Kanada/Mira Shehu:KMSHD një nismë për unifikimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe

E martë, 30 Prill, 2024

Mira Shehu është mësuese e gjuhës shqipe në Halifax të Kanadasë, e cila para disa muajsh është zgjedhur edhe nënkryetare e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporë (KMSHD). Ajo gjithashtu punon prej dhjetë vitesh për organizatën më të madhe të Kanadasë lindore për emigrantët Shoqata e Shërbimeve të Emigracionit në Nova Scotia (ISANS), për sektorin e shërbimeve të gjuhës dhe jep mësim anglisht.
Në një intervistë të zgjeruar për gazetën “Diaspora Shqiptare” ajo flet për sfidat e emigrantëve të rinj në Kanada, mësimin shqip, aktivitetin e saj profesional, komunitetin shqiptar etj.

Shiheni aktive në komunitetin shqiptar në Kanada, por edhe në shoqërinë kanadeze. A mund të na jepni një rezyme të punës, profesionit dhe aktiviteteve tua?

Kam lindur në Durrës dhe kam jetuar në Durrës, Vlorë, Fier. Tani jetoj në Kanada. Kam mbaruar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega e Gjuhës Angleze në Universitetin e Tiranës. Kam punuar si mësuese në disa shkolla të mesme të Fierit dhe më pas kam punuar pranë Drejtorisë Arsimore të Rrethit Fier në pozicionin e inspektores së gjuhëve të huaja dhe njëkohësisht koordinatore për Këshillin e Evropës me rastin e festimeve të 50- vjetorit të këtij Këshilli. Këto veprimtari u vlerësuan dhe u kurorëzuan me vajtjen e një grupi nxënësish pjesëmarrës në këto aktivitete në Strasburg në selinë e Këshillit të Evropës ku u pritëm nga ambasadori ynë aty e punonjës të Këshillit të Evropës. Kam bashkëpunuar me Qendrën Evropiane të Gjuhëve Moderne e kam realizuar me sukses aktivitete të ndryshme. Kam punuar si përkthyese për Pentagonin që ndërtonte kampingun për refugjatët e Kosovës gjatë luftës. Kam emigruar me familjen time fillimisht në Kalgari, Alberta. Tashmë banoj e punoj në Halifaks prej 11 vjetësh.

A mund të na thoni se cila ka qenë rruga e integrimit tuaj në Kanada?

Unë kam emigruar në Kanada në vitin 2000. Pas një muaji fillova si vullnetare në programin shtetëror për mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e dytë për të porsardhurit në Kanada. Pas një muaji fillova si mësuese asistente e pas një viti fillova si mësuese me kohë të pjesshme pasi fitova akreditimin nga provinca ku ishim vendosur dhe më pas si mësuese e anglishtes si gjuhë e dyte me kohë të plotë. Pas nëntë vitesh lëvizëm në provincën lindore ku jetoj prej 10 vjetesh dhe e punësuar edhe këtu si mësimdhënëse e gjuhës angleze. Gjatë gjithë kohës së punësimit kam marrë shumë kualifikime profesionale si në vendin e punës ashtu edhe duke marrë pjesë rregullisht në konferenca lokale e ndërkombëtare si pjesëmarrëse e më pas si prezantuese në disa prej tyre. Disa nga kualifikimet e mija në vendin e punës janë: Trajtimi i Rasteve të Vështira Gjatë Mësimdhënies, Kultura e Komunikimit në Vendin e Punës, Gjuha Gjithëpërfshirëse etj.

Jeni instruktore e koordinatore e gjuhës shqipe në Halifax. Këtë vit në shumicën e shkollave shqipe në Kanada, për shkak të pandemisë COVID -19 mësimi po zhvillohet online. Si është situata te ju?

Kam qenë drejtuese dhe organizuese e shkollës shqipe në Halifaks prej 6 vitesh. Sivjet për arsyet që kanë ndikuar në jetën e mbarë globit nxënësit e Halifaksit ndjekin mësimin online. Mësimi online që prej tetorit e mbajmë në shkollën “Alba Life” të New Yorkut.

Sa janë të interesuar prindërit shqiptarë t’ua mësojnë shqipen fëmijëve të tyre? Çfarë mund të bëjmë në vetëdijësimin e komunitetit për t’i dërguar fëmijët në klasat shqipe?

Pyetje shumë me vend. Unë do të thoja se ka interes nga shumica e prindërve që fëmijët të mësojnë gjuhën e kulturën shqipe. Duket se më tepër vështirësia është në angazhimin për të sjellë fëmijët rregullisht në shkollë dhe tek ne në Halifaks gjetja me vështirësi e mësueseve vullnetarë. Unë po shfrytëzoj këtë mundësi që më dhatë nëpërmjet kësaj interviste t’i bëj thirrje të gjithë prindërve ta konsiderojnë mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre një krenari e detyrë të tyre pasi ne kemi një gjuhë e kulturë të vyer e të bukur, dhe e cila kontribuon në pasurimin e kulturës së vendeve ku ne jetojmë.

Sa është i organizuar komuniteti shqiptar në Nova Scotia në përgjithësi, dhe në Halifax në veçanti, dhe cili është kontributi juaj në këtë mes?

