Britani/ Shkencëtari shqiptar: Vaksinimi, fillimi i fundit të pandemisë

E enjte, 2 Maj, 2024

Hamëz Gacaferi, kërkues shkencor në shkenca muskuloskeletore në Universitetin e Oxfordit, Britani e Madhe analizon mutacionin britanik të Covid-19 dhe shprehet për gazetën “Dielli” se Britania po kalon momentet më kritike të pandemisë. Sipas Dr. Gacaferi vaksinimi është një mjet thelbësor për të fituar ndaj pandemisë globale dhe se efekti i vaksinës vepron edhe mbi mutacionet e zbuluara të virusit. Doktor Hamëz Gacaferi ka lindur dhe është  rritur në Holandë, por me origjinë është nga Juniku Kosovës. Ka përfunduar mjekësinë në Holandë, pas së cilës ka punuar për një vit si mjek në Qendrën Mjekësore të Universitetit Leiden, në departamentin e kirurgjisë ortopedike. Në vitin 2019 fitoi një bursë konkuruese nga “Dunhill Medical Trust” (Londër) për të ndjekur një doktoraturë në Universitetin e Oxfordit.

Mutacioni britanik i COVID-19, Britania e Madhe në fazën më kritike të pandemisë

Aktualisht, Britania e Madhe është ende në fazën e saj më kritike të pandemisë. Javën e kaluar, numri i të vdekurve nga COVID-19 në Britaninë e Madhe ka kaluar 100.000, një ndër më të lartët në botë. Kjo gjendje vërehet dhe nga rritja e numrit të shtrimeve spitalore në periudhën dhjetor 2020 – janar 2021. E kam vërejtur këtë rritje në spital edhe vetë: në spitalet e Universitetit të Oxfordit, numri i pacientëve të shtruar me COVID-19 është dyfishuar në krahasim me valën e parë në prill-qershor 2020, gjatë së cilës unë i ndërpreva shkurtimisht studimet kërkimore dhe punova ‘full-time’ në repartet e COVID-it. Momentalisht, Anglia mbetet në “lockdoën” kombëtar, i treti që nga fillimi i pandemisë, dhe mendohet se kjo situatë do të zgjasë të paktën deri në 8 Mars. Një nga arsyet e kësaj rritje në rastet e COVID-19 është qarkullimi i një variant të ri të virusit në Britani, i quajtur B.1.1.7. Ky variant u identifikua për herë të parë në Angli në shtator 2020, dhe sipas raportimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u përhap në nëntor. Të dhënat tregojnë se ky variant është më i transmetueshëm sesa format e tjera. Për më tepër, ngarkesa virale (‘viral load’) ishte e lartë në pacientët e infektuar me variantinB.1.1.7, në krahasim me pacientët e infektuar me variante të tjerë. Për këto arsye, edhe pse nuk është i vetmi variant i identifikuar në botë, ky variant shkaktoi shumë shqetësim në popullatë dhe në komunitetin shkencor, duke sjellë dhe ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe të shumë shteteve. Sidoqoftë, sipas studimeve dhe të dhënave të deritanishme, vaksina Pfizer/BioNTech vepron mbi variantin britanik. Më në fund, unë jam optimist: mutacioni i COVID në Britani është shqetësues, por vaksinimet kanë filluar.

Vaksinimi në Britani, vaksinat e autorizuara: Pfizer/Biotech, Oxford/Astrazeneca dhe Moderna

