Kosovare Asllani për “Forbes”: Të gjitha ëndrrat janë të mundshme

E premte, 19 Prill, 2024

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka lindur në Krisianstad të Suedisë dhe tani luan si sulmuese për ekipin e femrave të Real Madrid. Në një intervistë për revistën “Forbes”, shqiptarja e suksesshme tregon për gjithë rrugëtimin, sukseset dhe misionin e saj.

“Unë kam lindur në Suedi, por jam me prejardhje shqiptare. Brenda meje ndjej një përgjegjësi për të luftuar edhe për ato vajza që kanë prejardhje të ndryshme dhe të tregoj se të gjitha ëndrrat e tyre janë të mundshme.”- shprehet Kosovare Asllani.

“Kur isha fëmijë, futbollisti që shikoja ishte braziliani, padyshim që Ronaldo”, thotë Kosovare Asllani. “Ai luante për Real Madrid dhe kështu fillova ta ndjek ekipin për herë të parë”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2019, Asllani, postoi një lutje në rrjetet sociale duke pyetur pse ekipi që ajo mbështeste nuk kishte një ekip për femra. Katër muaj më vonë, ajo nënshkroi për CD Tacón vetëm tre javë pasi bordi i drejtorëve të Real Madrid paraqiti një propozim për thithjen e ekipit të mëparshëm të pavarur në klub si sektori i tyre zyrtar i grave, një lëvizje e cila u miratua në 15 Shtator 2019.

Asllani hyri në histori si blerja e parë e transferimit të klubit pas marrjes së pushtetit dhe, në përputhje me prirjen e Presidentit Florentino Pérez për transferime me emër të madh (Galácticos), ajo u bë e njohur si “Galáctica” e parë. Ballafaqimi me pritjet, megjithatë nuk është asgjë e re për shqiptaro-suedezen 31-vjeçare, një veterane e dy Kupave Botërore të Grave. “Unë e dua pëgjegjësinë, sepse më motivon. Kam luajtur në Paris Saint-Germain për katër vjet, kam luajtur në Manchester City, kam luajtur në Shtetet e Bashkuara, kam luajtur me ekipin kombëtar ku kam një rol drejtues dhe jam ndihmës kapiten atje, kështu që mendoj se më pëlqen të marr përgjegjësi ”.

“Nënshkrimi i një kontrate në Real Madrid ishte padyshim i veçantë për mua” pranon Asllani, “sepse unë shikoja klubin për një kohë kaq të gjatë, por në të njëjtën kohë u ndjeva sikur po nënshkruaja një letër përgjegjësie sepse isha e para që bëra nënshkrimin zyrtar për klubin”.

Një fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike 2016, Suedia e Kosovare Asllanit përfundoi e treta në Kupën Botërore të Grave 2019. “Duke luajtur në Kupën e Botës, pata një sukses të madh”, thotë ajo. “Ishte një moment i madh, i madh personalisht dhe për futbollin e grave. Shumë më shumë vajza mund të na shihnin duke luajtur, u shfaq në shumë më shumë vende sesa më parë, kështu që ishte frymëzuese të isha pjesë”.

Tani Asllani dëshiron të frymëzojë të tjerët. Pjesë e skuadrës së parë të grave që luajnë për klubin më të shquar në botë. “Ne do të udhëheqim rrugën për vajzat e reja që një ditë ëndërrojnë të luajnë për Real Madrid”.

“Unë me të vërtetë luftoj për të drejta të barabarta dhe barazi, kështu që unë me të vërtetë dua që ekipet më të mëdha në botë të kenë skuadra të grave dhe Real Madrid është klubi më i madh në botë. Duam të kemi një ekip të suksesshëm të grave ”.

“Suedia ka qenë një model për botën kur bëhet fjalë për të drejtat e barabarta dhe gratë që luajnë futboll. Ne kemi qenë të suksesshëm për një kohë kaq të gjatë. Unë shoh një potencial të madh. Unë dua ta ndihmoj këtë sport të rritet në një vend si Spanja që njihet për taletet në futboll”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.