FOTO- Kostumi i arbëreshëve të San Nicola dell’Alto

E hënë, 30 Qershor, 2025

Një nga kostumet më të hershme ndër Arbëreshët e Italisë, sipas studimeve të deritanishme, mendohet të jetë kostumi i Arbëreshëve të San Nicola dell’Alto-s, ose i Shën Kollit.

San Nicola dell’Alto u themelua në shekullin XV nga shqiptarët që migruan dhe u vendosën midis malit S. Michele dhe malit Pizzuto, një zonë e pabanuar, por duke iu përshtatur relievit malor, i ngjashëm me atë të “vendit amë”.

Arbëreshët u vendosën në këto zona për dy arsye. E para, të ishin sa më larg armikut dhe e dyta, sa më larg sëmundjes së malaries, që kishte pushtuar në ato vite Italinë e Jugut.

Është si traditë që kostumin, të cilin e përdorin në martesë e ruajnë për ta veshur edhe kur të vdesin. Kjo gjë ka bërë që kostumet arbëreshe të zhduken, sepse të rinjtë kanë pak interes në punimin dhe qëndisjen e tyre.

Fotot janë bërë në vitet ’60-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.