Në Britaninë e Madhe vaksinimi ka filluar në datë 8 dhjetor 2020. Deri më tani, vaksinat eautorizuara janë tre: Pfizer/BioNTech, Oxford/AstraZeneca dhe Moderna. Qeveria e Britanisë ka blerë edhe vaksina të tjera, por këto janë ende duke u testuar dhe/ose në pritje të miratimit. Sipas planit të vaksinimit të publikuar nga qeveria e Britanisë së Madhe deri në 15 Shkurt synohet t’i ofrohet doza e parë e vaksinës për të gjithë personat në 4 grupet kryesore të popullatës: – banorët në shtëpitë e kujdesit dhe kujdestarët e tyre, – njerëzit e moshës 80 vjeç e lart, dhe punonjësit shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror, – njerëzit e moshës 75 vjeç e lart, – njerëzit e moshës 70 vjeç e lart, dhe individë jashtëzakonisht të ndjeshëm (si individë me shumë faktorë risku). Pastaj, do të vaksinohen edhe grupet e tjera të popullatës. Deri tani, afërsisht 8 milion njerëz kanë marrë një dozë të parë të një vaksine, dhe më shumëse 450.000 njerëz kanë marrë një dozë të dytë. Personalisht, kam marr dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe tani po pres dozën e dytë. Duke konsideruar dhe disponibilitetin e disa vaksinave në këtë vend, shpresoj që deri në fund të vitit të mundësohet që pjesa më e madhe e njerëzve të jenë vaksinuar.

Vaksinimi, fillimi i fundit të pandemisë

Mënyra e vetme për të mposhtur këtë pandemi është nëse punojmë së bashku dhe në këtë rast kjo do të thotë që të gjithë ti respektojmë masat dhe që shumica e njerëzve të vaksinohen për të ngadalësuar përhapjen. Efikasiteti i vaksinave të koronavirusit është provuar të jetë deri në 95% (asnjë vaksinë në histori nuk ka siguruar mbrojtje me 100% siguri). Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ju individualisht: shumë njerëz nuk janë në gjendje të zhvillojnë një përgjigje imune efektive ndaj vaksinimit (për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese), gjë që i bën ata shumë të ndjeshëm ndaj COVID-19. Vaksinimi i pjesës më të madhe të popullsisë do të krijojë imunitet të tufës dhe do të ndihmojë parandalimin e transmetimit të virusit. Do t’i rekomandoja të gjithëve që të bëni vaksinën nëse keni mundësi (nëse ju ofrohet). Kjo gjithashtu do të lehtësoje barrën mbi sistemin shëndetësor. Vaksinat nuk do të zgjidhin të gjitha problemet tona rreth COVID-19, por ato do të na mundësojnë të përparojmë ngadalë në një situatë të re pa kufizime të rrepta aktuale. Unë e kam vërejtur që brenda komunitetit shqiptar, sikurse dhe në vende të tjera në botë, vihet re mosbesim në lidhje me pandeminë dhe vaksinat. Ky mosbesim, së bashku me teoritë konspirative, janë shumë të rrezikshme për shëndetin publik dhe për besimin e përgjithshëm në shkencë dhe mjekësi. Gjatë dekadave të fundit, kjo ka shkaktuar rishfaqjen e sëmundjeve infektive që dikur konsideroheshin të zhdukur në shumë vende, si fruthi (rubeola) në SHBA.

Vaksinimi parandalon 2 deri në 3 milion vdekje çdo vit

Historia na dëshmon për rëndësinë e vaksinave në përballjen me shumë sëmundje, sikurse zhvillimi i poliovaksinës zhduku pothuajse poliomelitin në 1955, një sëmundje e tmerrshme që terrorizoi botën gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit 20-të. Ne nuk duhet të kthehemi shumë larg në kohë për të gjetur shumë shembuj të sëmundjeve infektive që brezi i ri ndoshta nuk ka dëgjuar kurrë (për fat), të gjithë falë vaksinave dhe për shkak të shkencës mjekësore. Poliovaksina së bashku më disa të tjera (tetanozi, difteria dhe pertussis etj.) po u jepen fëmijëve deri më sot dhe e kanë bëre botën pothuajse të lirë nga këto sëmundje infektive. OBSH vlerëson se vaksinimi aktualisht parandalon 2 milion deri në 3 milion vdekje çdo vit. Mosbesimi në vaksina është i pritshëm, sidomos në një kohë ku kemi qasje në kaq shumë informacion dhe fatkeqësisht gjithashtu shumë dezinformim, nga kanalet mediale, kryesisht rrjetet sociale. Është detyrë e çdo profesionisti të kujdesit shëndetësor të përçojë informacionin e saktë tek qytetarët dhe pacientët, që të mund të respektojnë si duhet masat e shëndetit publik, për të mbrojtur shëndetin e gjithë popullatës. Personalisht, më janë drejtuar shumë herë për të pyetur rreth vaksinave, nëse do të vaksinohem apo jo dhe publikimin e fotove apo videove nga kolegët kur vaksinohen, e shoh si një mënyrë shumë të mirë për të përcjellë mesazhin e besimit në shkencë. Për informacione të sakta, të bazuara në fakte shkencore mbi pandemisë COVID-19 në gjuhën shqipe, do t’i rekomandoja komunitetit shqipfolës faqen e internetit të HEDA (ëëë.heda.al), një platformë informative e ndërtuar nga profesionistë shqiptarë të fushës së mjekësisë, për shqiptarët.

