Të gjithë në Britaninë e Madhe duhet të qëndrojnë në shtëpi për 45 ditë, përveç arsyeve të lejuara. Kjo është masa drastike e marrë së fundmi nga autoritetet britanike për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri.
Kryeministri Boris Johnson tha se masat pritet të zgjasin deri në mes të shkurtit. Nga e marta të gjitha shkollat dhe gjimnazet do të kalojë në mësimin në distancë nga e marta. Johnson u bëri thirrje njerëzve të ndeqin rregullat në mënyrë të rreptë teksa rastet janë rritur dhe numri i pacientëve është shtuar.
Ai tha se ata që janë në katër grupet e para me përparësi do të marrin një dozë të parë vaksine nga mezi i muajit tjetër.
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme Boris Johnson tha se javët ne vazhdim do të jenë “edhe më të vështira” pasi një variant i ri më infektues i virusit po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, shkruan BBC, kryeministri Johnson shtoi se besonte se vendi po hyn “në fazën e fundit të luftës”.
Të hënën Britania e Madhe regjistroi më shumë se 50 mijë raste të reja të konfirmuara me COVID për ditën e shtatë me radhë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.