SHBA / “Punoj tre here më shumë, sepse e kam detyrë që të ndihmoj njerëzimin”

E enjte, 2 Maj, 2024

Dr. Lisiena Hysenaj është kërkuese shkencore në Universitetin e Kalifornisë. Ka mbaruar doktoraturën në Francë me një bursë ekselence të quajtur “LABEX Inform”. Doktoraturën e ka mbrojtur në laboratorin e Doktorit të shkencave “Jean-Pierre GORVEL”, që është shkencëtari më i përmendur në fushën e sëmundjes së Brucelozës. Gjatë doktoraturës ajo zbuloi se bakteri që shkakton brucelozën bashkëvepron me një molekulë të qelizave të palcës kurrizore që quhet SLAMF1 për t’ju fshehur sistemit imun të trupit. Falë kësaj pune, ajo u transferua në Amerikë ku po punon për të kuptuar pse SARS-CoV-2 infekton disa persona më shumë se të tjerë. Ajo punon gjithashtu në krijimin e një terapie qelizore universale për të luftuar kancerin dhe sëmundjet infektive.

Dr. Lisiena Hysenaj, në një intervistë për gazetën “DIELLI”, deklaron se viruset kur nuk shumohen dot brenda qelizave mundohen të gjejnë strategji të reja për të luftuar trupin duke bërë mutacion. Kjo do të thotë që nëse një person i vaksinuar është në kontakt me virusin, virusi mund të bëjë mutacion brenda trupit të të vaksinuarit dhe të krijojë një virus akoma më të rrezikshëm se virusi aktual. Kjo do të thotë që nëse nuk vaksinojmë gjithë botën nuk shpëtojmë dot nga Covid 19.

Mënyra për të shpëtuar nga COVID-19

Viruset nga shumë shkencëtarë nuk konsiderohen si qënie të gjalla. Në fakt viruset përbëhen nga material gjenetik (ARN ose AND) dhe një kapsulë që mbron këtë material gjenetik. Viruset nuk shumohen jashtë organizmit të njeriut/kafshes/bimes. Në fakt, për t’u shumëfishuar, viruset futen në qelizat e trupit njerëzor duke e “pushtuar” atë. Qelizat, “të pushtuara” nga virusi, nuk ushqejnë më vetveten por do riprodhojnë me miliona viruse të tjerë. Dhe në vend që trupi të furnizohet me qeliza të tjera të domosdoshme, furnizohet me viruse që e helmojnë atë. Ky “pushtim” nga viruset quhet “infeksion – λοίμωξη . Një tjetër karakteristikë e viruseve është vetia për të bërë mutacion. Viruset kur nuk shumohen dot brenda qelizave mundohen të gjejnë strategji të reja për të luftuar trupin duke bërë mutacion. Kjo do të thotë që nëse një person i vaksinuar është në kontakt me virusin, virusi mund të bëjë mutacion brenda trupit të të vaksinuarit dhe të krijojë një virus akoma më të rrezikshëm se virusi aktual. Kjo do të thotë që nëse nuk vaksinojmë gjithë botën nuk shpëtojmë dot nga COVID-19. Këtë fakt fatkeqësisht politikanët e shteteve të pasura duket sikur nuk e kanë kuptuar. Kisha shumë shpresë që çdo shtet do të kishte akses të barabartë për vaksinë kur dëgjova për krijmin e COVAX. Mirëpo fatkeqësisht politikat e vaksinimit nuk janë transparente për momentin. Sot në botë janë miratuar 10 vaksina. Të gjitha na mbrojnë nga simptomat e rënda të Covid-19. Unë nuk jam politikane dhe nuk e di pse shtetet nuk trajnojnë njerëz për të prodhuar më shumë vaksina.

Mutacioni britanik dhe mutacionet e tjera të virusit

Siç e shpjegova më sipër viruset e kanë veti të bëjnë mutacion. Mutacioni britanik duket sikur nuk është dhe aq i rrezikshëm. Vaksina na mbron nga ky mutacion. Unë kam më shumë frikë nga mutacionet që do të vijnë nga fakti që jo të gjithë njerëzit janë të vaksinuar. Virusi do të dojë që të mbijetojë dhe do të krijojë mutacion nëse nuk vaksinojmë shpejt të gjithë popullsinë. Gjithsesi në të njëjten kohë, shkencëtarët po studiojnë dhe po bëjnë kërkime se si të parandalojnë dhe shërojnë pandeminë. Rreth 50 vaksina të tjera do provohen dhe me qindra medikamente janë në prova klinike.

