Gjermani/ Biznesi i Argjira Mulaku dhe standardi i mbrojtjes së mjedisit

E enjte, 25 Prill, 2024

Argjira Mulaku është larguar drejt Gjermanisë në një moshë të vogël, për shkak të vendimit të vështirë të prindërve të saj akademikë për tu larguar nga Kosova në vitet ’90.

Sot është nënë e dy fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme në Këln, duke drejtuar një kompani që operon në fushën e sigurisë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Argjira thotë se zgjodhi të studiojë për inxhiniere mjedisi pasi vuri re ndryshimin në përditshmëri mes shqiptarëve dhe gjermanë në sjelljen e tyre ndaj mjedisit.

Për standardin e mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri e Kosovë, ajo thotë se vetëdija e individëve ka ndryshuar në drejtim të duhur, por ka ende shumë nevojë për të krijuar sisteme për zbatime kolektive.

INTERVISTA

Për publikun shqiptar kush është Argjira dhe prej sa kohësh jeton në Gjermani?

Fillimisht unë jam shqiptare e Kosovës. Jetoj me familje në Gjermani dhe jam nënë e dy fëmijëve. Me profesion jam inxhiniere e diplomuar dhe specializuar në fushën e sigurisë në punë, mbrojtjen e mjedisit dhe higjienës. Për më shumë se dhjetë vite punoj dhe këshilloj në këto fusha Qendren Gjermane të Aerohapësirës DLR German Aerospace Center dhe NASA.

Na tregoni pak sa të vështira kanë qënë fillimet tuaja në një shtet të huaj dhe përshtatja, duke ditur se gjermanët cilësohen si njerëz të ftohtë, ndryshe nga ne mesdhetarët?

Për shkak të rrethanave asokohe në Kosove, edhe prindërit e mi si akademik në sistemin e drejtësisë u detyruan të lënë Kosovën në fillimin e viteve ’90. Sigurisht që secili fillim është i vështirë e posaçërisht të integrohesh në një vend të huaj pa njohuri të gjuhës, kontakte sociale etj. Por pas fillimit të shkollës dhe inkuadrimit në shoqëri, përshtatja për mua si fëmijë ishte shumë më i lehtë se sa për prindërit e mi. Sot e ndjej veten me fat që kam mundësi të zgjidhë të mirat tona shqiptare dhe ato gjermane për edukimin e fëmijëve të mij.

Jeni diplomuar si inxhiniere për mjedisin, përse këtë zgjedhje?

Në moshë të re vëreja në Gjermani disa dallime në përditshmërinë e asajkohe në Kosove. Njerëzit ishin shumë më të kujdesshëm me resurset e limituara dhe mbrojtjen mjedisit. Gjëra të thjeshta si selektimi i mbeturinava, sistemi i depozitave dhe riciklimit për shishe të plastikës në markete, mbledhja e ujit të shiut për vaditje të kopshtit etj. Gjëra të thjeshta, por përmes të cilave secili mund të kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit. Kjo me bëri që të interesohem më shumë për këtë temë dhe vendosa që të filloj studimet në këtë drejtim.

Sot drejtoni një kompani të suksesshme në Gjermani, Preventica që merret me zgjidhje për sigurinë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit. Na tregoni pak më shumë për suksesin tuaj?

Pas shume vitesh eksperiencë në kompanitë dhe organizatat më prestigjioze në bote si VW (Volkswagen), DLR dhe NASA, vendosa që të ofroj ekspertizën time si shërbim në treg të lirë dhe themelova kompaninë Preventica Smart Safety. Shërbimet tona në fushat siguri në punë, mbrojte e mjedisit dhe higjienë janë shumë profesionale në nivelin më të lartë, por në zbatim për klientët shumë të lehta dhe të shpejta. Kjo është ajo që na bën të suksesshëm dhe na dallon nga konkurrenca në treg.

Në këtë kohë pandemie, sa e vështirë ka qenë për biznesin tuaj edhe pse profili i kompanisë është ndër më të kërkuarit këto kohë?

Në kohën e pandemisë kompanitë në Gjermani jo që u detyruan nga qeveria por edhe kishin nevoje të implementojnë masa mbrojtëse për klientët dhe punëtorët e tyre. Shërbimet tona lidhen 1:1 me këto sfida, kështu që jemi përpjekur t’i orfojme klientëve zgjidhjet e duhura.

Si e vlerësoni standardin e mbrojtjes së ambientit sot në Kosovë dhe Shqipëri?

Edhe pse vetëdija e individëve ka ndryshuar në drejtim të duhur, ka ende shumë nevojë për të krijuar sisteme për zbatime kolektive.

BE-ja ka udhëzime dhe rregullore, të cilat duhet të implementohen më shpejt në ligjet vendore të cilat shteti, sipërmarrjet dhe qytetarët obligohen t’i zbatojnë. Përndryshe qeveria me fushatë dhe programe financiare të ndryshme mund të sensibilizojë qytetarët për këtë temë. Personalisht jam e gatshme të ndihmoj dhe kontriboj me këshillat profesionale në të dy shtetet shqiptare./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  