Huffington Post Italia i ka kushtuar një shkrim doktoreshës shqiptare Artes Memelli, kalvari burokratik për të cilën nisi menjëherë pas diplomimit.
Kur përfundoi studimet për mjekësi të nisura në një universitet italian në Tiranë,Shqipëri, dhe i përfundoi në Romë, për të punuar i duhej të ishte pjesë e Urdhrit të Mjekut. Por pa nënshteëtsinë dhe lejen e punës nuk mund ta bënte këtë. Një rreth vicioz nga i cili pretendonte të dilte pa gjetur ndonjë rrugë tjetër.
“Më thoshin se do ishte më mirë për mua të gjeja ndonjë punë tjetër, kamariere për shembull, për të marrë lejen e punës. Vetëm atëherë do të mund të regjistrohesha në Urdhrin e Mjekut për të bërë profesionin tim. Unë nuk pranova dhe e raportova këtë në Shoqatën e Mjekëve me origjinë të huaj në Itali. Pas gjashtë muajsh betejë arrita të merrja anëtarësimin”, ka treguar Memelli për Huffington Post Italia.
Ajo është 28 vjeçe dhe prej 5 vitesh jeton në Itali. Artes është në vijën e parë të emergjencës mjekësore, COVID dhe jo vetëm. Punon në Veneto, një nga rajonet më të prekura nga pandemia. Një mjeke si të tjerët, por që nuk mund të marrin pjesë në konkurse publike. Të paktën derisa të ketë nënshtetësinë italiane.
Historia e saj është e ngjashme me atë të 22 mijë mjekëve dhe 38 mijë infermierëve të huaj që punojnë në Itali, shpesh në reparte ku ka nevojë për personel, dhe në pjesën më të madhe në shëndetësinë private. Memelli është koordinatore e mjekëve të rinj të Amsi. HuffPost shkruan se edhe pse doli vendimi “Cura Italia” që i jepte mundësi dhe mjekëve të huaj të merrnin pjesë në konkurset e rajoneve për emergjencën, në shumë raste kjo nuk ndodhi.
“Mbi të gjitha duhet një ligj që na mbron dhe kur të dalim nga emergjenca, që të na japë mundësinë të punojmë dhe të japim kontributin tonë duke u punësuar në mënyrë të drejt për drejtë në sistemin shëndetësor kombëtar italian, pa ndërmjetës. Është absurde që në mes të pandemisë kërkoheshin mjekë nga jashtë vendit por tashmë ata që ishin në Itali nuk mund të jepnin kontributin e tyre për çështje burokracie. Kujtoj që për të marrë nënshtetësinë italiane është rrugë shumë e gjatë. Pastaj ka dhe një aspekt përsa i takon mjekëve që jetojnë në këtë vend, qoftë italianë apo të huaj. Uroj që në të ardhmen të investohet më shumë në profesionin tonë. Dje ishim heronj, sot më duket se nuk jemi më askush. Sërish”, është shprehur Memelli për Huffington Post.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.