Komuniteti në Halifax është i organizuar në një shoqatë me kryesinë e vet dhe përpiqen të qëndrojnë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin e duke marrë pjesë në dy aktivitete që kanë edhe pjesëmarrjen më të madhe Festat e Nëntorit të Shqipërisë dhe Dita e Pavarësisë së Kosovës përkatësisht në nëntor dhe shkurt. Në këto festa tradicionalisht përshendesin edhe fëmijët e shkollës shqipe. Po ashtu edhe aktivitete të tjera te cilat janë pezulluar në këtë vit pandemie. Unë kam qenë nënkryetare e kryesisë për një mandat, dhe kryetare e bordit të shkollës për gjashtë vjet ku kam kontribuar në trajnimin e mësuesve vullnetarë, përpilimin e dokumentacionit të shkollës, misionin e vizionin e saj, rregulloret, anketimet e testimet. Shoqata më ka propozuar për dhënien e titullit “Ambasadore e Kombit” të cilin mbaj tani .

Punoni në sektorin e shërbimeve të gjuhës në Organizatën e Shërbimeve të Emigracionit në Nova Scotia. Si mund ta përshkruaje një ditë tuajën të punës?

Unë punoj prej dhjetë vitesh për organizatën më të madhe të Kanadasë lindore ISANS (Shoqata e Shërbimeve të Emigracionit në Nova Scotia). Aty punoj për sektorin e shërbimeve të gjuhës dhe jap mësim anglisht. Në situatën e re të krijuar, dita ime fillon me komunikimin online me studentët cili përfshin dy orë mësim në platformën “Zoom” dhe pjesa tjetër me një platformë digjitale të përshtatur për aktivitete të ndryshme komunikimi në të katër aftësitë: dëgjim, të folur, lexim e shkrim të bazuar në nivelet e përcaktuara mbarë kanadeze(CLB) dhe në vlerësimin e bazuar në portofolin e vlerësimit gjuhësor mbarë kanadez (PBLA). Dita e mësimit aktiv është komunikim me studentët, vlerësime si dhe dhënia e vazhdueshme e udhëzimeve (feedback) për të ndihmuar përparimin e aftësive të gjuhës dhe integrimit në jetën kanadeze.

Para disa muajsh është themeluar Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporë (KMSHD), ku ju jeni zgjedhur nënkryetare. Çfarë roli ka luajtur këshilli nga themelimi deri më tani?

Jam e gëzuar që më pyesni për KMSHD. Në korrik me një grup profesionistësh të mësimdhënies në Diasporë krijuam këtë këshill me dëshirën e përbashkët për të unifikuar dhe vënë në baza të përshtatshme për fëmijët e Diasporës mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollat jashtë kufijve shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë. Ne kemi krijuar një kulturë bashkëpunimi e mirëkuptimi profesional midis nesh me misionin e bashkimit të forcave arsimore në Diasporë që të realizojmë unifikimin e shkollave shqipe në Diasporë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e gjuhës e të identitetit kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, linguistike me moton ‘një gjuhe- një komb’. Që nga themelimi në korrik të këtij viti ne informuam të gjitha institucionet përkatëse si Ministrinë e Arsimit, Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadat e konsullatat e të dy shteteve ku paraqitëm qëndrimet, misionin e vizionin tonë, etj. Mendoj që kemi krijuar urë bashkëpunimi me institucionet përkatëse në vendet amë, kemi bërë që zëri ynë profesionist të dëgjohet nga organet përkatëse në dy vendet tona. Gjithashtu ne po krijojmë fondin e eksperiencës së mësimdhënies së gjuhës e kulturës shqipe në Diasporë dhe veprimtari të tjera. Jam e gëzuar të njoftoj se para pak ditësh me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Këshillit që do të funksionojë si një strukturë konsultative pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën. Kështu ne do të kemi mundësinë të bëhemi pjesë e konsultimeve dypalëshe në dakordësim paraprak midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë. Këshilli ynë do të ketë të drejtë të bëjë propozime për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e arsimit në diasporë.

Sa dhe si keni arritur t’i përfaqësosh shqiptarët dhe mësuesit shqiptarë të Kanadasë në këtë këshill?

Ne si këshill kemi përcaktuar vizionin e misionin tonë dhe ne nuk përfaqësojmë kënd. Ne jemi një grup profesionistësh që kemi shqetësimin e përbashkët të ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës e identitetit në gjeneratat e reja të Diasporës shqiptare dhe vënien e mësimdhënies së gjuhës shqipe në baza mësimore, gjuhësore e metodike të unifikuara e të përshtatura me nevojat e nxënësve në të gjitha shkollat shqipe në Diasporë. Ne duam të bashkojmë forcat e të gjithë mësuesve në Diasporë për këtë mision. Ne besojmë se së bashku mundemi.

Cili është roli që intelektualët shqiptarë duhet ta japin për komunitetin shqiptar në Kanada, dhe për Diasporën në përgjithësi?

Intelektualët mendoj duhet të kontribuojnë me shembullin e tyre. Secili të bëjë sipas mundësive diçka për komunitetin, duke treguar përkrahje e respekt për përpjekjet që bëhen për ruajtjen e vlerave dhe të identitetit tonë gjuhësor e kulturor.

Ka gjithmonë kritika dhe vetëkritika se prindërit shqiptarë po flasin gjuhën angleze apo frenge me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritike jeni ju në këtë kontekst?

Mua nuk më pëlqen të kritikoj për këtë çështje, preferoj te kuptoj motivet e tyre për të vepruar në këtë mënyrë. Unë mendoj se ne do të kemi më shumë njohuri për traditat e bukura e kulturën e vendet tona, Shqipëri e Kosovë, kjo do të na bënte të ndihemi krenarë me objektivitet e vërtetësi dhe do të inkurajonte trashëgimin e këtyre vlerave tek fëmijët e brezat e ardhshëm.