Britani/ Shkencëtaret Zalli: Varianti ri i COVID-19 po bëhet dominant

E premte, 17 Maj, 2024

Motrat shqiptare në Londër, të dyja shkencëtare, Detina Zalli dhe Argita Zalli në një lidhje “Skype” folën për vaksinën e Astrazeneca-s dhe variantet e reja të COVID-19.

Detina Zalli sqaroi se provat aktuale të vaksinës së Astrazeneca-s nuk sugjerojnë ndonjë mungesë të mbrojtës kundër COVID-19, tek njerëzit e moshës 65-vjeç dhe më lart.

“Çështja për disa rregullatorë evropianë është se ata mendojnë se nuk ka pasur pjesëmarrës në provën e vaksinës së Oksfordit që janë në moshën 65-vjeç ose më të mëdhenj. Ata nuk thonë që vaksina nuk është efektive, por duhen bërë më shumë prova klinike për këtë vaksinë”, u shpreh shkencëtarja.

Ajo theksoi se kjo vaksinë është përdorur në Meksikë, Argjentinë, Indi edhe është shumë efikase.

“Vaksina e universitetit të Oksfordin në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Astrazeneca, është 76% efikase me dozën e parë dhe dozën e dytë efikasiteti rritet deri në 84%”, përsa i përket debatit të vaksinës mund të them me plot bindje se provat aktuale nuk tregojnë se vaksina nuk është efikase për persona mbi 65 vjeç. Çështja është se ende duhen bërë më shumë vaksinime për persona 65 vjeç për të parë rezultate më të sakta.”, u shpreh ajo për Euronews Albania.

Ndërsa motra e saj, Argita Zalli nënvizoi se shkencëtarët për momentin nuk e dinë të saktë përgjigjen, sa zgjat imuniteti tek një pacient pas bërjes së vaksinës.

“Asnjë nuk e di përgjigjen e saktë. Të dhënat e personave që vaksinohen do të ndiqen nga mjekët për një periudhë 6 mujore ose më shumë. Zakonisht imuniteti natyror ndaj virusit duket se zgjat të paktën 6 muaj. Ka të ngjarë që një vaksinë të ofrojë këtë dhe shpresojmë shumë herë më shumë”, u shpreh ajo.

Por, motra e saj, Detina Zalli sqaroi më tej se mutacionet e reja të COVID kanë transmetueshmëri më të lartë dhe prekin grupmoshat më të vogla. “Varianti i ri ka fituar grupin e tij të veçantë të karakteristikave, ndryshimet gjenetike kanë ndodhur në proteinën spike, 60 % të të gjitha rasteve të COVID-19 në Angli janë me mutacionin e ri, gjë që tregon se ky variant transmetohet shumë shpejt dhe po bëhet dominant. Ka aftësi më të lartë të infektojë, gjë që tregon se virusi hapet më lehtë, si dhe prek më shumë moshat e reja, mosha të cilat nuk ishin shumë të prekura me variantin e ri, ose edhe nëse sëmureshin nuk prekeshin rëndë nga Virusi, ndërsa tani kanë simptoma të rënda. Simptomat janë të ngjashme me ato të versionit bazë rë COVID.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Detina Zalli

Argita Zalli