Diaspora Voton

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Diaspora Voton

Muajt e fundit, fjala “Diasporë” dhe fjala “votë” janë përdorur, si asnjëherë më parë. Jo vetëm nga publiku i gjerë, brenda dhe jashtë vendit, por edhe nga spektri politik dhe shoqëria civile është hapur një debat të nxehtë mbi domosdoshmërinë apo jo të votës të Diasporës shqiptare. Edhe pse këto dy nocione gjenden në qendër të vëmendjes kohët e fundit, debati mbi këtë temë tepër të rëndësishme nuk përbën një fenomen të rri. Kërkesa e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit për të votuar në atdhe ka qenë gjithmonë një dëshirë e shumëshprehur dhe e kërkuar vazhdimisht nga Diaspora europiane, por edhe nga ajo amerikane. Shumë herë kjo kërkesë ka rënë në vesh shurdh, por mesa duket politika shqiptare ka vendosur ta trajtojë këtë çështje me më seriozitet. Pyetja kryesore është nëse kjo përbën thjesht një çështje politike për interesa të ngushta si pasojë e zgjedhjeve të ardhshme apo Tirana zyrtare ka kuptuar më së fundmi rëndësinë e Diasporës në forcimin e demokracisë së vendit?

Sidoqoftë, qëllimi i ketij artikulli nuk është të analizojë të shkuarën, gabimet apo vendimet e keq trajtuara nga figurat politike shqiptare dhe përfaqësuesit e saj. Objektivi i këtij artikulli është të shikojë përpara, duke treguar rrugën e përfshirjes së Diasporës në zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Në këtë shkrim, synoj të përshkruaj rëndësinë si dhe domosdoshmërinë e pjesmarjes të shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne këtë pikë dua të sqaroj se kam zgjedhur qëllimisht përdorimin e termit “shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ” dhe jo përdorimin e termit “emigrantët shqiptarë” sepse besoj thellësisht se periudha e “emigrantit shqiptar” ka kaluar dhe tashmë Diaspora tingëllon më bukur, dhe në të njëjtën kohë paraqet absolutisht të vërtetën e statusit të tyre në shtetet ku jetojnë.

Të jem i sinqertë, karakterizimi i mësipërm për bashkatdhetarët tanë është huazuar nga vetë deklarata e Ministrit të Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko. Majko nëpërmjet një telekonference midis qeverisë dhe përfaqësuesve së opozitës ka theksuar: “Nuk u adresohem më bashkatdhetarëve jashtë kufijeve si emigrantë, por si shtetas që jetojnë jashtë vendit“. Për sa i përket çka ai thotë në vazhdim, do të bija dakort me faktin ku Diaspora duhet trajtuar në të njëjtën mënyrë me shqiptarët që jetojnë brenda vendit. Personalisht besoj që Diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës ashtu sikurse dhe çdo lloj lidhje me vendin e origjinës. Për më tepër, e drejta kushtetuese e saj duhet të jetë e panegociueshme.

Për momentin vërej një ajër pozitiv, lidhur me zbatimin e premtimeve të sipërpërmendura, jo vetëm përsa i përket spektrit politik por edhe vetë shoqërisë shqiptare, ku shumë grupe janë shprehur pro votës së Diasporës. Padyshim që ekziston dhe argumenti i kundërt ku shumë bashkëatdhetarë shprehen kundër një zhvillimi të tillë, duke vënë në pikëpyetje ndikimin që mund të ketë Diaspora në zhvillimet e brendshme politike edhe pse nuk jeton në atdhe. Pavarësisht kësaj rryme pozitive ekzistojnë edhe ata të cilët dyshojnë (pala dyshuse) mbi premtimet e dhëna nga politikbërësit e vendit.

Duke përdorur termin “pala dyshuse” dua të nënvizoj ekzistencën e personave që konsiderojnë fjalët e kryesisë si gjepura të shumëpërmendura nga pothuajse çdo qeveri. Ne sytë e këtyre te fundit këto fjalë konsiderohen si premtime dhe mashtrime patur gjithnjë të njëjtin përfundim, deklarata që synojnë konsumim të brendshëm dhe vetëm kaq. Atëherë, duke patur parasysh ngjarjet e viteve të kaluara, do të konkludoja të mos ngutemi duke nxjerrur konkluzione të parakohshme. Në këtë moment do të ishte më mirë të tregojmë durim dhe besim duke shpresuar që kësaj here premtimi për votën e Diasporës të realizohet.

