Mjeku Lorenc Hashorva: Si bëhen kontrollet shëndetësore në aeroportin e Rinasit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Një vit më parë, në janar të 2019-tës Shqipëria ishte në gatishmëri në pikat kufitare për të “gjurmuar” nëse do të hynin në vend raste me COVID-19. Ishte periudha kur koronavirusi sapo kishte shpërthyer në Wuhan dhe vetëm një muaj më pas, në shkurt pamë një shpërthim masiv në Europë.

Aeroporti i Rinasit është një nga pikat kryesore hyrëse në Shqipëri përmes rrugës ajrore dhe ku kontrolli duhet të jetë vigjilent për rastet e reja. Shefi i Njësisë Kufitare në ISHSH në Rinas, Lorenc Hashorva në një intervistë flet mbi masat që janë shtuar dhe si paraqitet situata aktualisht në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Nëse një vit më parë matja e temperaturës së pasagjerëve bëhej me termometër dore me lazer, sot janë vendosur skanerat termikë dhe tunelet dezinfektuese. Gjithashtu nuk lejohen shoqëruesit në aeroport por vetëm pasagjerët. Megjithatë, në një vit pandemi në Rinas nuk janë konstatuar raste, por janë gjurmuar në bazë të formularëve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe virusit që njihet si virusi britanik, e për të cilën këtë të mërkurë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi shtyrjen e pezullimit të fluturimeve deri më 18 janar. Dr. Hashorva thotë se të gjithë pasagjerët plotësojnë një formular që i dorëzohet autoriteteve shëndetësore dhe krahas tij, pasagjerët që vijnë nga Britania e kanë të detyruar karantinën 14 ditore.

Dr. Hashorva një vit më parë si sot Rinasi dhe pikat e tjera të kontrollit ishin në gjendje alarmi nëse do të mbërrinte në Shqipëri koronavirusi, duke shtuar dhe kontrollin mjekësor në kufi. Si e kujtoni sot situatën e një viti më parë dhe çfarë mund të themi se ka ndryshuar?

Duke bërë krahasim me situatën e një viti më parë që ishte diçka e papritur për gjithë botën, megjithatë Ministria e Shëndetësisë bazuar dhe në udhëzimet e OBSH mori masa imediate për sektorin shëndetësor në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Ky kontroll dhe këto masa të shtuara konsistonin në shtimin e stafit mjekësor në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. E dyta, në pajisjen me mjete mbrojtëse personale për stafin mjekësor të Rinasit, kontrolli shëndetësori Rinasit është një shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës, pra ka pasur shërbim shëndetësor të Rinasit por me ardhjen e virusit nga Kina, ishte periudha e Wuhan atëherë, u dyfishua numri i personelit shëndetësor në Rinas. Filloi matja e temperaturës për të gjithë pasagjerët që hynin në Rinas. Fillimisht ishte situata testimi i udhëtarëve që vinin nga Kina dhe me ardhjen e virusit në Europë, dhe kryesisht në Itali, u bë matja e temperaturës dhe kontrolli shëndetësor përmes një pyetësori të aprovuar nga OBSh për të gjith udhëtarët pa përjashtim, nga çdo vend që vinin. Kjo ka qenë situata e para një viti. Gradualisht me shtimin e masave dhe lockdown që ndodhi u fuqizuan dhe masat në aeroportin e Rinasit në bazë të vendimeve që kishte marrë qeveria shqiptare.

Cili është protokolli që ndiqet sot në Rinas përsa i përket kontrolleve për COVID-19? Përveç matjes së temperaturës a ka kontrolle të tjera?

