319 vite nga lindja e përkthyesit të “Mesharit” të Gjon Buzukut

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Gjon Nikollë Kazazi, i cili njihet si zbuluesi i veprës së parë të gjuhës shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut sot shënon 319-vjetorin e lindjes.

Nikollë Kazazi (1702-1752), i njohur në latinishte si Johannes Nicolevich Casasi dhe në italisht si Giovanni Battista di Nicola Casasi, lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Ka qenë autori i një përkthimi në gjuhën shqipe i “Breve compendio della Dottrina Cristiana”, Romë 1743 (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë), i cili përbën të parin dokument të shkruar në dialektin e Gjakovës.

Gjon Nikollë Kazazi studioi si konviktor i Kolegjit Ilirik të Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Fermo, ku arriti më 21 maj të vitit 1720. Që nga muaji qershor i të njejtit vit, ai kaloi në Loreto, në Kolegjin Ilirik të atjeshëm.

Sipas deshmisë së deshmitarit, me rastin e emërimit për kryeipeshkv të Shkupit më 1743, Feliks Mandinit, Gj. N. Kazazi atëherë ishte 41 vjeç dhe studimet i filloi në moshën 18 vjeçare. Në Kolegjin Ilirk të Loretos ai studioi lëndet gramatikore, dhe zuri vendin e kandidatit të kryeipeshkvisë së Shkupit. Në vitin 1722 studioi lëndët retorike, ndërsa në vitin 1723 studioi filozofi.

Për shkak të humbjes së regjistrave të konviktorëve për disa vite në vijim, nuk mund të konkludohet me siguri, se në cilin vit Gjoni i ka mbaruar studimet në Loreto. Mirëpo, tanimë i përmenduri deshmitari Feliks Mandini me rastin e emërimit të Gjonit për kryeipeshkv të Shkupit, deshmon se ai kishte 16 vjet që kryente detyren e priftit.

Nga kjo deshmi mund të mësojmë se Gjoni studimet i ka mbaruar në vitin 1727, dhe se po atë vit është shuguruar prift. Duke përfunduar studimet, Gjoni ka doktoruar në filozofi dhe teologji. Kryeipeshkvi i Fermos, imzot Allesandro Borxhia [1724-1764], Gj. N. Kazazin e ka pranuar në rendin e presbiterianve. Me t’u kthyer në kryeipeshkvinë e Shkupit, kryeipeshkvi Mikel Suma e emëroi misionar në Prizren. Don Gjoni është transferuar nga Prizreni në Gjakovë për shërbim pastoral, të cilin e kryente së bashku me don Anton Teodorin. M. Suma e ka emëruar don Gjonin si vikar gjeneral ngase ai dallohej për zgjuarsi dhe mençuri të veçantë, ndërsa në një relacion nga viti 1735, kryeipeshkv Suma shkruan se don Gjoni ëshë misionar dhe vikar gjeneral në Gjakovë.

Pas largimit të M. Sumës në vitin 1737 nga kryeipeshkvia e Shkupit (është fjala për shpërnguljen e shqiptarve nga Kelmendi me të cilët u bashkuan edhe një pjesë e shqiptarëve të Shkupit dhe u vendosën në Sriem, përkatësisht në Hrtkovci e Nikinci) me një pjesë të besimtarëve, don Gjoni si vikar gjeneral ka drejtuar atë kryeipeshkvi.

Me siguri me propozimin e V. Zmajeviqit, don Gjoni është emëruar vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit në Bullgari. Propaganda Fide e ka dekretuar Gj. N. Kazazin si kryeipeshkv të Shkupit me 12 maj të vitit 1743. Me dekretin e datës 23 shtator 1743, papa Benedikti i XIV-të, e njeh don Gjonin si kryeipeshkv të Shkupit.

Me 29 shtator të vitit 1743 Kardinal Portokarrero e shuguroi don Gjonin në Romë si kryeipeshkv të Shkupit. Shkopin baritor [palliumin] e mori më 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, Gj. N. Kazazi në vitin 1740 zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur deri me sot të “Mesharit” të Gjon Buzukut i botuar në vitin 1555.

Kryeipeshkvi Gj. N. Kazazi është përpjekur, kur kishte mundësi, personalisht të kryente vizitat “ad Limina Apostolorum” kështu që personalisht ka vizituar “pragun e Bazilikës së Apostolit të Parë,” më 14 prill 1744, të njëjtën ditë e ka vizituar edhe Bazilikën e Shën Palit në rrugën e Ostisë.

Kryeipeshkvi Gjon Nikolla ishte për herë të fundit në vitin 1750 në Romë dhe me atë rast personalisht bëri vizitën “ad Limina” në Bazilikën e Shën Pjetrit me 2 prill të vitit 1750, po të njëjtën ditë ka vizituar edhe Bazilikën e Shën Palit në rrugën e Ostisë. Gj. N. Kazazi, kryeipeshkvi i Shkupit, vdiq më 5 gusht të vitit 1752.