Sipas “Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar” në Kosovë, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas duhet me detyrim të kryejnë testim para udhëtimit hyrës nga Kosova për në Gjermani.
Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me avion apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose makinë private, nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlen:
Detyrimi për testim: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.
Regjistrimi i udhëtimit hyrës: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.
Detyrim për izolim: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor.
Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së herët në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).
Kufizimet e udhëtimeve që vlejnë për Kosovën:
Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizuar si “vende me rrezikshmëri të lartë”, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlen edhe për udhëtarët nga Gjermania.
Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për VOCID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.
“Ministria e Jashtme Federale” edhe më tej paralajmëron shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.