Danimarkë/ “RTV Zëri i Kosovës”, një histori e fillimit të transmetimeve

E premte, 17 Maj, 2024

RTV Zëri i Kosovës funksionon si multimedia shqiptare në Diasporë, që nga viti 1989, fillimisht si radio dhe më vonë edhe si Tv, e përcjellë nga web-faqja e saj www.rtvzeri.com.

Ky medium u emërua “Zëri i Kosovës” si sinonim i solidarizimit dhe mbështetjes aktive të kërkesave të drejta të shqiptarëve në Ish Jugosllavi. Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981, në Kosovë dhe aty ku jetonin shqiptarët, nga ana e federatës Jugosllave, nisi procesi i heqjes së atyre pak të drejtave që kishin shqiptarët. Në shumë institucione të Kosovës, regjimi i Beogradit po vendoste masa të dhunshme. Në fakt, pak vjet pas vitit 1981, gjithë zinxhiri komandues dhe represiv do të kontrollohet nga Beogradi.

Më 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë të dhunshme ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe shpalljes zyrtare si pjesë e Serbisë, Kosova vendoset në shtetrrethim, e cila manifestohet me vrasje brutale, burgosje, tortura, deportime etj. Në një atmosferë të tensionuar, më 2 korrik 1989, Kuvendi legjitim i Kosovës i asaj kohe, shpall deklaratën kushtetuese me të cilën Kosova definohej si njësi e barabartë në federatën jugosllave. Duke qenë të vetëdijshëm, se lufta në Kosovë ishte e pashmangshme, diaspora shqiptare filloi të organizohet në forma të ndryshme, për të ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejshme drejtë pavarësisë së saj. Në këto kushte lindi Radio Zëri i Kosovës në Danimarkë më 20 gusht 1989, e themeluar nga një grup bashkatdhetarësh në Danimarkë, me në krye Ibrahim Xhemajlin, ish i burgosur politik. Radio Zëri i Kosovës ka filluar transmetimet e para në rrjetin tokësor, në FM 95,5 Mhz në Kopenhagë dhe ka qenë një nga radiot e para në gjuhën shqipe në Diasporë, e pranuar dhe e financuar nga Ministria e Kulturës së Danimarkës.

Spikeret e para të radios kanë qenë Shpëtime Fida dhe Emine Xhemajli. Ndërsa më vonë radios do ti bashkëngjiten edhe Ixhet Lutfiu, Naim Jumniu, Havzi Sulejmani, Bedri Mustafi, Jusuf Mustafai, dhe nga viti 1997, unë Adnan Aliti. Është filluar me gjysmë ore program në Kanalin e Kopenhagës, për të zgjeruar shumë shpejt kohën e emetimit në 45 minuta e pastaj në 90 e më vonë në 3 orë në javë. Me kalimin e kohës dhe fitimin e eksperiencës, redaksia jonë arriti të pavarësohet dhe t’i ketë edhe valët e veta, duke emituar program në gjuhën shqipe prej 36 orëve në javë. Në vitin 2002, pas mbledhjeve të shpeshta me kolegët danez, arritëm marrëveshje për të zgjeruar aktivitetin tonë mediatik, duke filluar me emetimin edhe programe televizive në gjuhën shqipe, në kanalin kombëtar të Danimarkës, TV2, me shikueshmëri në të gjithë territorin e Danimarkës. Çdo të shtune nga ora 13:00-14:00, Danimarka fliste shqip, dhe kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për ne shqiptarët e Danimarkës, një privilegj që asnjë nga etnitetet e tjera të Danimarkës, me numër shumë më të madhe se ne, nuk e kishin. Me hapjen e TV Zëri i Kosovës, akronimit të radios iu shtua edhe akronimi tv për t’u bërë RTVZIK. Vlen të theksohet se, barrën kryesore të transmetimeve në radio dhe në tv, me dekada të tëra e kemi pasur unë, Ixhet Lutfiu dhe Ibrahim Xhemajli.

Ishte punë vullnetare në momente edhe shumë e mundimshme, por vullneti dhe sakrifica jonë për të qenë në disponim të mërgatës tonë dhe në disponim të rrjedhave historike të kombit, deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ishte ajo që na jepte forcë dhe kurajo. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ndiheshim shumë krenarë, sepse që nga fillimi deri në fund të rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë, ne kishim zgjedhur rrrugën e drejtë, atë që sollën lirinë e Kosovës. Pra liria ka emër, UÇK. Zëri i Kosovës përjetoi dhe kontribuoi gjatë zhvillimit të tri luftërave çlirimtare të popullit tonë. Falenderim i veçantë shkon për popullin danez dhe autoritetet daneze, të cilët vazhdimisht i kanë përkrahur mediat tona, duke financuar nëpër vite harxhimet mediatike.

MEDIA SI RUAJTËSE E IDENTITETIT SHQIPTAR DHE GJUHËS SHQIPE NË DANIMARKË

Duke shikuar në retrospektivë punën e mediave tona, mund të konstatohet, se të gjithë kontribuesit dhe bashkëpunëtorët e “RTV Zëri i Kosovës”, duhet të mburren me rolin historik që kanë luajtur mediat tona, si në diasporë në përgjithësi ashtu edhe në Danimarkë në veçanti.

