Këngëtari Ilir Shaqiri në Shkup për koncertin madhështor

E enjte, 23 Maj, 2024

Këngëtari Ilir Shaqiri ishte pjesë e aktivitetit të organizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të festuar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti u transmetua nga tre televizione dhe këngëtari i njohur ka falenderuar të gjithë organizatorët.

“Falënderim! Shkodran Tolaj, artisti i përmasave kombëtare, drejtor i Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve në RMV, mori përsipër ta realizoi një koncert festiv, përmes këngëve autoriale të krijuara dhe interpretuara ndër vite, duke shënuar ditëlindjen e trembëdhjetë të Republikës së Kosovës. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ai mobilizoi Ansamblin që drejton, duke afruar pranë vetes mjeshtrit e mëdhenj të muzikës: Valton Beqirin, Xhevdet Gashin, Edon Ramadanin dhe atë të koreografisë Dilaver Kryeziun, të cilët i dhanë koncertit ngjyrat vezulluese nga pamja dhe jehona.
Komuna e shqiptarëve dardan, kryetari Visar Ganiu do të ishte krahu i djathtë i Shkodranit, ashtu siç Avni Qaili dhe profesoresha Besiana Mehmedi, të cilët do t’i qëndronin pranë për çdo detaj.

Salla e Filarmonisë po shkëlqente nga bardhësia e kostumeve tona kombëtare, nga tingujt e orkestrës profesioniste dhe këngëtarëve profesionist: Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi , Era Azemi, Zekirija Lamallari, Salajdin Miftari, Kastriot Latifi e Agron Kalisi. Të gjithë do të shkëlqenin në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç nuri i vajzave të vallja “Malësorja” dhe djemve te “Pavarësia”. Një emocion që nuk do ta harroj kurrë e që na drithëroi të gjithëve, ishte interpretimi i këngës “Një copë tokë për trupin tim” nga Drejtori Ansamblit Shkodran Tolaj, këngë, të cilës i parapriu rrëfimi rrëqethës i mikut të të gjithë artistëve shqiptarë, moderatorit të shquar Avni Qaili”, shkruan Shaqiri.

Ai shprehet më tej se publiku, i cili përcolli koncertin në sallë dhe përmes tri televizioneve nacionale ndjeu frymën e identitetit tonë kombëtar dhe profesionalizmin e këtij Ansambli “i cili me shumë përkushtim, ndjenja dhe profesionalizëm po ecën bindshëm drejt arritjeve të reja, duke na përfaqësuar kudo me dinjitet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.