Protokollet që ndiqen sot në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit janë ato protokolle që ndiqen në çdo aeroport të botës dhe janë protokolle standard të aprovuara nga ministria e Shëndetësisë dhe bazuar në orientimet e OBSH. Kontroll që konsiston në matjen e temperaturës dhe në ndryshim nga fillimi ku matja e temperaturës bëhej me termometër lazer, me dorë, tani janë futur skanerat termikë. Të gjithë pasagjerët kalojnë në skanera termikë. Përveç kësaj, para se të hysh në aeroport i kemi kaluar dhe tunelet dezinfektues ku bëhet dezinfektimi i të gjithë pasagjerëve me një solucion, të aprovuar dhe kjo nga Ministria e Shëndetësisë. Një masë tjetër paraprake është dhe minimizimi i numrit të pasagjerëve që hipin në autobus, pra në momentin që dalin nga avioni dhe duhet të hipin në autobus dhe është përcaktuar që autobusat që janë 120 vendesh të mos mbajnë më shumë se 30 persona, pra 30% të kapacitetit të tyre që të eliminojmë atë pjesën e kontaktit fizik. Këto janë masat. Gjithashtu, pasagjerët plotësojnë një formular gjatë udhëtimit në avion me të dhënat e tyre personale, formular që dorëzohet nga ata në momentin e zbritjes pranë strukturave shëndetësore të aeroportit, pra neve shërbimit shëndetësor të Rinasit që mban të dhënat personale të pasagjerit, adresën e saktë dhe një numër telefoni ku mund ta kontaktojmë. Kjo në rast se do kemi një pasagjer të konstatuar më pas me COVID-19, atëherë merren dhe intervistohen dhe personat që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të. Ka një protokoll që përcakton sa pasagjerë duhen marrë dhe pozicionet e uljeve në avion. Dhe kjo shërben për hetimin epidemiologjik.
Masat anti-COVID shfaqen në të gjitha ambientet e aeroportit. Përveç kësaj në aeroport vazhdon rregulli që nuk futen shoqëruesit, por vetëm pasagjerët. Për të shmangur dyndjen e pasagjerëve është bërë që hyrja bëhet nga një drejtim dhe dalja bëhet nga një drejtim tjetër.

Aktualisht në botë po qarkullon varianti i ri i COVID-19, apo siç po e njohim të gjithë virusi britanik. Sa e lehtë apo e vështirë mund të jetë në kufi njohja e këtij varianti, simptomat e tij?

Nga ana mjekësore është një shtamë, një ndryshim “normal” i një virusi që ndodh. Kështu që nga ana e protokolleve nuk ka asnjë lloj ndryshimi, janë të njëjtat masa që merren si për virusin “mëmë”. Nuk ka ndryshim protokolli.

Një ditë më parë autoritetet policore bën të ditur se gjashtë shtetas në Rinas janë gjobitur pasi nuk kishin kryer karantinën 14-ditore pasi kishin ardhur nga Britania e Madhe. Si identifikohen në Rinas këta qytetarë, përveç pjesës së formularit që ju e përmendët?

Përveç pjesës së formularit me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë, me daljen e virusit të ri në Angli u ndaluan të gjitha udhëtimet me Britaninë. Megjithatë mund të vinin shtetas me rrugë tokësore apo mënyra të tjera që mund të arrinin në Shqipëri. Në këtë urdhër të ministrisë së Shëndetësisë përcaktohet se dhe nëse këta persona hyjnë në territorin e Shqipërisë, ata përveç të dhënave personale që ne i marrim janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë. Pra, është në fuqi. Të gjitha këto janë të dhëna që ne i kemi dhe i ka dhe sistemi TIMS i policisë. Në momentin që këta persona kanë ardhur për shembull në datë 25 dhjetor dhe do të kthehet në Angli pa kaluar 14 ditëshin e vetëkarantinimit ai ka thyer ligjin dhe aktin normativ për situatën. Kështu që nuk është asgjë e veçantë, njësoj si situata kur të kap polici në rrugë kur ti nuk ke kryer vetëkarantinimin. Deri sot është ende në fuqi 14 ditëshi i karantinimit nga dita që vërtetohet që ti ke ardhur nga Anglia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.