Mësimi shqip në Austri, Hazir Mehmeti: Prindërit të tregojnë vetëdije kombëtare

E premte, 26 Prill, 2024

Një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do të vijnë. Kështu e konsideron Hazir Mehmeti libri e tij monografik “Mësim Shqip në Austri”. Si një ish-mësues, shkrimtar e publicist, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” ai sjell 32 vite të arsimit shqip në dy vëllime që për të janë mundi i shumë aktivistëve dhe është një shenjë respekti ndaj punës së tyre.

Duke folur për “Diaspora Shqiptare”, z. Mehmeti ngre shqetësimin e numrit të ulët të nxënësve që mësojnë gjuhën shqip. Dhe pse në pyetje kishim shifrat e disa viteve më parë, ai na tregon se numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë është 30 mijë dhe prej tyre vetëm 1651 mësojnë shqip. Për të ardhur keq, në një vend që ka një program mbështetës për mësimin e gjuhës amtare, ku mes 24 gjuhëve është dhe shqipja të ketë përqindjen më të ulët të nxënësve që mësojnë shqip. “Jemi aktualisht komuniteti emigrant i cili nuk e dëshirojmë mësimin në gjuhën amtare, me përqindjen më të ulët nga komunitetet tjera në Austri. Kjo e tregon vetëdijen e ulët kombëtare. Shkaqet janë të ndryshme, por kryesori është mosinteresimi i prindërve, ata vendosin”, thotë z. Mehmeti.

Z. Mehmeti sapo keni publikuar, vëllimin e dytë të “Mësimi Shqip në Austri”. Janë dy vëllime monografike që përmbledhin në 620 faqe momentet kyçe të aktiviteteve për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në Austri. Na tregoni pak për atë çka sillni përmes fotove dhe fjalës në veprën tuaj?

-Austria dhe veçanërisht Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare ose të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Përshtypja ishte se ne dinim shumë pak rreth tyre, veprimtarive të tyre. Tradita e shkrimit dokumentar mungonte me çka kultura shqiptare nuk do dihet në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve. Akoma nuk kemi shënime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore, historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë monografi e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë. Një pjesë e mundit të shumë aktivistëve e aktivisteve le të jetë i shkruar sadopak si shenjë respekti ndaj punës së tyre.

°°°
Austria ishte dhe mbeti një vend i të drejtave të qytetarëve të saj pa marr parasysh dallimet mes tyre për nga origjina dhe gjuha. Në mesin e mbi njëqind gjuhëve emigrantësh që jetojnë në Austri, gjuha shqipe dhe shqiptarët janë të katërtit me numrin e fëmijëve në shkollat publike. Falë aktivitetit të veprimtarëve mërgimtarë dhe mbështetjes nga organet austriake filloi mësimi plotësues në gjuhën shqipe që nga viti 1987, fillimisht me një mësuese e pastaj u rrit numri i nxënësve dhe mësuesve. Unë pata fatin të punoj në disa shkolla të Vjenës, njëra prej tyre ishte Shkolla Evropiane e shpallur si shkolla më e mirë në Austri dhe e treta në BE, ku mësohet edhe gjuha shqipe. Qe nga ajo kohë duke parë punën e madhe të mësuesve, aktivitetet e tyre, nevojën e informimit të prindërve dhe opinionit shkrova reportazhe, informata në shtypin e kohës, veçanërisht në gazetën “Zëri i Ditës” kur isha bashkëpunëtor i saj. Këto shkrime i pasurova me dokumente, statistika, kronika dhe aktivitete rreth mësimit nga të cilat pas 30 vjetëve dolën dy vepra monografike voluminoze me të cilat jam krenar. Ato tani pasurojnë bibliotekat kryesore në Austri dhe ato private. Vlera e këtyre shkrimeve do rritet me kalimin e kohës. Aty gjenden mijëra emra nga strukturat e ndryshme shoqërore që dhanë shumë për mësimin e gjuhës shqipe si elementi bazë i identitetit kombëtar. Pasuri e tyre janë fotografitë e shumta të shoqëruara me sqarimet përkatëse.

32 vite histori e shkollave shqipe në Austri janë një kohë e gjatë, ku sigurisht ka pasur ulje ngritje. Cilën do të veçonit si periudhën më të vështirë që ka kaluar?

