150 vite nga lindja e Mihal Gramenos, “apostullit të shqiptarizmës”

E diel, 19 Maj, 2024

Më 13 janar 1871 lindi heroi i popullit shqiptar Mihal Grameno. Ai ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, botues dhe shkrimtar shqiptar.

U lind në Korçë, u shkollua në vendlindje dhe më 1885 mërgoi drejt Rumanisë. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare, ku më 1889 u zgjodh edhe sekretar i shoqatës “Drita”.

Më 1907 doli kaçak dhe iu bashkua çetës së porsaformuar të Çerçiz Topullit, duke marrë pjesë në vrasjen e peshkopit grek te “Guri i Cjapit” për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik.

Cilësoheshin Apostuj të shqiptarizmës pasi shkonin fshat më fshat të kuvendonin për idenë kombëtare. Grameno si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Më 1908 çeta shkoi të takonte Njazi bej Resnjën për të diskutuar më 23 korrik duke diskutuar për përparësitë që do t’i jepte shqiptarëve shpallja e një kushtetute. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Më 1909 Grameno themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër që botohej gjatë 1909–1910. Më 1910 organizata proklamoi themelimin e një kishe shqiptare, dhe nuk u njoh nga Perandoria Osmane. Grameno u arrestua më 1910 nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën Bashkimi i Kombit.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet.

Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë: të përjavshmen Koha të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York ku jetoi nga 1915 deri më 1919. U kthye në Evropë për të përfaqësuar Partinë Politike të shqiptaro-amerikanëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe si korrespondent i gazetës Albania që botonte A. G. Naçe nëNew York. Pas një viti u kthye në Shqipëri.

Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.

Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek. XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si “Për mëmëdhenë”, “Lamtumirë”, “Uratë për liri” u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme. Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 