“RTV Zëri i Kosovës” krijoi dhe afirmoi vlera të mirëfillta kombëtare, ndihmoi në integrimin e shqiptarëve në Danimarkë dhe shmangien e asimilimit të gjeneratave të reja. Luajti një rol të madh në kultivimin dhe ruajtjen e traditave të mirëfillta shqiptare dhe transformimin e tyre te brezat e reja. Evidentoi dhe pasqyroi histori suksesi të bashkatdhetarëve tonë që me të arriturat e tyre nderuan Danimarkën, por ia shtuan krenarinë gjithë shqiptarëve. Jo vetëm për shqiptarët por siç cek me një rast eksperti i çështjeve ballkanike Tue Magnussen-RTVZIK ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e demokracisë daneze duke zbuluar aferën Panteliç ku autoritetet daneze kishin autorizuar një avokat ultranacionalist serb për verifikimin e lëndëve të azilkërkuesve shqiptarë në Danimarkë etj. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji kaluan gati 32 vite të themelimit të Radio Zërit të Kosovës dhe misioni i tij vazhdon edhe sot në evidentimin, pasqyrimin e vlerave të mirëfillta kulturore, sportive dhe të lëmive të tjera (kombëtare), si për shqiptarët e këtushëm ashtu edhe më gjerë.

DOKUMENTARËT, EMISIONET KRYESORE DHE BASHKËPUNIMET

Në vitet e fundit, më shumë jemi fokusuar në përgatitjen e kronikave dhe dokumentarëve të ndryshëm televiziv. Përvoja e gjatë me media, na ka aftësuar që të krijojmë vepra mediatike, të cilat do të mbahen mend dhe do të lënë gjurmë në jetën e mërgatës shqiptare në botë. Në kohën e transmetimeve të drejtpërdrejta në radio, unë kam udhëhequr programin E SHTUNA ARGETUESE, emision rekreativo-zbavitës, me inkuadrime të drejtpërdrejta telefonike të dëgjuesve nga e gjithë bota në studio (përpos në FM transmetonim edhe në internet), dëshira muzikore, përshëndetje, intervista, etj. Historia e transmetimeve të “RTV Zëri i Kosovës”, shënon bashkëpunime të shumta me mediat simotra, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë, si për shembull urat radiofonike me radio-stacionet në Tetovë, Kosovë, Zvicër, Londër, New York etj.

NGJARJET KRYESORE TË SHQIPTARISË NË “RTV ZËRI I KOSOVËS”

Pa dyshim, çdo ngjarje historike e kombit tonë, pa asnjë hezitim ka gjetur përkrahje dhe publicitet të jashtëzakonshëm te mediat tona. Këtu duhet të theksojmë në veçanti, kohën e mbylljes së mediave shqiptare në Kosovë nga regjimi serb dhe terit informativ që mbretëronte në Kosovë në vitet ’90, Radio Zëri i Kosovës rreshtohej si një nga radiot e rralla që transmetonte në gjuhën shqipe, bashkë me Radio Zagrebin, Zëri i Amerikës, DW, BBC. Gjatë luftës në Kosovë, bënim intervista të drejtpërdrejta me telefon satelitor nga fronti i luftës me luftëtarët e lirisë.

ÇMIMET E FITUARA DHE VLERËSIMET E MARRA

RTV Zëri i Kosovës ka fituar dy çmime nga Ministria e Diasporës së Kosovës, të përzgjedhur si dokumentarët më të mirë në Diasporën shqiptare për vitin 2017 dhe 2018 me filmat: ”Me Arbëneshët e Zarës”- të regjisorit Adnan Alit dhe “ Rrënjët shqiptare, dheu danez” të regjisorit Ixhet Lutfiu, por gjithnjë me kontributin e pa shmangshëm të Ibrahim Xhemajlit.

RADIO E TV SOT DHE SFIDAT E SË ARDHMES

Radio Zëri i Kosovës transmeton 24 orë muzik live nga webfaqja e saj rtvzeri.com ndërsa televizioni transmeton po ashtu muzikë të përzgjedhur 24 orë dhe shikohet në të gjitha platformat digjitale si IP TV. Paralelisht me radion dhe tv, webfaqja jonë rtvzeri.com funksionon nga viti 2004, moderator i të cilit jam unë, po ashtu është shumë aktive dhe vizitohet nga shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Në faqen tonë nuk ka censure dhe funksionon sipas normave demokratike të Danimarkës, të respektimit të mendimit të lirë, që dmth. çdo kush ka të drejtë të shprehë mendimin e vet, por me përgjegjësi personale të autorit. Ne do të vazhdojmë të merremi me media edhe më tutje, sepse ajo na fle në zemër, ndoshta me një intensitet më të ulët, por do të jemi gjithmonë në shërbim të diasporës, kudo që do të paraqitet nevoja për mbështetjen tonë profesionale. Kemi bashkëpunim të rregullt me mediat kombëtare në vendlindje me RTK, Klan TV, TV Diaspora, AlbSE, për të cilët raportojmë si korrespondentë, për ngjarjet më të rëndësishme në Skandinavi.

Gjithashtu bashkëpunojmë edhe me Radio Rilindja dhe Radio Zëri I Arbit në Norvegji etj. Pos kësaj, do të përqendrohemi në përgatitjen e filmave dokumentarë ku kemi fatin që në ekipin tonë të ngushtë të kemi regjisorin Ixhet Lutfi, i cili, pas disa dokumentarëve të suksesshëm, tani më llogaritet si mjeshtër i vërtetë i filmave dokumentar. Po ashtu kolegu tjetër Ibrahim Xhemajli, gjithmonë vjen me ide dhe aktivitete të reja, i cili nuk di të ndalet kur janë në pyetje aktivitetet kombëtare si: organizimi i Ditëve të Kulturës Shqiptare në Danimarkë, Festat e Nëntorit etj./ Gazeta Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 