-Periudha më e suksesshme e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe në Austri ishte ajo e viteve 1993 deri në vitin 1995, kur hapen klasa shqip në gjithë Austrinë, formohet Shoqata e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” e drejtuar nga veprimtari i madhe Dr. Xhevat Hasani. Këto vitet e fundit ka ra numri i nxënësve shqiptarë që vijojnë mësimin shqip nga mos interesimi i prindërve.
Periudhë e vështirë ishte koha e luftës në Kosovë, në vitet nëntëdhjet, kur në Austri erdhi grupi më i madh i shqiptarëve nga Kosova si refugjatë shumicën e të cilëve i solli Austria nga kampet në Maqedoni dhe Shqipëri. Atëherë u pranova mësues duke qenë edhe vet i strehuari politik në Austri, inspektori më ftoi në testim dhe pastaj fillova punën në shkollë. Ajo kohë nuk harrohet kurrë, kur lufta prekte secilin prej nesh edhe pse ishim larg. Krahas mësimit ne ndihmonim edhe në përkthime gjatë trajtimeve të fëmijëve të traumatizuar nga mjek e psikologë. Rrëfimet e tyre ishin rrëqethëse dhe s’ka roman që i përshkruan në tragjiken e tyre. Pas konsolidimit në shkolla fëmijët u adaptuan sado pak, por kishte telashe me familjet e tyre.

Ju jeni dhe një ish-mësues në Austri edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu”, nëse mund t’i thoni pak fjalë rreth veprimtarisë së saj.

Po. Aktivitetet letrare e artistike janë shtuar falë organizimit të mërgimtarëve tanë. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është njëra ndër to me kryesi ku jam kryetar. Tani i mbushë dhjetë vjet jetë me shumë suksese në botime dhe lexime letrare nga autore e autorë shqiptarë që jetojnë në Austri. Lidhja… ka vënë kontakte me disa shoqata dhe autorë të njohur vendore dhe nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Austri. P.E.N. klubi austriak ka botuar në gjermanisht disa vepra letrare të autorëve shqiptarë nga radhët e Lidhjes… sonë.

Vitin e shkuar shqipja ishte në mesin e 24 gjuhëve amtare të evidentuara atje. Sa mund të themi se është arritur qëllimi i mësimit dhe përcjelljes së gjuhës shqipe brez pas brezi për të mësuar gjuhën amtare. A ka programe mbështetës Austria për mësimin e gjuhës së origjinës?

-Mësimi i gjuhës amtare në Austri është i financuar nga shteti dhe bëhet sipas rregullores përcaktuese ligjore, pedagogjike, didaktike dhe programore për mësimi e gjuhëve amtare në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Personeli arsimor financohet nga shteti, tekstet, plan programet dhe realizimi i procesit mësimor është i mbikëqyrur nga organet përkatëse të shkollës dhe ministrisë. Prindërit vetëm duhet nënshkruar fletë lajmërimin si pëlqim dhe obligim në vijueshmëri të mësimit nga fëmija i tij. Në Austri vitin e kaluar janë mësuar 24 gjuhë amtare, edhe gjuha shqipe.

Sipas shifrave të fundit në Austri nga 13.560 nxënës me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, mësimin e vijojnë vetëm 2101 nxënës? Pavarësisht përpjekjeve tuaja për shtrirjen në distancë dhe masivizimin e ndjekjes së gjuhës shqipe numri është ende i ulët. Pse ndodh kjo?

-Shifrat që ju i jepni janë të para disa vjetëve, kurse aktualisht në Austri mësimin shqip e vazhdojnë vetë 1651 nxënës apo vetëm 5.2% e nxënësve shqiptarë në shkollat austriake nën drejtimin e 19 mësueseve. Numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë në Austri është mbi 30 mijë nxënës nga komuniteti shqiptar prej rreth 80 mijë persona. Pra kjo është shqetësuese ku dihet se Austria tërësisht e financon dhe organizon mësimin në gjuhën amtare. Vitin e kaluar mësimi u mbajte në 24 gjuhë në Austri duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Jemi aktualisht komuniteti emigrant i cili nuk e dëshirojmë mësimin në gjuhën amtare, me përqindjen më të ulët nga komunitetet tjera në Austri. Kjo e tregon vetëdijen e ulët kombëtare. Shkaqet janë të ndryshme, por kryesori është mosinteresimi i prindërve, ata vendosin.