SHBA dhe procesi i vaksinimit të popullsisë

SHBA është një nga shtetet më të pasura në Botë. SHBA kishte të gjithë materialin për shpërndarjen e vaksinës ne popullatë. Personeli mjekësor ishte i pari që u vaksinua. Tani po vaksinohen mosha mbi 65 vjeç në Kaliforni. Për më tepër në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë njerëz, doza e dyte do bëhet 45 ditë mbas dozës së parë dhe jo 28 ditë mbas dozës së parë siç ishte parashikuar në fillim. Kjo procedurë i jep më shumë kohë kompanive farmaceutike të prodhojnë vaksina dhe gjithashtu shërben që më shumë njerëz të vaksinohen. Këtu mendohet që e gjithë popullata të vaksinohet deri në fund të 2021.

Shqipëria dhe Kosova në betejën ndaj pandemisë globale

Më dhemb shpirti sa herë që lexoj ose dëgjoj për Shqipërinë. Në këtë periudhë gjenet egoiste të njerëzve kanë dalë në pah. Vëllazeria shqiptare sikur është zhdukur. Unë krenohem me faktin që vij nga Shqipëria dhe mbart vlera që janë zhdukur në botën e zhvilluar siç është besnikëria dhe shpirtëbardhësia. Mirëpo kur dëgjoj që laboratoret shqiptarë kërkojnë 150 dollar për të bërë një test për COVID, kur i nisin të sëmuret e mushkërisë me avion në Turqi vetëm për biznes, kur disa mjekë kërkojnë me qindra dollar për t’u kujdesur për të sëmuret më vjen keq. Personalisht gjatë kësaj periudhe nuk paguhem më shumë, por punoj tre here më shumë, sepse e kam detyrë që të ndihmoj njerëzimin. Nuk e di se sa fuqi ka kryeministri shqiptar dhe bashkëpunëtoret e tij të ndalojnë këtë korrupsion dhe zhvatje që po i bëhet popullit shqiptar. Thjesht unë me një pikëpamje naive them që duhet të merren ca masa të dhunshme për popullatën e Shqipërisë që gjërat të ndryshojnë dhe mos të lëmë mashtruesit dhe zemërzinjtë të përfitojne nga situata.

Një mesazh sensibilizues për shqiptarët për t’u vaksinuar

Vaksina është e sigurtë dhe sjell imunitet ndaj sëmundjes së COVID-19 dhe është testuar në 20 000 persona. Vaksinat e mëparshme testoheshin vetëm në 2 000 persona. Fakti që keni kaluar COVID-19 dhe keni antitrupa, nuk ju mbron nga infeksionet e ardhshme nga virusi. Antitrupat nuk janë parametri i vetëm që tregojnë që jeni të mbrojtur nga COVID-19. Parametra të tjerë si kapaciteti neutralizues i antitrupave, prodhimi i qelizave B memorie, prodhimi i qelizave T,etj, duhen të maten për të përcaktuar që jemi të mbrojtur. COVID-19 vaksinë  është një vaksinë që është zhvilluar shpejt sepse shkenca sot ka avancuar shumë në krahasim me përpara. Janë investuar me miliona dollar që sa më shumë shkencëtarë të punojnë për të kuptuar këtë sëmundje. 1 ne 1000 vetë kanë vdekur nga COVID-19 në shtetet më të zhvilluara të Europës si Franca, 4 në 100 000 vetë plagosen ose vriten nga aksidentet automibilistike. 1 në 500 000 vetë shfaqin efekte anësore nga vaksinat dhe rastet e vdekjeve janë shumë te rralla. Duke pasur parasysh të gjitha këto arsye dhe për të shpëtuar nga kjo pandemi botërore çdo person që i jepet mundësia duhet të vaksinohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 