“Shpatulla e ngrirë” në kërkim të patofiziologjisë së sëmundjes së panjohur

Puna ime kërkimore gjatë doktoraturës fokusohet në një sëmundje të shpatullave të quajtur  “shpatulla e ngrirë” (frozen shoulder). Pacientët me këtë sëmundje përjetojnë ankesa progresive të dhimbjes dhe paaftësitë e lëvizjes, për shkak të inflamacionit dhe fibrozës së kapsulës së shpatullave, duke kufizuar aktivitetet e përditshme. Kjo sëmundje prek rreth 2-5% të popullsisë,  shfaqet zakonisht mes moshës 40 dhe 60 vjeç, dhe kryesisht është vetë-kufizuese, por  simptomat mund të zgjasin deri në 3 vjet. Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve gjithashtu ankojnë për një kohë më të gjatë. Patofiziologjia e kësaj sëmundje është ende e panjohur, opsionet aktuale terapeutike janë nën optimale dhe një udhëzues i qartë për trajtimin mungon. Ne jemi  duke studiuar biopsitë nga kapsula e shpatullave të cilat i marrim gjatë operacioneve të pacientët me shpatull të ngirë. Jemi duke hetuar në laborator biopsitë e këtyre pacientëve dhe të grupeve të kontrollit, duke analizuar profilin qelizor, shprehjen e ARN-së, shprehjen e proteinave dhe faktorët kryesorë të sëmundjes. Këto analiza mund të ndihmojnë në kuptimin e mekanizmave patologjikë, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e terapive të përshtatshme dhe efektive. Gjithashtu, të kuptuarit se si zgjidhet sëmundja e shpatullës së ngrirë mund të informojë trajtimet e  sëmundjeve kronike fibrotike në organet e tjera. Shpresoj që brenda 2  viteve të ardhshme të jemi më afër zgjidhjes së kësaj sëmundje, duke kontribuar në themelimin e një terapie të përshtatshme.

“COVID surg week” – Kosova dhe Shqipëria në një studim ndërkombëtar

Përveç kërkimeve shkencore mbi sëmundjen e shpatullës së ngrirë, gjatë pandemisë lindi dhe projekti “COVID Surg Week”, si një nga nën projektet e grupit Global Surgery (https://globalsurg.org/covidsurg/). Ky është një projekt ndërkombëtar, që synon të studiojë kohën optimale të operacionit pas infeksionit SARS-CoV-2, dhe të përcaktojë vlerësimin e  treguesve kryesorë kirurgjik në nivel botëror, siç është vdekshmëria pas operacionit.  Momentalisht, janë përfshirë në studim 137.169 pacientë nga 1644 spitale në 116 shtete,  në të cilat dhe Kosova dhe Shqipëria. Të dhënat e hershme tregojnë se operacioni pas infeksionit  COVID-19 shoqërohet me rezultate të dobëta edhe nëse operacioni bëhet disa javë pas  diagnozës fillestare. “COVID Surg Week” do të na ndihmojë të planifikojmë si të vazhdojmë operacionet tona sapo rastet e COVID-19 të ulen dhe të stabilizohen. Kjo është shumë e rëndësishme: ekziston një grup i madh që nuk mund të operohet për shkak të kësaj pandemie, duke rezultuar në shtyrjen e operacioneve. Të gjithë këta pacientë janë në pritje të operacionit dhe mund të kenë pasur COVID-19 ndërkohë./Dielli/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 