Sic shkruhet edhe më sipër, kam shumë besim që gjëra të bukura do na presin muajt e ardhshëm, në lidhje me reformën e Diasporës. Ky pozitivitet rrjedhë nga vetë angazhimi i madh i bashkatdhetarëve drejtuar këtij qëllimi të përbashkët. Diaspora shqiptare anembanë botës është mobilizuar dhe paraqitet e gatshme dhe tepër e vendosur që kësaj here të përkthejë mundimet e saj në sukses. Së pari, krijimi i Këshillit Koordinues së Diasporës me përfaqësues nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermania, Holanda, Franca, Italia, Kanadaja, Greqia, Turqia dhe Australia pretendon të jetë një levë presioni ndaj qeverisë Shqiptare. Prej krijimit të tij, Këshilli ka shpallur disa qëllime duke arritur kulmin me adresimin e peticionit të fundit drejt qeverisë ashtu si dhe figurave kryesore të organeve legjislative brenda vendit.

Peticioni në fjalë trajton dy pyetje kyçe të cilat lidhen ngushtë me thelbin e çështjes. Atë së të drejtës së votës së shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit së Republikës së Shqipërisë dhe zgjedhjes së përfaqësuesit të Diasporës, përmes sistemit zgjedhor propocional me lista të hapura. Këto pyetje duhen trajtuar me kujdes dhe me seriozitetin më te madh si nga pushtetarët e vendit, por edhe nga vetë Këshilli Kombëtar i Diasporës. Në lidhje me Këshillin, kuptoj që është pikasur një ekuipazh mjaft i aftë për përfaqësimin e Diasporës. Mirëpo nuk do të ishte më mirë të rriste numrin e bordit të tij? Besoj se nje zgjerim i bordit të Këshillit Koordinues të Diasporës nga persona të gjeneratës së dytë emigrantësh, përberë nga të rinj lindur jashtë Shqipërisë do të krijonte një impuls më të fortë rrugës drejt suksesit të një iniciative të këtillë. Kjo jo vetëm do të hapte rrugët për lidhjen e këtyre personave me atdheun e prindërve të tyre, por do t’i bënte ata ambasadorë për përmirësimin e marrëdhënive midis Shqipërisë dhe shteteve ku ata jetojnë. Por për të mos u nxituar, dhe shtjelluar argumente jo mjaft të forta, shpresoj që edhe me këto kushte Këshilli Koordinues i Diasporës të arrijë me sukses qëllimin final.

Gjatë këtij studimi kam ardhur në kontakt me një numër te madh përfaqësuesish të Diasporës shqiptare, me qëllim për të patur një qasje sa më holistike të çështjes. Mundësia për të votuar Diaspora shqiptare përkrahet masivisht nga ata.

Duke komunikuar me të njëjtin grup njerëzish, në studimin tim kam përfshirë dhe një pyetësor. Shtetas shqiptarë që banojnë brenda ashtu si dhe jashtë Shqipërisë u janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me trajtimin e peticionit të mësipërm ashtu si dhe disa pyetjeve që lindin vetvetiu si rrjedhojë e vetë temës “Diaspora Voton”.

Për më tepër, duke qenë pjesë e komunitetit shqiptar në Greqi, pata mundësinë të bashkëbisedoj me personazhe kyçe te komunitetit shqiptar aty. Nje bashkëbisedim me flamurtarë të mbështetjes së peticiont karshi të drejtës të votës së Diasporës, por dhe personazhe protagoniste tashmë të jetës politike greke.

Fillimisht, në kërkimin tim, u angazhova me botën akademike ku pata fatin të një bashkëbisedimi me Dr. Eda Gemin, momentalisht pedagoge në Universitetin e New York College, Tiranë. Me një përvojë shumëvjecare në nivel ndërkombëtar në fushën e migracionit, integrimit social, ashtu si dhe të përfaqësimit politik, prezanton këndvështrimin e saj në lidhje me të drejtën e votës se Diasporës.

Në fjalën e saj për Diasporën dhe të drejtën e votës, bën fjalë për një domosdoshmëri të kalimit të “teorisë së Votës” krijuar nga Këshilli Koordinues i Diasporës në praktikë. Konkretisht, Gemi bën thirrje për nje mobilizim ashtu sikurse dhe një fuqizim të Diasporës në lidhje me influencën që duhet të ketë në jetën politike të vendit amë.

