbron shkëqyeshëm tezën e dizertacionit “Kuvendi i Arbënit”. Mbas studimeve kthehet në Tuz (Malësi) ku emërohet kapelan. Gjatë qëndrimit në Tuz, përveç misionit baritor, vazhdon aktivitetin e tij intelektual. Themelon një bibliotekë të pasur me materiale albanologjike. Boton në shumë revista dhe merr pjesë në shumë simpoziume shkencore. Një vit para se të kalonte në amshim, bashkon të gjitha punimet në dy volume të titulluara “Të dhana albanologjike, foklor, bibliografi, histori”, si dhe riboton në shqip “Kuvendi i Arbënit”, të përkthyer nga Tonin Zadeja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.