Filmi “The Van” pjesë e listës së çmimeve Oscar/ Regjisori: Jam shumë i lumtur

E shtunë, 4 Maj, 2024

Filmi me metrazh të shkurtër “The Van” ka arritur sukses të madh dhe ka pritshmëri të mëdha se mund të fitojë çmim “Oscar”. Regjisori Erenik Beqiri ka folur për këtë sukses duke thënë: “Ndihem mirë dhe nuk e besoja që do shkonte deri në këtë fazë. Ka qenë proces 3 vjeçar, shumë persona janë tërhequr, por të tjerë kanë punuar e bashkëpunuar. Mund të kem qenë ndër personat e fundit nga stafi që e kam marrë vesh. Isha pa internet dhe kur e kam hapur e pashë. Jam shumë i lumtur me kualifikimin, nëse do ndodhë ok, nëse nuk do të ndodhë prap jam i lumtur. Jam me këmbë në tokë, por ka momente që mendja fluturon. Kur xhiroja filmin, thoja vetëm të mbarojë dhe të nxjerr një film të mirë”, shprehet Beqiri në “Wake Up”.

Lexo edhe: Filmi “Furgoni” i Erenik Beqirit shkon në Kanë

Në garë për çmim “Oscar” për filmin me metrazh të shkurtër janë 10 filma, për të cilat Beqiri thotë se ka parë vetëm njërin prej tyre dhe ishte tepër i mirë.

“The Van” është një prodhim shqiptaro-francez dhe në role janë aktorë si Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, etj.

Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues. Xhirimet e filmit janë bërë në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, ndërsa një pjesë e vogël është realizuar në Portin e Durrësit.  Ndërkohë Beqiri ka nisur punën për filmin e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 