Duke dëgjuar me vëmendje Edën, po mendoja fazat që ka kaluar populli shqiptar ndër vite. Është më se e vërtet se që nga fillimi i viteve 90’ deri më sot emigrantët shqiptarë kanë kaluar një sërë sakrificash si pasojë e largimit nga atdheu. A janë shpërblyer këto sakrifica gjatë viteve deri më sot? Diaspora fillimisht u lind, u rrit dhe më tej një pjesë e saj u kthye në mëmëdhe. U kthye dhe luftoi për të krijuar atë çka i mungonte, shtëpinë e vet. Kjo pjesë e Diasporës kthyer në atdhe, për mua ka luajtur vërtet një rol të madh në çka Shqipëria është sot. Po sikur Diaspora që vazhdon të ekzistojë jashtë kufijve të gëzojë të njëjtat të drejta me ata që banojnë brenda kufijve s’do të kishim nje zhvillim akoma më të madh? S’do të sillnin Shqipërinë më afër Europës dhe akoma më afër prosperitetit perëndimor? Duke qenë tepër pozitiv do të komentoja se Shqipëria tashmë gjendet në prag të hyrjes në BE.  Pra në këtë mënyrë mobilizimi dhe fuqëzimi i Diasporës do të jetë nje element i cili do i jap nje vrull integrimit në BE.

Përveë mobilizimit të Diasporës një nga elementet ku Eda Gemi insiston në rëndësinë e tyre, janë dhe remitancat e shumta nga bashkatdhetarët tanë drejt Shqipërisë. Nga momenti ku shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë kontribojnë në ekonominë e vendit, duhet të paktën të kenë te drejtë përfaqësimi. Sigurisht që vota e tyre në zgjedhjet parlamentare, sidomos nga shtetet ku banojnë do të ishte një lehtësim për ta.

Së pari do t’u jepte mundësinë shtetasve që jetojnë larg vendit të bëhen pjesë e vendimmarrjes në atdhe nëpërmjet votës së tyre demokratike, duke ndihmuar në këtë mënyrë konsolidimin e procesit demokratik në vend.

Së dyti, mundësia që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës nga vendet ku ata jetojnë jo vetem do të lehtësonte shumë familjet shqiptare të cilat do të duheshin të udhëtonin në atdhe posaçërisht për zgjedhjet, por njëkohësisht do ti shpëtonte ato edhe nga shpenzime të tepërta ekonomike. Në shumë raste kjo e drejtë do të shmangte ditë pune të humbura ashtu sikurse dhe mbingarkesa të mëdha në pikat kufitare.

Së fundmi Eda në shtjellimin e saj duke mbështetur peticionin, arsyeton duke nxjerrur në pah zhvillimet midis shteteve fqinjë që do të sjell reforma e të dhënurit të drejtën e votës si dhe përfaqësimit të Diasporës shqiptare. Gemi nënvizon rëndësinë e reformës së Diasporës karshi lidhjes midis vendit tonë me Italinë dhe Greqinë. Ajo mbështet opinionin e saj, në numrin e madh të emigrantëve si dhe gjeneratës së dytë shqiptare në këto dy shtete.

Si një argument të dytë ajo thekson akoma më tepër Investimet e Huaja Direkte ku në këtë pikë mund te vijnë jo vetëm nëpërmjet kompanive të shteteve përkatëse por dhe vetë nga grupe biznesmenësh të Diasporës. E vërteta është se biznesmenët shqiptarë të Diasporës do të jenë më të gatshëm për të investuar në atdheun e tyre kur ekziston mundësia të një trajtimi te barabartë me bizneset e brendshme. Nga momenti ku Diaspora do përfaqësohet në parlamentin shqiptar dhe do të ketë mundësi të marrë pjesë në negociata lidhur me vendime të cilat prekin interesat e tyre, me siguri që diaspora do të përbëjë një faktor kyç të zhvillimeve të vendit. Ashtu do të ndodhë dhe me të drejtën e votës. Sikurse pohon edhe vetë Gemi për numrin e madh të popullsisë shqiptare jashtë kufijve, të njëjtën kureshtje kam edhe unë për sa i përket rolit që mund të luajë kjo përqindje në zgjedhjet kombëtare. Presupozohet të ketë një fuqi marramëndese nëqoftëse marrim në konsideratë faktin që Diaspora përbën më shumë se 1/3 e popullsisë aktuale.

Pasi Gemi më dha pikat më te forta për të sqaruar domosdoshmërinë e realizimit të reformës së Diasporës, kërkova të merrja mendime nga vetë “Diaspora”.

