“Devide et Impera” – “Përça dhe sundo”

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

“Devide et Impera” – “Përça dhe sundo”

Këtë formulim e përdori për herë të parë Niccolo Machiavelli nw librat e tij “De Pricipatibus” dhe “Discorsi” diku rreth vitit 1513. Me tezën “Devide et Impera”, që do të thotë: “Përçaj dhe sundo“ ai përshkruante mënyrën se si në një ambient të papërshtatshëm dhe armiqësor politik mund të arrihet marrja e pushtetit, mbajtja dhe zgjerimi i tij. Kjo u bë edhe moto që nga ajo kohë e politikanëve në Romë dhe në tërë Italinë. Ky art i mënyrës së marrjes dhe mbetjes në pushtet e kanë përdorur me shekuj shumë popuj e udhëheqës në tëre boten. Po ti pyesish politikanët shqipëtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi apo Luginë, se a e dini çka do të thotë “Devide et Impera”, jam i sigurt se të gjithë do të përgjigjeshin: Si jo, shumë mirë bile……

Po mirë, pyes unë, a mendoni se ju personalisht keni qenë pre e këtyre gatimeve? Dhe se kush ka pasur këtë filozofi dhe këto pretendime gjatë gjithë historisë në raport me shqiptarët? Përgjigjen po ua lë juve sepse e dini shumë mirë. Gjithmonë janë munduar të na përçajnë për të na sunduar më lehtë në të gjitha periudhat e historisë sonë. Po përpiqem ta ilustroj këtë teori vetëm me një shembull të thjeshtë dhe simbolik për të paraqitur pacipshmërinë dhe perfiditetin e armikut i cili nuk ndalet kurrë ditë as natë për të arritur qëllimin e tij.

Më kujtohet një herë një takim në shtëpinë tonë në Drenoc me të madhin Zekirija Cana mikun e babit tim, kur na tregonte se si ai në arkivat e Beogradit i ka gjetur dokumentet zyrtare të sigurimeve shtetërore për kamuflim, përçarje dhe nxitje vllavrasëse tek ne. Në një fshat të Kosovës, tregonte Zoti Cana, ku shumica ishin banor musliman, ditën e Bajramit serbët e paguar i hedhin herët në mëngjes kokat e prera të derrave në oborr të xhamisë dhe i vizatojnë kryqet në muret e saj. Fshati më i afërt ishte një fshat me shumicë shqiptare katolike. Epilogun e ngjarjes mundeni ta imagjinoni vetë, vëllavrasje shkatërrim, stagnim, jotolerancë mes nesh e në anën tjetër gëzim, festim e fërkim duarsh te armiku ynë. Ne gjithmonë kemi thëne dhe jemi munduar ti justifikojmë veprimet tona me pretekstin se ne kemi qenë një popull edhe jo aq i shkolluar, prandaj na kanë mashtruar më lehtë. Shtrohet pyetja. Si është e mundur që edhe sot, kur kemi dy Akademi të Shkencave, një në Tiranë dhe një në Prishtinë të mos jemi në gjendje ti kundërvihemi në mënyrë adekuate një propagande, një politike dhe një sistemi të tillë? Është e pa imagjinueshme dhe tragjike dhe për të ardhur keq kur e sheh elitën aktuale shqiptare anë e mbanë. Të ndarë pikë e pesë, në Kosovë secili kundër secilit, në Shqipëri secili kundër secilit në Maqedoni e Mal te Zi gjithashtu. Më e keqja ndër të kqija është se aktualisht është arritur pika më kulminante tragjike, ku edhe politika gjithë kombëtare në mes dy shteteve është në diskurs të hapur dhe rrezikon seriozisht qenien tonë Kombëtare. Divergjencat tona ( të zyrtarëve) që duhet të jenë normale për çdo temë, nuk guxojnë të dalin në opinion e posaçërisht jo në atë ndërkombëtar. Ato duhet të zgjidhen mes nesh pa e ditur kush, e sidomos armiqtë e shumtë rreth e rrotull që mezi presin si hienat. Nëse vazhdojmë kështu do të fundosemi të gjithë së bashku. Zgjohuni nga gjumi! Lërini inatet personale, lërini kalkulimet dhe pazaret politike, edhe nëse vetëm për një kohë deri sa ti arrijmë qëllimet dhe objektivat tona, ju lutem!!! Kujtojeni vetëm për një çast Skënderbeun dhe porosinë e tij me thuprat, bëhuni bashkë dhe të pathyeshëm. Zgjateni dorën njëri-tjetrit sepse gjendja është shumë serioze, jemi duke shkuar rrugës që do ti humbasim të gjitha që i kanë fituar Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova me pendë dhe Isa Boletini e UÇK-ja me pushkë.

Për hir të djemve dhe vajzave të rënë për këtë tokë dhe për hir të lotëve të nënave të këtyre trimave e trimëreshave ndër shekuj – Bashkohuni e mos lejoni të ju përçajnë!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.