Hylli i Dritës, një numër special në 80-vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

E shtunë, 27 Prill, 2024

Me rastin e 80-vjetorit të largimit nga jeta të Át Gjergj Fishtës është botuar numri i radhës i revistës “Hylli i Dritës”. Ky numër përmban studime të çmuara për Fishtën.

Në këto studime trajtohen çështje të veçanta dhe elemente të pa studiuara me hollësi nga krijimtaria e Át Gjergj Fishtës. Përmes këtyre kontributeve janë pasuruar më shumë studimet fishtiane.

Edhe këtë vit “Hylli i Dritës” përmes bashkëpunëtoreve do të trajtojë në mënyrë të veçantë themeluesin e vet në 150 – vjetorin e lindjes së tij.

Krahas këtij përkujtimi, vijojnë studimet e tjera, historike gjuhësore dhe letrare. Ka vijuar rishtas rubrika “brilante biblike” me përkthime nga Bibla në gjuhën gege nga Át Daniel Gjeçaj.

Po kështu, me interes është edhe një studim i panjohur i Át Zef Pllumit rreth baladës Lule Frangu.

Me këto botime “Hylli i Dritës” vijon të jetë kontribut i qenësishëm dhe një arritje e rëndësishme në kulturën shqiptare.

“Hylli i Dritës” është i hapur për të gjithë studiuesit që duan të japin ndihmesën e tyre në shkencat albanologjike.

Më 1913 botohej “Hylli i Dritës”

Botimi i gjithi përkushtuar kombit, gjuhës dhe historisë, “Hylli i Dritës”, do të shihte dritën e botimit më 11 tetor të vitit 1913, në Shkodër, nga At Gjergj Fishta. E botuar dhe e qarkulluar nga “Nikaj Press”, revista u mbështet nga një figurë e shquar, si Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, botimi dhe qarkullimi i saj u ndalua nga austriakët, pasi promovonte interesat shqiptare.

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e të cilës qenë, jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por një plejadë e tërë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të nderuar.

Revista u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin emri i Atë Gjergj Fishtës. Sot mund ta themi që te kjo revistë e konfirmuar si institucion kulturor, shqiptarët kanë shprehur maksimumin e energjive të veta mendore, si asnjëherë tjetër, si askund tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.