A po rimëkëmbet ekonomia jonë?

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

A po rimëkëmbet ekonomia jonë?

Viti që shkoi u mbyll me 624 milionë euro rënie ekonomike për Shqipërinë (5 përqind e prodhimit tonë kombëtar) ose 220 euro më pak për çdo qytetar. Dëmet në ekonomi ishin të mëdha, me hotelet e ngrira, veprimtarët turistikë që kaluan në gjendje pasive sipërmarrjet e tyre, për të mos paguar taksa mes një veprimtarie gati zero dhe një konsumi të goditur keqazi.

Megjithatë, turizmi mbijetoi në verën e vitit të kaluar, pa muzikë pas orës 8 të mbremjes dhe me pak turistë nga përtej kufijve: shqiptaret e Kosovës që nuk na lënë në baltë kurrë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe vetë maqedonasit. Ndërtimi dhe bujqësia nuk pushuan së punuari edhe në mbylljen më të plotë(mars-prill 2020) dhe e mbajtën ekonominë. Për të arritur në dy muajt e fundit (nëntor-dhjetor) të vitit të kaluar, kur konsumi arriti nivelet e nëntor-dhjetorit të vitit 2019. Konsumi ishtë normal edhe gjatë këtij janari 2021, megjithë kufizimet e lëvizjes dhe rritjen e rasteve të infektimit.

Ndonëse virusi këtë janar u duk ende në kulmin e tij, në shifra të infektimit dhe jetëve që u shuan në të gjithë Evropën dhe në SHBA-të, ka shumë sinjale shprese në horizont. Vaksinat e prodhuara nga kompanite faramaceutike si Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Novavax, etj., kanë rezultuar efektive, kanë marrë miratimin e autoriteteve në kudo në botë dhe ka nisur në masë prodhimin i tyre. Vaksinimi ka filluar i ethshëm në të gjithë botën.

Për ne, nga kompania Pfizer priten të vijnë tani në shkurt 10 mijë e 700 vaksina, nga kontrata e nënshkruar nga Kryeministri Rama më 31 dhjetor 2020 për furnizim me gjysëm milioni vaksina, pas takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Pfizer z. Albert Burla në Nju Jork. Disa orë më vonë, tregu ishte boshatisur dhe shumë vende më të pasura nga ne ngelën duarthatë. Ndërkohë, tek platforma Covax (sistemi i 92 vendeve në zhvillim dhe me të ardhura të mesme, për të siguruar vaksinat ndaj epidemive), qeveria shqiptare ka paguar 3.9 milionë dollarë për 1.1 milion doza.

Nga data 11 janar kur filloi vaksinimi, jane vaksinuar me qindra mjekë e infermierë të spitaleve Covid. Ndërkohë që në fillim të këtij muaji do të injektojnë dozën e dytë mjekët që janë vaksinuar të parët, ndërsa mjekët e qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale apo pneumologë do të bëjnë dozën e parë me sasinë që pritet të sjellë Pfizer brenda pak ditëve.

Paralelisht me mjekët, me të mbërritur edhe sasia e vaksinave nga Covax, do të vaksiniohen edhe të moshuarit  nëpër azile.

Me mënyrën se si po e përballon sistemi ynë mjekësor pandeminë, Shqipërisë nuk iu desh të mbyllet plotësisht në muajt më të vështirë dhjetor 2020-janar 2021. Me nisjen e vaksinimit në masë që nga shkurti, ekonomia do ta rimarrë veten shpejt. Sikurse na e konfirmon edhe Banka e Shqipërisë në daljen e fundit publike të Guvernatorit Genti Sejko, pjesa më e madhe e sektorëve prodhues janë kthyer optimistë. Një pjesë e tyre kishin nisur të rikuperonin që në gjysmën e dytë të 2020-s dhe pritet të vijojnë me prirje pozitive.

Pothuajse të gjitha grupet e eksporteve parashikojnë të kenë aktivitet në rritje gjatë këtij viti. Rritja më e fortë do të jetë për industrinë (fabrikat) që prodhojnë pjesë këmbimi për automjete(të quajtur industria automotive), për shkak të hapjes së fabrikave të reja. Produktet bujqësore (fruta-perimet, por edhe përpunimi i tyre), materialet e ndërtimit dhe metalet do ta shtojnë prodhimin, duke pasqyruar kërkesën më të lartë për to në tregjet rajonale. Industria e naftës pret të njëjtat nivele prodhimi si në vitin 2020.

Ndërkohë, sektori më problematik, ai që punëson edhe më shumë (70 mijë vetë), industria e tekstileve dhe këpucëve, e goditur rëndë në muajt mars-prill 2020 të mbylljes së plotë(kohë kur humbi 22 mijë punonjës, që kaluan në papunësi të përkohshme), ka rinovuar makineritë prodhuese, duke prodhuar materiale njëpërdorimshe dhe pajisje për mbrojtjen mjekësore individuale. Si rezultat, eksportet nga fasonët gjatë muajit dhjetor 2020, për herë të parë i kaluan eksportet e muajit dhjetor 2019. Nga 7.89 miliardë lekë (64 milionë euro) një vit më parë, në 7.96 miliardë lekë (65.2 milionë euro), ose 3 përqind më shumë. (http://www.instat.gov.al/media/7931/tj-dhjetor-2020_.pdf).

Kjo kthese po e nxit grupin më të madh të eksporteve në vend, industrine e veshjeve dhe kepuceve, që të kërkojë tregje të tjera, përveç Italisë (p.sh. Gjermaninë), duke ndryshuar prodhimin. Ata që deri dje prodhonin këpucë, tani po prodhojnë produkte njëpërdorimshme, apo pajisje të mbrojtjes mjekësore individuale.

Bujqësia, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme do të rregjistrojnë sërisht një vit 2021 pozitiv dhe të konsoliduar. Fondet e marra nga Programi IPARD II i Bashkimit Evropian në tre vitet e fundit, i kanë dhënë fermerëve shqiptarë 90 milionë euro kontribute të BE-së dhe Buxhetit të Shtetit të Shqipërisë në qendra përpunimi të lëndëve bujqësore e blegtorale, plantacione të reja, serra diellore dhe me lëndë djegëse, etj., duke trefishuar kapitalin e hedhur.

Edhe pse turizmi shqiptar, sektori që deri në nëntor 2019 ishte në rritje dyshifrore, u godit mizorisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe nga pandemia, operatorët turistike shprehen se prenotimet paraprake janë në të njëjtat nivele si në vitin 2019. Realiteti i plotë do të duket në prenotimet e muajve mars-prill, megjithatë ka optimizëm në rradhët e e operatorëve të turizmit tonë, i cili siguron mbi 3.2 miliardë euro në vit. Në mes të këtij viti, Shqipëria do të vijojë të mbetet preferenca e shumë të huajve, përsa i përket ofertës së turizmit të rërës dhe detit.

Tregtia dhe shërbimet ndërkohë e kanë rimarrë gradualisht veten dhe pritet të performojnë mirë gjatë gjithë vitit 2021. Parashikimet e qeverisë dhe të Bankës së Shqipërisë janë për një rritje ekonomike prej 5.5 përqind për këtë vit, ose 672 milionë euro më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 