Pata fatin të realizoja një intervistë me një perfaqësues të komunitetit Shqiptar në Greqi. Ishte pikërisht ish Kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi (2013-2017) Etmond Guri. Ai  shprehu dëshirën e tij që shoqëria shqiptare në Greqi sikurse anembanë botës të ketë mundësinë të përfaqësohet në parlamentin shqiptar dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit. Ai mbështeti gjithashtu mendimin e tij për sa i përket përfaqësimit të Diasporës nga një ose disa persona të pavarur dhe jo partiak. Një deklarim pozitiv i Gurit ku duket qartë që Diaspora ka nevojë për një ndryshim radikal, ku shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë të ndryshojnë jo vetëm jetën e tyre por dhe të vendit të origjinës. Gjatë komunikimit tonë, konstatova fuqinë e madhe të gjeneratës të re të shqiptarëve të Diasporës. Të rinj me shkollim të lartë, me aftësi dhe një formim të dobishëm për çdo vend, akoma më tepër për një vend si yni. A s’duhet shteti shqiptar t’u jap dorën të rinjve, dhe mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e atdheut por dhe të tyren? Atëherë, ky ështe rasti më i përshtatshëm t’i tregojë rinisë së Diasporës shqiptare që zëri i tyre dëgjohet dhe e ardhmja e vendit mbështetet tek ta.

Studimi im vazhdon me opinionet e dy personave që i përkasin fushës politike dhe të diplomacisë. Personi i parë është angazhuar në jetën politike të Greqisë si kandidat për deputet në zonën qëndrore të Athinës, ndërsa personi i dytë vitet e fundit përbën kryesinë e Delegatës së Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra flas per Z. Fatos Malaj dhe Znj. Suela Janina.

Malaj, duke shkruar histori në fushën politike të Greqisë si kandidati i parë emigrant në zgjedhjet parlamentare Greke, na shprehu opinionin e tij bazuar në përvojën shumëvjeçare profesionale. Fatosi ndër vitesh punon në periferinë e Athinës si ndërmjetës ndërkulturor, dhe duke qenë në kontakt të përditshem me Diasporën shqiptare në Greqi, na bën të ditur se autoritetet shqiptare jo vetëm që duhet të kishin kryer përpjekje për të angazhuar Diasporën në politikën brenda vendit por, madje janë vonuar për të kryer një reformë të tillë. Malaj nënvizon nevojën e Diasporës, të paraqitet në zhvillimet politike në tokën amë dhe më vonë arsyeton mendimin e tij: “Personalisht jam më se dakord, që Diaspora të gëzojë këtë lloj të drejte. Jam gjithashtu dakort që përfaqësuesi të zgjidhet përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura. Si ndërmjetës ndërkulturor, jam përballur me qindra probleme ku bashkatdhetarët tanë kanë hasur gjatë qëndrimit të tyre ne Greqi. Duke pasur një përfaqësues nga vetë parlamenti Shqiptar, jam i sigurtë që Diaspora do të ketë një trajtim të ndryshëm”. Lidhur me kanditaturën Malaj, në zgjedhjet parlamentare greke të 2019 konstatuam një numër të vogël pjesmarrjesh nga ana e Diasporës. Pra shqiptarët të pajisur me nënshtetësinë greke, nuk patën një prezencë të madhe në zgjedhjet parlamentare greke. Sipas Malaj dhe një grupi ekspertësh të tjerë, lidhjet e shqiptarëve në Greqi me atdheun qëndrojnë të ngushta. Kjo në rastin e Greqisë të paktën mund te përkthehet si një shenjë ku Diaspora shqiptare në Greqi interesohet më tepër për zhvillimet politike të shtetit amë sesa atij pritës.

Për sa i përket bisedës me Ambasadoren Janina, çfarë kisha si përgjigje nga ana e saj, është roli pozitiv që mund te luaj reforma e Diasporës në integrimin e Shqipërisë në BE në tërësi. Janina theksoi që një përfaqësim i mundshëm së Diasporës në parlamentin shqiptar nuk do të përbënte një faktor kryesor në negociatat me BE, por me siguri do të ishte nje hap pozitiv drejt atij drejtimi. Edhe pse jam dakort me këndvështrimin e Ambasadores, do të shtoja që rëndësia e reformës së Diasporës do të marrë meritat në një moment të caktuar në të ardhmen. Në një periudhë kohore dhjetë vjecare, një Diasporë e fortë të një Shqipërie anëtare të BE do të luante një rol mjaft më të rëndësishëm për sa i përket politikës brenda Shqipërisë por edhe lidhjeve me shtetet pritëse. Pas kontakteve kryer me ekspertët përmendur më sipër, për të patur një opinion më të pasqyruar nga vetë Diaspora, realizova një pyetësor drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe brenda vendit duke i dhënë vet Diasporës mundësinë të shfaqë opinionin e saj mbi këtë çështje.

