Ambasada shqiptare në Sllovaki bën të ditur njoftimin e Departamenteve të Policisë së të Huajve, ku njoftohet se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.
Këto departamente veprojnë si zyra të emigracionit në Sllovaki, ndërkohë që mësohet se Policia e të Huajve ka hequr orët e takimeve për publikun pasi stafi i saj do të ndihmojë në trajtimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.
Departamentet e Policisë së të Huajve ishin planifikuar të qëndronin të mbyllura deri më 10 janar. Qëndrimi i përhershëm, i përkohshëm ose i “toleruar” në Sllovaki me një datë skadence gjatë shpërthimit të koronavirusit ose me një datë skadence brenda një muaji pasi kriza të ketë mbaruar, do të mbetet e vlefshme deri në dy muaj pas përfundimit të krizës, bazuar në rregullat e paraqitura ne prill.
Ministria e Brendshme ka ndryshuar orët e hapjes së të gjitha qendrave të saj të klientëve, autoriteteve të qarqeve dhe disa selive të policisë dhe do të jenë të hapur vetëm para mesditës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Ambasada shqiptare në Sllovaki bën të ditur njoftimin e Departamenteve të Policisë së të Huajve, ku njoftohet se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.
Këto departamente veprojnë si zyra të emigracionit në Sllovaki, ndërkohë që mësohet se Policia e të Huajve ka hequr orët e takimeve për publikun pasi stafi i saj do të ndihmojë në trajtimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.
Departamentet e Policisë së të Huajve ishin planifikuar të qëndronin të mbyllura deri më 10 janar. Qëndrimi i përhershëm, i përkohshëm ose i “toleruar” në Sllovaki me një datë skadence gjatë shpërthimit të koronavirusit ose me një datë skadence brenda një muaji pasi kriza të ketë mbaruar, do të mbetet e vlefshme deri në dy muaj pas përfundimit të krizës, bazuar në rregullat e paraqitura ne prill.
Ministria e Brendshme ka ndryshuar orët e hapjes së të gjitha qendrave të saj të klientëve, autoriteteve të qarqeve dhe disa selive të policisë dhe do të jenë të hapur vetëm para mesditës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.