Plani i Veprimit të Strategjisë për Diasporën mblidhet Grupi i Koordinatorëve

E shtunë, 18 Maj, 2024

Sot u mbajt online takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën (2021-2025). Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga zëvendësministrat e ministrive të linjës si edhe dy ekspertë të fushës, përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Agjencisë Kombëtare për Diasporën, është përgjegjës për bashkërendimin e punës me zbatimin e masave të Planit të Veprimit të Strategjisë në institucionet përkatëse.

Çështjet kryesore të rendit të ditës ishin prezantimi i “Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planit të Veprimit 2021-2025” si dhe vlerësime dhe sugjerime nga anëtarët e Grupit të Koordinatorëve lidhur me zbatimin e masave dhe pritshmëritë për Strategjinë e re. Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko u prezantoi anëtarëve të Grupit të Koordinatorëve strategjinë e re si dhe risolli në vëmendje se progresi mbi zbatimin e masave të Planit të Veprimit do të reflektohet në hartimin e buletinit tre mujor.

“Strategjia Kombëtare për Diasporën dhe Plani i Veprimit 2021-2025” mbështetet në 5 shtylla kryesore

MARREDHENIA SHTETERORE ME DIASPOREN: Koordinimi i institucioneve shtetërore përgjegjëse që legjislacioni i ri ngarkon për fushën e marrëdhënieve shtetërore me Diasporën me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Hartimi i një plani të detajuar për financimin e politikave dhe masave të parashikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare. Krijimi i një njësie të specializuar për rivlerësimin e legjislacionit për Diasporën për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme.

ORGANIZIMI I DIASPORES ku përfshihen: Organizimi i plan – veprimit të institucioneve përgjegjëse për Diasporën me Këshillin Koordinues të  Diasporës për forcimin organizativ të komuniteteve shqiptare dhe përfshirjen në zhvillimin social – ekonomik të Shqipërisë, Organizimi i Kuvendit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Diasporës si ngjarja më e rëndësishme e komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Organizimi periodik i aktivitetit mbarëkombëtar me qëllim shqyrtimin e politikave aktuale për mobilizimin e Diasporës shqiptare, ku do të vlerësohen çështjet si ruajtja e gjuhës dhe kulturës, fenomeni i ikjes së trurit dhe investimet nga Diaspora në Shqipëri, Koordinimi me Republikën e Kosovës në për fushën e marrëdhënieve me Diasporën shqiptare në zbatim dhe rivlerësim të marrëveshjeve ekzistuese midis dy shteteve. Përgatitja dhe realizimi i marrëveshjeve dypalëshe në fushën e Diasporës me të gjitha vendet të cilat vlerësohen të rëndësishme dhe “prodhuese” të Diasporave shqiptare në botë etj.

Lexo edhe: Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025

EKONOMIA DHE BIZNESI: Forcimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me rrjetin e bizneseve në Diasporë. Krijimi i Regjistrit të Bizneseve të Diasporës si bazë e organizimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës si protagonist në marrëdhëniet e biznesit me administratën shtetërore, Krijimi i strukturave administrative në pushtetin lokal për informimin dhe mbështetjen investimeve nga të interesuarit në diasporë. Ky informim i Diasporës do të jetë i koordinuar për mundësitë e investimeve në Shqipëri për motivimin e bizneseve apo migrantëve shqiptarë për të investuar në sektorë të veçantë të ekonomisë. Vlerësim vjetor për remitancat dhe politikat nxitëse bankare për Diasporën shqiptare nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Përpunimi dhe zbatimi i një politike koherente dhe të plotë për administrimin e dërgesave të Diasporës. Rivlerësim për marrjen e masave për të rritur flukset e dërgesave të migrantëve duke motivuar migrantët që sjellin kursimet e tyre në Shqipëri etj

ARSIMI DHE MESIMDHENIA: Vlerësimi vjetor i nevojave për libra për mësimin në gjuhën shqipe dhe njohjen e trashëgimisë kulturore shqiptare për fëmijët në diasporë. Përmirësim periodik i kurrikulave të përbashkëta me Kosovën, për mësimdhënien në gjuhën shqipe. Mbështetje në zbatimin e kurrikulave të përbashkëta, Koordinimi dhe nxitja e marrëveshjeve të përbashkëta me shtetin e Kosovës për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. Rivlerësim për kuadrin ligjor lidhur me përgjegjësinë e shtetit shqiptar për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri të komuniteteve shqiptare në diasporë, Përditësimi i Regjistrit të mësuesve në diasporë dhe i programeve për mbështetje në zbatimin e standardeve për mësuesit në diasporë. Certifikimi i mësuesve dhe hartim i skemës së pensioneve për mësuesit në diasporë. Organizimi i aktiviteteve arsimore vjetore me mësues e nxënës shqiptarë në Diasporë, Krijimi i një strukture permanente e cila do të ndjekë trajnimin e mësuesve që do të japin mësim në diasporë. Sigurimi i vazhdueshëm i teksteve shkollore për diasporë dhe trajnimi i mësimdhënësve mbi kurrikulat e përbashkëta me Kosovën. Dërgimi i mësuesve me kontratë nga Shqipëria në shtetet pritëse nga Agjencia Kombëtare e Diasporës etj

MEDIA DHE KOMUNIKIMI:  Krijimi dhe përditësimi i një banke të dhënash të gazetave, faqeve të internetit, radiove dhe televizioneve të Diasporës, që funksionojnë në vendet që gjykohen si prioritare për politikat kombëtare mbi Diasporën. Krijimi i rrjeteve të televizioneve dhe radiove shqiptare në diasporë dhe realizimi i një plan veprimi për komunikimin dhe trajnimin e gazetarëve në diasporë me projekte stimuluese dhe aktivitete vjetore për këtë qëllim, Organizimi i rrjetit të informimit për median shqiptare dhe të huaj për të apeluar dhe sensibilizuar ndaj shkeljeve të të drejtave të migrantëve shqiptarë në strukturat përkatëse të vendeve pritëse si dhe në ato të organizatave ndërkombëtare. Krijimi i Forumit të Medias së Diasporës dhe organizmin e një aktiviteti vjetor.

MONITORIMI DHE TRANSPARENCA: Monitorimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës mbi vlerësime 3 mujore (me Buletin periodik) dhe kryerja e informimit në Komitetin Shtetëror për Diasporën dhe në Nënkomisionin për Migracionin dhe Diasporën. Nënkomisioni kur e gjykon do të propozojë që për çështjen e trajtimit të migracionit dhe Diasporës Kuvendi të miratojë një rezolutë për këtë çështje.

Për më shumë lexoni të plotë: “Strategjia Kombëtare për Diasporën dhe Plani i Veprimit 2021-2025”  

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  