Turqi/ Futbollisti shqiptar shkëlqen në superligën turke- VIDEO

E diel, 29 Qershor, 2025

Endri Çekiçi ka gjetur golin në ndeshjen e kampionatit turk, Ankaraguxhu-Bashaksehir. Takimi, në fakt është duke u luajtur dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1.

Ishin, miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, megjithatë avantazhi zgjati vetëm tre minuta pasi sulmuesi i kombëtares vendosi baraspeshën me anë të një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit duke shënuar për Ankaraguxhu.

Ky ishte goli i parë për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa u transferua në merkaton e kaluar nga Olipimia e Ljubjanës. Te ekipi turk, 24-vjeçari është duke u aktivizuar me vazhdimësi dhe goli i sotëm i jep edhe më shumë vlerë performancave të tij. /VipSport

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.