Zgjedhjet në Kosovë/ Diaspora do të votojë nga 2 deri më 12 shkurt

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Shqiptarët e Kosovës jashtë vendit do të votojnë për herë të dytë në zgjedhjet në Kosovë. Për zgjedhjet e 14 shkurtit, votimi me postë prej tyre është parashikuar të bëhet nga 2 deri në 12 shkurt.

Ndërkohë regjistrimet për qytetarët e Kosovës jashtë vendit do të bëhen nga data 13 janar deri më orën 18.00 të 21 janarit.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpërndau legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për më 14 shkurt.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021.

Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi më 21 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur Qeverinë Hoti si antikushtetuese.

Kushtetuesja kishte konstatuar se Qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 (zgjedhja e qeverisë) të Kushtetutës sepse Qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Të gjitha informacionet janë këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.