Për të qëndruar tek librat dhe tek pena juaj, Baki Ymeri në një shkrim të tijin ju ka cilësuar ” një idealist dhe tradicionalist modern që kultivon me dashamirësi subjekte historike, patriotike, sociale dhe kulturore, duke qenë një njohës i mirë i ambientit shqiptar, jo vetëm në vendlindje por edhe në diasporë”. Sa vend zë ndjenja e patriotizmit në veprat tuaja, si një rrugë e mundimshme e krijimit që të shpie në realizimin e idealit?

-Baki Ymeri është shkrimtari dhe veprimtari i njohur si “Bubullima e Bukureshtit” me të cilin jemi takuar vetëm përmes shkrimeve dhe elektronikës. E falënderoj për vlerësimin e tij! Kemi bashkëpunuar në përkthimin dhe botimin e librave të mia në rumanisht. Krijimtaria letrare është vullnet i brendshëm, energji e cila shpërthen kur nuk e pret. Bazamenti i gjithë punës sime ka qenë si detyrim ndaj progresit kombëtar dhe njerëzores. Nuk ka qenë ana materiale asnjëherë ajo që më ka penguar as stimuluar. Para se të migroj kam punuar në gjimnaz 7 vite pa pagesë, i përndjekur dhe i torturuar së bashku me koleget/ët, nxënësit e prindërit për ta ruajtur shkollën shqipe nga pushtuesi serb. Kemi provuar dhunë të pa parë, më e rënda ishte helmimi i nxënësve i filluar në pranverën e vitit 1989 duke vazhduar deri në vitin 1995. Të gjitha ato përjetime në dokumente, foto, shtypi botëror, ditar, kujtime, dëshmitar i kam botuar në veprën time “Pranverë e helmuar” me rastin e 30 vjetorit të krimit serb. Pres ta promovoj edhe në Tiranë në rrethana jashtë pandemie. Nuk e di a ka frymëzim më i fuqishëm nga ajo kur mëson se sa hoqi kombi ynë nën sundimin e huaj që të marrësh forcë e të kontribuosh sado pak në progresin kombëtar.

Jam i lumtur që dhashë kontributin tim modest edhe ne hartimin e shumë teksteve shkollore nga të cilat Abetarja e parë në Austri (A-B-C Fibel Albanisch). Abetare e botuar nga Ministria e Arsimit të Austrisë e cila është e vetmja në katalogun e teksteve mësimore në Austri tani një dekadë. Kur e mori këtë libër pedagogu i njohur shqiptar tha: “Të gjithë rilindësit hartuan abetare… edhe …” – Dr. Musa Kraja, ndoshta aty është bazuar edhe miku ynë nga Bukureshti.
Nga vet jeta në Kosovë dhe jeta në mërgim më mësova të jem vigjilent në kohë e cila po e humbe kot nuk kthehet kurrë. Mbi të gjitha është leximi ai i cili të mbushë dhe ndritë mendjen.

Sa mund të themi se është arritur qëllimi i mësimit dhe përcjelljes së gjuhës shqipe brez pas brezi për të mësuar gjuhën amtare.

-Në Austri mërgata është relativisht e re dhe nuk mund të kemi ndonjë vlerësim të saktë lidhur me përcjellën e gjuhës shqipe brezave. Ajo çka duket në këta dy-tre breza nuk mund të jemi optimist se do ruhet gjuha shqipe gjatë. Do ishe fitore sikur të organizonim qendra shqiptare kudo në glob, edhe në Austri, ku do krijoheshin lidhjet ndër-shqiptare në të gjitha sferat e jetës dhe veprimtarisë. Ne kemi tani rrjetet e formuara në disa veprimtari, por pa një plan strategjik në interesin madhor kombëtar. Shembull tipik do ishte organizimi kombëtar i hebrenjve gjatë historisë tremijë vjeçare. Ia arritën ta ruajnë bërthamën e tyre në gjithë botën. Mërgata shqiptare tani kapë 55% të gjithë shqiptarëve me një potencial madhor për të bërë mrekulli me interes kombëtare edhe për gjeneratat e ardhme. / DiasporaShqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 