Rezultatet e pyetësorit vijojnë më poshtë ashtu sikurse dhe analizat përkatëse. Me ndihmën e bashkatdhetarëve të cilët u përgjigjen këtyre pyetjeve, konstatojmë që shumica e pjesmarësve të këtij pyetësori u krye nga banorë që jetojnë në Greqi. Observimi i tillë është më se normal nga momenti ku pjesa dërrmuese e pyetësorit u dërgua drejt personave të cilët jetojnë në Greqi. Mirëpo, sipas grafikut përkates vihet re që ka përqindje edhe nga vende të tjera të botës ashtu sikurse dhe brenda Shqiperise.

(Grafiku 1)

Për sa i përket pyetjes për të drejtën e votës së Diasporës, rezultati ishte tepër pozitiv. Ndër 188 pergjigjeve 92% (173 vetë) u pergjigjen pozitivisht, 6.4% (12 vetë) negativisht dhe 1.6% (3 vete) mbajtën pozicion asnjanës.

Pra duke pasur këto rezultate, përfundojmë që numri i të anketuarëve te cilët kërkojnë të drejtën e votës së Diasporës është mjaft i madh. Kjo pohon faktin se Diaspora shqiptare përbën një fuqi me vlerë, të aftë të kontribuojë në jetën politike shqiptare. Pikërisht, tregon një fuqi masive e cila s’duhet neglizhuar nga asnjë fuqi politike.

(Grafiku 2).

Po i madh është numri i atyre ku u përgjigjën për sa i përket sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura. Sic vihet re në grafikun e mëposhtëm ndër 187 të anketuarve 93.1% (174 vetë) u përgjigjën pozitivisht, 2.1% (4 vetë) negativisht dhe 4.8% (9 vetë) mbajtën pozicion asnjanës. Diaspora me qëndrimin e vet shfaq dëshirën e ekzistencës të nje politike transparente, ku do të fuqizonte akoma më shumë nocionin e demokracisë.

(Grafiku 3)

Për sa i përket përfaqësimit së Diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga një pjestar së Diasporës, numrat qëndrojnë në të njëjtat nivele me pyetjet e mësipërme. Nga 187 përgjigjet, 92% (173 vetë) u përgjigjën pozitivisht, 5.9% (11 vetë) u përgjigjën negativisht dhe 2.1% (4 vetë) mbajtën pozicion asnjanes.(Grafiku 4). Zgjedhja e një pjestari të Diasporës për përfaqësimin e saj, do të përforconte vetë prezencën e Diasporës në parlament. Besoj tërësisht se Diaspora duhet të përfaqësohet nga anëtar të saj. Një person që ka të njëjtat eksperienca si dhe ka hasur të njëjtat probleme me njerëzit që përfaqëson, do të ishte më realist në zgjidhjen e problemeve që mund të shfaqen.

(Grafiku 4)

Së fundmi, pyetja rreth përfaqësuesit së Diasporës në lidhje me angazhimin e tij të ngushtë me jetën politike shqiptare apo jo, është për t’u rishikuar. Ndër 185 te anketuarëve, 53.5% (99 vetë) do dëshironin një përfaqësues totalisht të pavarur nga partitë politike te vendit amë, ndërsa 46.5% (86 vetë) dëshirojnë një përfaqësues i cili të jetë anëtar i komunitetit politik shqiptar në vendin ku banon

(Grafiku 5) – Përmbledhje

Nëqoftëse do ti jepnim një titull final kësaj analizeje, do të thosha që me siguri do të përmbante termin “Diaspora Voton”. Do të përmbante këtë term sepse jam i bindur që koha e duhur ka ardhur ku Diaspora shqiptare të veprojë. Faktikisht nuk jam në pozicion të them me siguri nëqoftëse e gjithë kjo inisiativë mund të jetë një lojë politike me interesa të ngushta partiake, por jam në pozicion të parashikoj që në mangësi të një reformeje të tillë, qeveritarët shqiptarë do të hasin nje opozitë të fuqishme. Jo vetëm nga brenda vendit por edhe jashtë tij. Një opozitë nga njerëz të mashtruar të cilëve ëndërat e tyre për tu bashkuar me atdheun u janë shuar sërish nga politikanët dhe interesat e tyre të ngushta partiake.

Titulli origjinal:

Sondazh për Votën e Diasporës Shqiptare

“Një domodoshmëri për rritjen e legjimitetit demokratik të atdheut apo thjesht një lojë politike me interesa të ngushta partiake?”

*Autori është rritur në Greqi, aktualisht kryen studime Master për Qeverisjen Europiane në Universitetin e Luksemburgut